Shpresa te tregu kinez, kompanitë europiane do të marrin pjesë në Ekspozitën e 3-të të Importit
Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës do të zhvillohet në Shangai nga 5 deri më 10 nëntor. Nën ndikimet e epidemisë, ky vendim kërkon guxim, profesion dhe një planifikim të kujdesshëm.
Zv-drejtori i Drejtorisë Ndërkombëtare të Importit të Kinës Sun Chenghai tha ditët e fundit se tani, thelbi i punës së përgatitjes ka ndryshuar rrënjësisht nga tërheqja e pjesëmarrjes deri te organizimi i ekspozitës. Ai tha gjithashtu se puna përgatitore po ecën sipas planit dhe sipërfaqja e ekspozitës ku do të vendosen kompanitë nga vende të ndryshme të botës është 360 mijë metra katrore, ose 60 mijë m2 në krahasim me edicionin e kaluar. Entuziazmi i ndërmarrjeve botërore për këtë ekspozitë është i lartë. Sipërfaqja e tre zonave të ekspozitës për mallrat e konsumit, kujdesin mjekësor dhe tregtinë e shërbimeve ka tejkaluar sipërfaqjen e planifikuar. Kompanitë kryesore në 500 industritë më të mira të botës do të marrin pjesë në mënyrë aktive në ekspozitë, dhe numri ka arritur pothuajse nivelin e mëparshëm.
Pasi mësoi që ekspozita e importit do të zhvillohet sipas planit, Gong Lifeng, krijuesi i markës italiane së stolit VETIVER, tha se epidemia në Itali është kontrolluar. Para dy muajve, biznesi i stolit rifilloi punën dhe shumë tregtarë u njohën me gjendjen e tregut të Kinës. Ata shprehën shpresën se ekspozita e kësaj here do t’u mundësojë fitime për të rikuperuar humbjet gjatë epidemisë.
Shumë kompani pjesëmarrëse europiane janë të mendimit se vijimi i organizmit të ekspozitave nga Kina është një masë e fuqishme në nxitje të zhvillimit të tregtisë botërore dhe në ndihmë të mëkëmbjes ekonomike.
Rong Jie, presidenti i zonës së Kinës i Grupit gjerman Henkel është i mendimit se ekpozita e tretë e importit që do të organizohet në nëntor do të jetë një shenjë pozitive për rikthimin e besimit të tregut dhe rifillimin e zhvillimit të aktivitetit tregtar.
Kjo u konfimuar edhe nga dhënat ekonomike kineze për gjysmën e parë të vitit që u publikuan ditët e fundit. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Statistikave e Kinës, megjithëse PBB-ja e Kinës në tremujorin e parë u tkurr 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kjo shifër në tremujorin e dytë u rrit 3.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur një "plus" të fortë.
Importi dhe eksporti i tregtisë së jashtme treguan gjithashtu një prirje të qëndrueshme. Sipas të dhënave doganore, në gjysmën e parë të këtij viti, importi dhe eksporti ndërkufitar të tregtisë elektronike në platformat e mbikëqyrjes nga dogana u rrit 26.2%, në të cilat eksportet u rritën 28.7% dhe importet u rritën 24.4%.
Pasioni i konsumatorëve kinezë për mallrat e importuara nxit më shumë ndërmarrje të huaja të marrin pjesë në këtë ekspozitë ku do të ofrojnë mallra që përputhen me kërkesat e tregut kinez.
Kompania gjermane “KARCHER”, që ka marrë pjesë dy herë në këtë ekspozitë, është një nga kompanitë më të mëdha në botë për ofrimin e pajisjeve të pastrimit. Për të marrë pjesë në ekspozitën e 3-të të importit, KARCHER planifikon të publikojë pastruesin multifunksional i gjeneratës së tretë i importuar nga Gjermania. Gjatë 6 muajve të fundit, KARCHER zhvilloi produkte të veçanta që përputhen me gjendjen e tanishme të rrugës kineze.
