Prodhimet bujqësore e blegtorale në Kinë janë korrur vit pas viti. Pse të shqetësohemi nga kriza ushqimore? Chen Junshi është një akademik pranë Akademisë Kineze të Inxhinierisë dhe njëkohësisht studiues i Qendrës Kombëtare për Vlerësimin e Sigurisë Ushqimore. Ndërsa, Zhu Lijia është profesor i Shkollës Kombëtare e Administrimit. Ata do të na tregojnë arsyet se pse duhet të jemi kundër shpërdorimit të ushqimit.
Të dhënat nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së tregojnë se rreth një e treta e ushqimit në botë shpërdërohet çdo vit, ose rreth 1.3 miliard tonë.
Në vitin 2020, siguria ushqimore e botës u përball me sfidë të pashembullt, jo vetëm për shkak të koronavirusit, por edhe insekteve dhe motit ekstrem. Kohët e fundit, OKB-ja lëshoi një mesazh paralajmërues se tani 25 vende të botës përballen me rrezik serioz nga uria. Kjo gjë mund të bëjë që numri i të uritërve në botë nga 83 milionë në 132 milionë këtë vit, duke e çuar totalin në afro 800 milionë. Përballë krizës, vendet në të gjithë botën i kushtojnë më shumë vëmendje sigurisë ushqimore dhe disa vende eksportuese të ushqimit kanë kufizuar ose ndaluar eksportet e ushqimit.
Këtë vit, presidenti i Kinës Xi Jinping i kushton rëndësi problemit të sigurisë ushqimore. Ekspertët janë të mendimit se duhet t’i kushtohet vemendje sigurisë ushqimore për të ruajtur stabilitetin e shoqerisë dhe zhvillimin ekonomik. Gjatë periudhës së parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në Kinë, garancia kombëtare e sigurisë ushqimore i ka bërë ballë provës, kjo për shkak të zhvillimit të fuqishëm të Kinës të prodhimit bujqësor dhe vëmendjes së madhe ndaj sigurisë kombëtare të ushqimit.
Zhu Lijia u shpreh se sipas raportit të publikuar ditët e fundit nga FAO, të paktën 820 milionë vetë përballen me problemin e urisë ose një në nëntë vetë në botë përballen me urinë. Këtë vit, me ndikimin e thatësirës, përmbytjeve, COVID-19 etj, e gjithë bota i kushton rëndësi sigurisë ushqimore.
Garantimi i sigurisë ushqimore është një temë e përhershme. Kina e vendos këtë çështje në vendin kryesor. Pas Kongresit të 18-të, Kina propozoi konceptin e ri të sigurimeve të ushqimeve “Drithërat në thelb janë të vetë-mjaftueshme, racionet janë absolutisht të sigurt”.
Kina përcaktoi strategjinë kombëtare të sigurisë ushqimore.
“Bazohemi në vend, sigurojmë kapacitetin e prodhimit, importet e moderuara dhe teknologjia mbështetëse”. Kina zbaton rrugën e sigurisë ushqimore me karakteristika kineze për të garantuar ushqimin.
Chen Junshi është i mendimit se siguria ushqimore është një temë e përhershme dhe shpenzimi i kotë i ushqimeve mbetet pjesë e saj. Kina ka të korra të bollshme çdo vit, furnizimi është i bollshëm, por burimet ushqimore të Kinës janë shumë më pak se niveli mesatar botëror. Prandaj, nga njëra anë, banorët kinezët duhet të forcojnë anën e furnizimit të prodhimit të ushqimit dhe nga ana tjetër duhet të parandalojnë hedhjen e ushqimit.
Si të parandalojmë shpërdorimin e ushqimit?
Presidenti Xi propozoi forcimin e legjislacionit, forcimin e mbikëqyrjes, marrjen e masave efektive, krijimin e një mekanizmi afatgjatë dhe ndalimin me vendosmëri të hedhjes së ushqimit.
Lidhur me këtë, Chen Junshi është i mendimit se disa vende kanë nxjerrë statistikat mbi shpërdorimin e ushqimit, por në Kinë nuk kemi të dhëna kombëtare. Banorët duhet të kuptojnë se shpezimet e kota sjellin presion.
Zhu Lijia u shpreh se nga ana e legjislacionit, gjërat në tryezën e ngrënies duhet të merren nga këndvështrimi i legjislacionit moral për t'i udhëhequr të gjithë që mos të shpërdërojnë ushqimin. Për shkak se hedhja e ushqimit është një e metë personale, është e vështirë të përcaktohet, dhe nuk përbën shkelje administrative ose krim, prandaj duhet të korrigjohet me ligj etik dhe moral. Nga ana e mbikëqyrjes, mund të përpiqemi të krijojmë grupe të mbikëqyrjes në komunitet ose shkollë dhe metoda të tjera për të forcuar menaxhimin e mbetjeve të vaktit për të zvogëluar mbeturinat. Administrimi duhet të jetë i detajuar hap pas hapi, përfshi procesin e ushqimit, procesin e mbikëqyrjes, etj. dhe të realizohet një mbikëqyrje sistematike, e standardizuar dhe shkencore.
Forcimi i publicitetit dhe i arsimimit për të krijuar një atmosferë të lulëzuar sociale, dhe parandalimi i hedhjes së ushqimit të bëhet një veprim shoqëror.
Presidenti Xi theksoi se duhet të forcojnë më tej publicitetin dhe arsimin, të kultivojnë praktikisht zakonin e kursimit dhe të krijojnë një atmosferë ku shpërdorimi i ushqimit t’u vrasë ndërgjegjen, ndërsa kursimi i ushqimit t’u japë një ndjenjë krenarie.
Përsa i përket krijimit të një atmosfere, si të vazhdojnë të kultivojnë zakone të shëndetshme dhe racionale të ngrënies, të kultivojnë qytetërimin në tryezën moderne, të trajtojnë mirë çdo vakt dhe të marrin seriozisht çdo kokërr? Ekspertët besojnë se kultura e tanishme e shoqërisë sonë ka ende mangësi, veçanërisht në fushat e njohjes dhe duhet të krijohet më tej koncepti i zellit dhe lulëzimit.
Sipas mendimit të akademikut Chen Junshi, arsimi duhet të vazhdojë dhe qeveria duhet të forcojë udhëheqjen në arsimin e planifikimit të shkollës, si dhe të nxisë edukimin e shkencës. Profesori Zhu Lijia tha se duhet të kufizohet rreptësisht konsumi i luksit i promovuar nga media online dhe reklamat tregtare dhe duhet të kultivohet një mjedisi konsumimi për të krijuar një atmosferë të mirë shoqërore. (Çang Çuo)