Në Kinë, qyteti që mund ta përfaqësojë më denjësisht procesin e Reformës dhe Hapjes është Shenzheni. Zhvillimi i këtij qyteti është një dëshmi e rëndësishme historike e Reformës dhe Hapjes së Kinës; zhvillimi i Shenzhen-it është një simbol, një histori dhe një portretizim shpirtëror i pionierëve dhe novatorëve, të guximshëm për të eksperimentuar.
Në historinë e Reformës dhe të Hapjes të Kinës, Shekou i qytetit Shenzhen ka status të rëndësishëm. Më 31 janar të vitin 1979, me miratimin e qeverisë qendrore, u krijua zyrtarisht zona e parë e zhvillimit ekonomik të Kinës e orientuar drejt eksportit - Zona Industriale Zhaoshangju në Shekou. Që atëherë, parulla "Koha është flori dhe efiktiviteti është jetë" dhe "modeli i Shekou-t" kumbuan në të gjithë vendin, duke ndikuar atë epokë të Kinës.
Hyrja në Muzeun e Reformës dhe Hapjes së Kinës, e vendosur në zonën e “Botës Detare” të Shekou-t, ku takohen historia me realitetin.
Një biletë për anijen të pasagjerëve nga Hong-Kongu në Terminalin e Trageteve Shekou, një kartë anëtarësimi nga Biblioteka e Zonës Industriale e Kinës ... secila nga ekspozitat regjistron ngrohtësisht historinë dhe u tregon njerëzve ndryshimet që kanë ndodhur në këtë tokë.
"Këto objekte janë kujtime të brezit tonë. Kjo i lejon njerëzit të rijetojnë kohën e kaluar këtu duke punuar për dekada". Kjo është hera e dytë që z. Feng, 50 vjeçar, sjell një mik për ta vizituar. Ai u ndal këtu me emocion.
Muzeu i Reformës dhe Hapjes së Kinë ruan kujtime të shumta historike, ndërsa qyteza Gankengxinzhen i ka sjellë shumë gjallëri qytetit Shenzhen. Në këtë qytezë ndodhet një kullë që quhet Nanxiang me histori mbi 120-vjeçare dhe shfaq kulturën e atjeshme vendore.
Por tani, pas novacionit dhe modernizimit, qyteti jo vetëm që ruan traditën, por gjithashtu ka më shumë mënyra të lidhjes me jetën reale.
Përgjegjësi i Kompanisë së Investimeve të Kulturës Huaqiaocheng, Guo Qiang, tha se zhvillimi i karakteristikave të qytezës është thebli i industrisë kulturore dhe krijuese.
Mrekullia e reformës dhe e novacionit shfaqet po ashtu në komunitetin Baguang të qytetit Shenzhen.
"Unë jam grupi i parë i fshatarëve që jetojnë në komunitetin Baguang (zona e zhvendosjes). Puna ime e mëparshme ishte 'të shkoja me anije në det'. U deshën më shumë se 20 minuta për të shkuar në spital për të parë një mjek me makinë. Tani pasi lëviza, transporti është i përshtatshëm dhe standardi i jetesës është gjithashtu i mirë. Mund të shkoni te mjeku në komunitetin tuaj.,” tha He Weifeng, një fshatar në komunitetin Baguang.
Zona Baguang ndodhej fillimisht në bregun e Gjirit Daya në verilindje të Gadishullit Dapeng. Për shkak të vendndodhjes së largët dhe transportit të papërshtatshëm, asnjë ndërmarrje industriale nuk hyri në Baguang për më shumë se 30 vjet reformash dhe hapjesh. Banorët jetonin me peshq dhe rrisnin perime. Struktura industriale ishte shumë e thjeshtë e për rrjedhojë sillte të ardhura të ulëta për banorët.
