Sivjet është 75-vjetori i fitores së Luftës Botërore kundër Fashizmit dhe filmat me temën e antifashizmit janë rikthyer në fokusin e shumicës. Mes këtyre filmave ka shumë filma shqiptarë që zgjohin kujtimet e banorëve kinezëve për kohën kur ishin rinj. Sot, rishikimi i filmave klasikë me temë antifashizmin do të na ndihmojë të kujtojmë historinë, të përkujtojmë dëshmorët, të forcojmë besimin dhe të krijojmë të ardhmen.

Sipas të dhënave të pjesshme nga filmi i parë shqiptar bardhezi “Tana” dhe filmat që u prodhuan më vonë në vitet 1959 deri 1999, Kina importoi afro 30 filma shqiptarë, mbi 10 prej të cilët kishin si temë antifashizmin. Këto filma shoqëruan një brez të tërë kinezësh. Në atë kohë ishte reforma në kulturë. Shqipëria, Rumania dhe Koreja e Veriut u bënë miq të Kinës, prandaj filmave iu kushtua një rëndësi e madhe nga qeveria kineze. Filmat shqiptarë ndoshta ishin filmat e vetëm të huaj që mund të shihnin në atë kohë banorët kinezë.

Në vitet 60-të dhe 70-të të shekullit të kaluar, në Kinë janë përkthyer dhe dubluar ne gjuhën kineze një numër filmash të vjetër shqiptarë, mes tyre rreth 10 filma ishin me temën e luftës antifashiste si “Oshëtimë ne bregdet “, “ Njesiti guerril”, “ Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Prita”, “ Mëngjese lufte ” , “I teti ne bronx”, “ Shtigje lufte”, “Dimri i fundit ” etj. Të gjitha këta filma shqiptar, sidomos ata me temë të luftës antifashiste, ishin shumë të mirëpritur nga shikuesit kinezë.

Këta filma janë ndjekur me pasion nga një brez i tërë i rinisë së atëkohëshme kineze, sepse në vitet ‘70 te shekullit të kaluar, Kina ndodhej në një periudhe të vështirë kulturore dhe në kinema shfaqeshin shumë pak filma artisitikë, sidomos filma të huaj.


Ambasadori i 10-të i Kinës në Shqipëri Fan Chengzuo tha në një intervistë për CMG-në se në vitet ‘60-të dhe ‘70-të të shekullit të kaluar, banorët kinezë nuk kishin shumë jetë kulturore të pasur. Hyrja e filmave shqiptare në Kinë pasuroi jetën kulturore të publikut kinez dhe ndikoi te një brez i tërë. Fan theksoi se hyrja e filmave shqiptarë në Kinë është një përkrahje të madhe e qeverisë shqiptare në fushën kulturore për qeverinë kineze.

Në fillimin e vitit 2003, Kompania e Produkteve Audiovizuale Tianyi i Qytetit Foshan të Provincës Guangdong të Kinës bleu të drejtat e autorit të 20 filmave shqiptare që u paraqitën në Kinë dhe në nëntorin e këtij viti, Kompania Tianyi botoi një disk me 20 filma shqiptarë në tregun e mbarë Kinës. Në atë kohë kishte 2 lloje disqesh DVD dhe VCD dhe këta 20 filmat vijnë në dy formatet. Yao Kai, drejtori i atëkohshëm i Planifikimit i Kompanisë së Produkteve Audiovizuale Tianyi, u shpreh se nxjerra e diskut të këtyre filmave shqiptarë synoi rishijimin e frymës së filmave, për të kujtuar kohën e kaluar dhe rininë. Në fillim ishte e paqartë nëse këto filma do të shiteshin mirë ose jo. Por në fund u shitën më shumë disqe nga sa parashikohej, shumë të moshuar i blenë këto filma dhe i panë me shumë nostalgji. Madje ato u blenë edhe nga të rinjtë që ua dhuruan prindërve të tyre.

Nëse keni rast të flisni me banorët e thjeshtë kinezë për Shqipërinë, pjesa më e madhe e tyre do flasin për filmat shqiptarë, madje shumë kinezë mund të këndojnë këngët e këtyre filma, mes të cilave muzika e filimit “Ngadhnjim mbi vdekjen” është më popullorja.

Në një intervistë për CMG-në në vitin 2019, kur vizitoi Kinën, regjisori i filmit “Ngjadhnjim mbi vdekjen” z.Piro Milkani tha:

“Sekreti i muzikës shqiptare që pëlqehet në Kinë, sipas muzikologëve çuditërisht se muzika popullore shqiptare e ka bazën tek pentatoni dhe muzika kineze bazohet në pentaton. Pra, dua të them që kjo lloj melodie u perceptua shumë kollaj nga rinia kineze që e këndon.”

Suksesi i muzikës së filmit “Ngadhnjim mbi vdekjen” nuk qëndron vetëm te melodia, por edhe te përkthimi i teksit të këngës në gjuhën kineze. Hua Daming, ish-drejtorja e Sektorit të Vizitorëve Shtetëror të Zyrës së Punëve të Jashtme të Bashkisë së Shangait, ishte përkthyese e kësaj kënge.

Ajo kujtoi: “Në atë kohë, liderët e bashkisë së Shangait ishin të mendimit se kjo këngë transmentohej shumë herë në këtë film. Nëse nuk është përkthyer në gjuhën kineze, s’mund të ketë reagim të mirë. M’u kërkua ta dëgjoja këtë këngë pa asnjë material të shkruar. E dëgjova shumë herë dhe përktheva të gjithë përmbajtjet.”

Lidhur me këtë film, profesori i Univerisitetit të Komunikacionit të Kinës, Cui Yongyuan tha : "Filma të tillë i kam parë kushedi sa herë. Ka pasur raste që e kam parë edhe tre herë brenda një nate filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”. “Ngadhënjim mbi vdekjen' është një koncept e frymë shpirtërore i brezit të atëhershëm. Me besimin për një synim të caktuar, mund të luftosh duke sakrifikuar gjithçka. Ja, kjo ka qenë fryma, me të cilën jam rritur dhe që mua më pëlqen.”

Kjo frymë në atë kohë synonte antifashizmin, por sot e shohim si përballim ndaj sfidave. Sot, rishikimi i filmave të vjetër shqiptarë ka rëndesi të madhe qe brezi i ri të mos harrojë frymën patriotike. Sidomos tani kur gjendja ndërkombëtare është shumë e ndërlikuar. Me këtë frymë mund të përballemi me vështirësi dhe sfida.(Çang Çuo)