24 tetori është 75-vjetori i themelimit të OKB-së. Prej krijimit, kjo organizatë ka luajtur një rol pozitiv në fushat e mbrojtjes së paqes botërore, të zbutjes së fatkeqësive, të zgjidhjes së konfliktit rajonal, të bashkërendimit të marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike, të nxitjes së bashkëpunimit e të shkëmbimeve ekonomike, shkencore, kulturore dhe të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore mes vendeve.
Sekretari i 8-të i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon vlerësoi se: “OKB-ja përmirëson çdo ditë jetën e njerëve: vaksinimi i fëmijëve, shpërndarja e ushqimeve; pranimi i refugjatëve, vendosja e forcave paqeruajtëse; mbrojtja e mjedisit; kërkimi i zgjidhjes paqësore për mosmarrëveshjet. Po ashtu OKB-ja ofron përkrahje për zgjedhje demokratike, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.”
Kina ka marrë pjesë në OKB që prej themelimit të kësaj organizate. 75 vjet më parë, në vitin 1945, Kina dërgoi një delegacion në Konferencën e San Franciskos. Përfaqësuesi i Partisë Komuniste të Kinës Dong Biwu ishte anëtar i këtij delegacioni. Ai gjithashtu nënshkroi Kartën e OKB-së dhe Kina u bë vendi i parë që nënshkroi këtë kartë. Më pas, për shkak të pengesave nga forcat armiqësore, nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës deri në Kinën e Re kaluan 22 vite. Më 25 tetorin e vitit 1971, në sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u miratua rezoluta nr.2758, që vendosi ripranimin e të drejtave të Republikës Popullore të Kinës në OKB. Kjo datë përkon edhe me fillimin e marrëdhënieve të reja midis Kinës dhe OKB-së.
Rikthimi i Kinës në OKB fitoi përkrahjen e Shqipërisë etj. Shqipëria bashkoi 22 vende për të paraqitur propozimet për rikthimin e Kinës në OKB. Në sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria mbajti përgjegjesinë e debatit si vend propozues i rezolutës.
Përfaqësuesi që do të diskutonte ishte zv-ministri i atëhershëm i Jashtëm i Shqipërisë, Reiz Malile. Ai botoi një libër kujtimesh për këtë moment historik ku shkroi: E kishim studiuar në anë të ndryshme çështjen e ripranimit të Kinës në OKB. Pala shqiptare hartoi programin dhe strategjinë. Madje gjatë rrugës për në sesion, unë dhe anëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar, bëmë shumë përgatitje.
Kaloi mbi gjysmë shekulli dhe bota pësoi ndryshime të mëdha. Lidhur me mbështetjen e Shqipërisë për rikthimin e Kinës në OKB flasin disa figura shqiptare.
Ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, shikon arsye të ndryshme në faktin se pse Shqipëria e ndihmoi Kinën të ripranohet në OKB:
“Dua të theksoj këtu që ky pranim vinte nga fakti që Kina po zhvillohej si një superfuqi rajonale, nuk vinte vetëm nga dëshira dhe mirënjohja për kontributet e popullit kinez ndaj popullit shqiptar dhe zhvillimin ekonomik që Kina kishte kohë që po ndihmonte Shqipërinë, por vinte dhe nga një realitet objektiv që shumë shtete botërore mendonin që një fuqi e tillë botërore duhet të kishte vendin e saj në OKB, në një organizatë ku vendoste për fate e sigurisë dhe ekuilibrat e pranueshme botërorë. Fakti i marrjes së nismës nga diplomacia shqiptare nuk qëndron vetëm në kushtet e mirëkuptimit ideologjik mes dy shteteve, por edhe në atë realizëm që ishte bërë “de-facto” prezent në Kombet e Bashkuara.
Këtu duhet të marrin parasysh që edhe fuqitë e tjera botërore kërkonin në një farë mënyre që të pranonin Kinën duke e pranuar këtë fakt objektiv, gjë që bën të mundur që bashkë me rezolutën e paraqitur nga Shqipëria dhe vendet e tjera në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara të ishte dhe një rezolutë e cila nuk përjashtonte R.P të Kinës, por kërkonte edhe një zgjidhje tjetër më pragmatiste dhe më koniukturale.”