Për të ndryshuar këtë gjendje, Baguang realizoi zhvendosjen e përgjithshme në vitin 2007 për të promovuar zhvillimin ekonomik rajonal dhe për të përmirësuar standardet e jetesës së banorëve të Baguang. Nën udhëheqjen e qeverisë, banorët e Baguang bashkëpunuan në mënyrë aktive.
Përgjegjësi i komunitetit Lin Jixiang tha se pas zhvendosjes, të ardhurat kolektive dhe shkalla e punësimit të banorëve në komunitetin Baguang janë rritur shumë. Prona ekzistuese është rreth 90 mijë metra katrorë. Në vitin 2016, të ardhurat ekonomike kolektive ishin rreth 11 milionë juanë dhe të ardhurat mesatare për frymë ishin 4733 juanë. Aktualisht, sipërfaqja totale e ndërtimit të stacionit të punës në komunitet Baguang është 18 mijë metra katrorë. Ndërtesa gjithëpërfshirëse ka funksione të plota dhe pajisje të plota mbështetëse. Ka qendra të shërbimit të komunitetit, qendra të aktivitetit të komunitetit, qendra të shërbimit shëndetësor dhe shoqëror, qendrat tregtare, zyrat postare, bankat, etj. Sot mbi 700 banorë autokton të komunitetit Baguang kanë arritur të ndryshojnë mjedisin e tyre të jetesës, dhe nga ana tjetër çdo familje po jeton në begati.
Në ish-zonën e Baguangut po zhvillohet rinovimi i zonës kryesore të fillimit të Luginës Biologjike Baguang. Në vitin 2013, Bashkia e Shenzhen-it vendosi të krijojë Luginën Biologjike Ndërkombëtare Shenzhen në Baguang si zonë kryesore. Zona prej 9.51 kilometrash katrorë duke përfshirë Baguang në fushën e "Zonës Kombëtare të Pavarur të Demonstrimit të Inovacionit". Në të ardhmen, një model i ri i hapjes me kosto të ulët, me ndikim të ulët, me karbon të ulët dhe të gjelbër do të eksplorohet këtu për të krijuar një shembull të ri të zhvillimit dhe ndërtimit të ardhshëm të Shenzhen-it .
Revista britanike “The Economist” komentoi, “Në 40 vitet e kaluara të reformës dhe hapjes, praktika më tërheqëse e Kinës është zona e veçantë ekonomike. Ndër mbi 4 mijë zona të posaçme ekonomike në mbarë botën, ‘mrekullia e Shenzhen-it’ shërben si shembulli i suksesshëm nr.1.”
Muzeu i Reformës dhe Hapjes së Kinës në Shekou të Shenzhenit dëshmon djersën e paraardhësve në tokën e nxehtë, si dhe mençurinë e zellshme dhe frymën e reformës dhe inovacionit prapa mrekullive;
Përfundimi i ndërtimit të qytezës Gankengxinzhen ka karakteristikat e veta dhe gradualisht është bërë një pikë demonstrimi e "turizmit + kulturë + urbanizim". Ajo ka ecur në rrugën e vet unike të zhvillimit dhe gjithashtu mund të shërbejë si shembull dhe t’i japë përvojën e suksesshme qyteteve dhe rajoneve të tjera.
Në komunitetin Baguang, banorët si He Weifeng mund të lexojnë në kohën e tyre të lirë, të luajnë ping-pong, të mësojnë dhe të kujdesen për shendetin e tyre. Ata shpesh shkojnë në Hong Kong gjatë pushimeve të tyre. Peshkatarët shijojnë jetën e shoqërisë së begatë.
Sot, po të ecim në rrugët e Shenzhen-it, do të na zërë syri rrokaqiej të pafundëm, një qytet me mjedis fantastik dhe komod, hekurudhën me shpejtësi të lartë që e lidh me Hong-Kongun ... Shenzheni është ende i magjishëm dhe vijon të ecë përpara në rrugën e Reformës dhe Hapjes.