Për t’i ofruar shërbim maksimal klientit dhe për të krijuar një mjedis të mirë biznesi, Bashkia e Shangait ka publikuar shumë masa për mbarëvajtjen e ekspozitës.
Ditët e fundit, distrikti Hongkou i qytetit Shangai nisi shfaqje të jetës me cilësi të lartë në Gjermani që zgjati një javë. Këto aktivitete ofruan një platformë midis ndërmarrjeve gjermane dhe tregut lokal. Në këto shfaqje mund të shihen pajisje kuzhine ;WMF, biskota Bahlsen etj., duke tërhequr konsumatorët t’i provojnë. Sektorët e Bashkisë së Shangait ofrojnë edhe shërbime të veçanta për ndërmarrjet pjesëmarrëse si këshillat e informacioneve tregtare, siguri financiare, këshillat mbi ligjin etj.
Nga Shangai mund të shihni mjedisin e biznesit të Kinës, shërbimet e ndryshme po kapi standardet dhe cilësia e tyre po rritet më tej.
“Kina është një nga tregjet më tërheqese dhe ka rëndësi të madhe për zhvillimin e biznesit tonë global,” tha Rong Jie, presidenti i zonës së Kinës i Grupit gjerman Henkel.
Në Ekspozitën e 3-të të Importit, Henkel do të drejtojë të gjithë sektorët e tij, përveç produkteve për kujdesin e flokëve, gjithashtu edhe për produkte të tilla si pastrues dhe kujdes shtëpiak.
Në takimin paraprak të kërkesës dhe të ofertës të Zonës së Pajisjeve Mjekësore dhe të Zonës së Kujdesit Shëndetësor të Ekspozitës së tretë Ndërkombëtare të Importit të Kinës, një kompani gjermane solli Air Estetic, një sistem mbrojtjeje për stafin mjekësor të vijës së parë, sistem që do të publikohet zyrtarisht në këtë ekspozitë.
Përgjegjësi i kësaj kompani gjermane tha se ky sistem i mbrojtjes personale mjekësore mund të mbrojë stafin mjekësor dhe në mënyrë efektive të parandalojë gjakun dhe mbeturinat nga spërkatja në qafë dhe fytyrë gjatë operacionit ortopedik dhe ndotja e shkaktuar nga mbeturinat në zonën e operacionit.
KORLOFF, Marka franceze e bizhuterive luksoze, do të marrë pjesë në ekspozitën e 3-të të importit. “Korloff Noir Diamond” është një nga pesë më të mirat në botë dhe vjen për herë të parë. Kjo markë sapo nisi biznesin e saj në Kinë. Ditët e fundit, orët e kësaj marke po shiten në Qendrën e Ekspozitës në Shangai. Menaxherja e kësaj marke për Kinën, Mao Yixin, tha se në tetor të këtij viti, kjo markë do të hapë dyqanin e parë në pjesën kontinentale të Kinës.
Epidemia e koronavirusit novel vijon të përhapet. Presioni i parandalimit dhe i kontrollit të epidemisë në ekspozitës gjithashtu është i madh. “Administrimi i mbyllur i lakut” është kërkesa e sigurisë së qytetit.
Mësohet se Ekspozita e 3-të e Importit do të ketë një ambjent për rastet kur të pranishmit do të kenë ethe si dhe një zonë izolimi, po ashtu 29 spitale do të ofrojnë shërbimet për këtë ekspozitë, dhe profesionistët do të stacionohen atje.
Njëkohësisht, ditët e fundit, Shangai do të zhvillojë hetimin e parandalimit dhe të kontrollit për Qendrën e Ekspozitës (Shangai) ku do të zhvillohet Ekspozita e 3-të e Importit dhe do të kryejë monitorim të rregullt brenda vendtakimit. (Çang Çuo)