Petrit Nathanaili, profesor i Universitetit të Tiranës, pohon kontributin e dhënë nga Shqipëria dhe njëkohësisht mendon se ripranimi i Kinës në OKB erdhi edhe si pasojë e zhvillimeve të tjera ndërkombëtare, si përmirësimi i marrëdhënieve midis Kinës dhe SHBA-së:
“Deri në fillim të viteve ’60, interesat e Kinës në OKB, i kishte marrë përsipër për t’i mbrojtur Bashkimi Sovjetik. Por pas vitit 1961, kur marrëdhëniet u prishën apo u tensionuan midis dy vendeve, pra sovjetikëve dhe kinezëve, këtë rol e mori përsipër Shqipëria, herë pas here Kamboxhia dhe Algjeria. Por në fund, në sesonin e 24-t, në vjeshtën e vitit 1971, është Republika e Shqipërisë, pra qeveria shqiptare,që prezanton një rezolutë në OKB për të pranuar Kinën me të drejta të plota. Kuptohet që këtu ka meritë qeveria shqiptare e asaj kohe për një luftë të vazhdueshme për gati 10 vjet që ajo bëri në ato vite në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, për të mbrojtur interesat e Kinës. Dhe për këtë Kina ka qenë gjithnjë mirënjohëse. Por, për të qenë realist, nuk ishte se rezoluta shqiptare ishte ajo që e zgjidhi përfundimisht. Rrethana ndërkombëtare kishin filluar të ndryshonin. Dhe pikërisht edhe në sajë të këtyre rrethanave, u bë e mundur që Kina të fitonte atë vend me të drejtë në gjirin e OKB-së.
Çfarë kishte ndodhur? Kundërshtarët më të mëdhenj të Kinës për praninë e saj në OKB, sikundër ishin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ishin më të tillë. Kishin filluar të ndryshonin marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së. Ende nuk ka marrëdhënie diplomatike, por në fakt kishte ndodhur në atë kohë vizita e këshilltarit të presidentit amerikan, Henry Kissinger në Pekin, vizitë e cila hapi rrugën e vizitës së presidentit të atëhershëm amerikan Nikson në Kinë, në shkurt të vitit 1972.”
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj është i mendimit se mbështetja që Shqipëria i dha Kinës për rikthimin në OKB nxiti zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbolli pemën e miqësisë në zemrat e popujve:
“Unë do të thoja se në atë periudhë, pra në vitet '60 e derisa Kina, në fillim të viteve '70, u pranua në OKB, Shqipëria realisht e ka luajtur rolin që i takonte si mike e Kinës. Kjo gjë do të mbetet në historinë e marrëdhënieve tona, por do të mbetet dhe në historinë e Kinës, në mënyrë të posaçme. Dhe kjo ishte e mjaftueshme që të hidheshin bazat e një miqësie të gjatë dhe të qëndrueshme, pavarësisht ulje-ngritjeve që ka prodhuar politika.”
Pas rikthimit në OKB, Kina zbaton Kartën e OKB-së dhe u bë ruajtëse e ndërtuese e paqes dhe e zhvillimit të botës. Bota e njohu Kinën nëpërmjet rolit të luajtur në OKB, Kina po ashtu fitoi vlerësimin e palëve të ndryshme.
Ish-drejtori për Azinë dhe Oqeaninë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Leonidha Mërtiri, pohon rolin e luajtur nga Shqipëria për ripranimin e Kinës në OKB.
“Shqipëria dha kontributin e vet në drejtimin e rikthimit të Kinës në OKB. Dhe kjo kishte arsyet e veta sepse mendoj qe emërues i tyre ishte besimi që Kina, ky shtet i madh dhe i fuqishëm, do të luante një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe lirisë në të gjitha vendet. Sepse kjo shihej me të drejtë si një moment i rëndësishëm për mbarë botën. Pra Kina përfaqësonte më së miri, interesat e vendeve anëtare të OKB-së, për ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe të sigurisë në botë.”
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha në një intervistë për një media kineze:
“Bashkëpunimi midis Kinës e OKB-së është themelor. Kina përkrah punët e OKB-së dhe është shtylla e multilateralizmit . Kina po sjell paqe për shumë rajone të botës. Nisma “Një brez, një rrugë” e propozuar nga Kina është reagim pozitiv përballë sfidave të globalizmit. Kina ka marrë pjesë aktivisht në bashkëpunimin për zhvillimin global dhe me komunitetin ndërkombëtar kërkojnë sistemin e administrimit global për zgjidhjen e problemeve të globalizmit. Në të ardhmen, bashkëpunimi midis OKB-së dhe Kinës do të thellohet më tej.”