Duhet të ruhen sinqeriteti, shpërndarja, guximi dhe planifikimi, vetëzhvillimi dhe vetëbesimi.
Sipas mediave perëndimore, gjenerata Z janë të rinjtë që kanë lindur nga viti 1995 deri në vitin 2010. Ata pëlqejnë të provojnë gjëra të reja, të ndryshojnë mënyrat e jetës, të presin vlerësime, të kërkojnë stilin e pavarur dhe shpresojnë të njihen nga njerëzit e tjerë.
Po cila janë karakteristikat e Gjeneratës Z?
1. Sinqeriteti
Gjatë punës, Gjenerata Z nuk pranon të trajtohen në mënyrë të pabarabartë dhe refuzon zgjatjen e pa parashikuar të orarit të punës. Ata punojnë shumë, kanë shumë aspiratë për të ardhmen. Gjenerata Z nuk ka dëshirë të punojë me një shef jo interesant, madje mund ta lërë punën pikërisht prej shefit.
2. Ndarjet e mendimeve me të tjerët
Me ndarje, ata janë kthyer në udhëheqës të mendimit në internet. Për shembull, lidhur me markat e reja që ata duan të blejnë. Tani, kjo gjeneratë mund të shpenzojë 1 ose 1.5 orë për të blerë një kafe që është popullore në internet, më pas do ta publikojë atë në rrjetet sociale për të treguar mendimet e tyre mbi këtë kafe. E njëjta gjë mund të ndodhë me shumë produkte apo shërbime.
3. Guxim
Gjenerata Z ka shumë guxim. Me këtë guxim, ata mund të thyejnë çdo kufi dhe të shprehin dyshimet e tyre për të gjithë autoritetin.
4. Vetëplanifikim
Ata që u lindin në vitet ‘80 kishin pasion po ashtu kur ishin të rinj, por përsa i përket çështjeve të mëdha si zgjedhja e shkollës, kërkimi i punës, martesa etj., ata u konsultuan me brezin e vjetër. Por gjenerata Z ka planet e saj dhe i marrin vetë vendimet pa dëgjuar brezin e vjetër.
5. Gjenerata Z ka vetëbesim të fortë
Një i ri mbi 20 vjeç është kovaç dhe çdo muaj fiton 4000 mijë RMB. Të ardhurat nuk janë të larta, por ai ndien kënaqësi nga kjo punë dhe është krenar. Një punëtor mbi 20 vjeç shprehu shpresën se një ditë do të bëhet lider i vendit. Kjo është gjenerata Z plot vetëbesim të fortë. Kjo ka ardhur sepse ata rriten në epokën e vetëbesimit. Me një celular ata mund të mbarojnë të gjithat punët. Me trenin e shpejtësisë së lartë ata mund të shkojnë në çdo zonë. Aplikacione të ndryshme po ashtu kanë sjellë lehtësira në jetë. Vetëbesimi i tyre vjne nga shkenca e teknika.
Në krahasim me brezin e vjetër, Gjenerata Z rriten në një mjedis më të pasur dhe më të fortë. Kur ata u rritën, Kina u bë ekonomia e dytë më e fuqishme e botës, prandaj ky brez ka shumë më shumë mundësira se brezat e mëparshëm.
Gjenerata Z në Kinë ka po ashtu vetëbesimin në fushën kulturore. Gjatë procesit të rritjes, ata përjetuan përfitimet e reformës dhe hapjes, dëshmuan forcën e fortë kombëtare të mëmëdheut, janë krenarë për arritjet e Kinës gjatë dekadave të fundit dhe janë të gatshëm të përhapin energji pozitive në internet.
Në revistën e njohur “China News” gjenerata Z janë “njerëz autoktonë në epokën e Internetit", të lindur me celular në dorë. Pavarësisht nga fillimi i punës, muzika, argëtimi, moti, mësimi, krijimi i miqve ... celulari është një objekt që i ndihmon ata të rriten vazhdimisht.
Me zhvillimin e shpejtë të shkencës dhe të teknikës sot, sidomos në epokën 5G, Gjenerata Z mund të na ofrojë më shumë mrekulli. Me krijimin e të rejave të Gjeneratës Z, shfrytëzimi i 5G-së do të hyjë në hapësirë të re. Sigurisht, njerëzit e gjeneratës Z janë njerëz më të ndjeshëm, më të hapur dhe më novatorë, ata po ashtu kanë më shumë energji, imagjinatë dhe lëvizshmëri. Bota e ardhme, veçanërisht bota e përdorimit 5G, do të formësohet dhe ndryshohet prej gjeneratës Z.
Më e rëndësishme është që si përvetësues të mirë të teknologjisë, në epokën 4G, kemi parë sipërmarrës të rinj dhe drejtues opinionesh. Në epokën 5G, cilat do jenë mrekullitë që do të krijojë rinia?
Pse bota është interesante? Sepse ka të rinj të guximshëm me karakteristika të dukshme dhe energji, prandaj gjenerata Z duhet të vazhdojë të ruajë karakteristikat e veta dhe kështu atdheu do të ndryshojë për më mirë falë këmbënguljes së kësaj gjenerate. (Çang Çuo)