Në periudhën postepidemike, me propozimin e ShBA-së për proteksionizmin tregtar, bashkëpunimi midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore (17+1) do të hyjë në një pistë të shpejtësisë së lartë. Kohët e fundit janë organizuar shumë forume dhe bashkëbisedime virtuale përfshi Forumi Ekonomik i Bashkëpunimit në fushën e Investimeve dhe të Tregtisë Kinë- Vende EQL.
“Mund të shikojmë se pas shpërthimit të epidemisë, ka një prirje të çglobalizmit, sidomos në fushën e ndalimit të zinxhirit induastrial dhe të furnizimit. Ky ndalim ka ardhur nga dy pika. Njëra është nga masat e izolimit dhe tjetra nga që vendet e zhvilluara kërkojnë kthimin e industrive bazë,” tha Huang Renwei zv-drejtori i Institutit të nismës “Një brez, një rrugë” dhe të Administrimit Global pranë Universitetit Fudan. Ai tha gjithashtu se në të ardhmen, paraqitja globale e zinxhirit industrial do të shndërrohet deri në vendet e mëdha. Për shembull, parashikohet se Gjermania do të jetë baza europiane për paraqitjen rajonale të zinxhirit industrial.
Wu Baiyi, drejtues i uebsajtit të Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, tha se Forumi i Bashkëpunimit “17 + 1” ka arritur zhvillim të madh në 8 vitet e fundit. Në kornizën e shkëmbimeve midis Kinës dhe Europës, Bashkëpunimi 17 + 1 është i vogël, por vëllimi i rritjes është i lartë. Në të ardhmen, do t'i kushtohet vëmendje e veçantë këtij bashkëpunimi.
"Pandemia ka ndryshuar botën. Nën këtë sfond, Bashkëpunimi 17 + 1 është shumë i rëndësishëm." Wu Baiyi shprehu besimin se në të ardhmen, pozicioni i Europës në marrëdhëniet e jashtme të Kinës do të bëhet më i spikatur. Bashkëpunimi 17 + 1 do të luajë rolin e përforcuesit, dhe do të ketë shumë potencial.
Bashkëpunimi 17+1 në kohën kovidiane
Infeksioni jetëmarrës nuk kurseu as vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Pas përhapjes së pandemisë në Evropë, qeveria kineze, ndërmarrjet kineze dhe organizatat joqeveritare ofruan mbështetje në forma të ndryshme. Kina dërgoi shumë kontigjente materialesh mjekësore dhe antiepidemike në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe një ekip mjekësor në Serbi.
Huo Yuzhen, përfaqësuesja e posaçme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për çështjet e bashkëpunimit Kinë-Vende të EQL-së, vuri në dukje se veprimet kundër epidemisë në shumë vende të EQL-së janë më të mira se në vendet e Europës Perëndimore. Ndikimet e “flamës mbarëbotërore” në ekonomi nuk kanë qenë shumë të mëdha në vendet e EQL-së. Parashikohet se PBB-ja e 14 prej 17 vendeve të EQL-së do të jetë më e ulët se nivelin mesatar i BE-së, nga të cilat Serbia dhe Polonia do të kenë nivel më të mirë. Huo tha: “Kjo vendosi një themel shumë të mirë për që ndërmarrjet kineze të zhvillojnë bashkëpunim ekonomik dhe tregtar në këtë rajon në të ardhmen dhe gjithashtu tregon se ky rajon ka potencial të madh për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.”
Aktualisht, Bashkëpunimi "17 + 1" vijon të ruajë prirjen e mirë të zhvillimit. Huo Yuzhen tha se megjithëse epidemia ka nxitur distancën shoqërore, të gjitha veprimtaritë nën kornizën "17 + 1" po vazhdojnë në mënyrë të rregullt. Më parë, më 16 qershor, në Pekin u mbajt Takimi i Shkëmbimit të Informacionit dhe Bisedimeve "17 + 1" për rifillimin e prodhimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gjithsej 300 kompani kineze dhe të huaja morën pjesë dhe u nënshkruan afro 70 marrëveshje bashkëpunimi.
Kina gjithashtu ka bërë një punë të jashtëzakonshme në zbulimin e viruseve për Evropën Qendrore dhe Lindore. Kompania Shenzhen Huada i dhuroi Serbisë dy laboratorë të rinj për testimin e koronavirusit të ri dhe Greqisë instrumentet kryesore të laboratorëve të testimit të acidit nukleik. Xiong Tao, nënkryetari i Departementit Ndërkombëtar të Kompanisë Huada, tha: "Vëllimi i përgjithshëm i testimit ditor të dy laboratorëve mund të arrijë në 3000, që përbën rreth një të tretën deri në gjysmën e vëllimit të përgjithshëm të testimit të Serbisë."
Përveç kësaj, Bashkëpunimi "17 + 1" do të shtojë përmbajtje të reja dhe do të hapë fusha të reja. "Epidemia ka ndikim në ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, por edhe vendet të rrisin investimet e tyre në fushën e shëndetit gjë që do t'i ndihmojë vendet të përshpejtojnë ndërtimin e infrastrukturës së shëndetit publik," tha Xiong Tao.
"Për kompanitë kineze në fushën e mjekësisë bio-shëndetësore, ky duhet të jetë një lajm i mirë ".
Du Xijiang, drejtori i Institutit të Studumit Financiar të Nismës “Një brez, një rrugë” pranë Bankës së Import-Eksportit të Kinës, tha se në këtë kohë pandemie, megjithëse “17 + 1” është përballur me probleme dhe sfida në sektorin e investimeve, ekonomike dhe tregtare, drejtimi i përgjithshëm i bashkëpunimit fitues nuk ka ndryshuar. Pas shpërthimit të epidemisë, Banka e Import-Eksportit e Kinës dhe Ministria Hungareze e Financave nënshkruan marrëveshjen kredie për pjesën e Hungarisë të Hekurudhës Hungaro-Serbe, e cila do të promovojë më tej lidhjen e përgjithshme të Hekurudhave Hungari-Serbi dhe formimin e kanalit ndërkombëtar për tregtinë Kinë-BE.
Vendosja e “17+1” në kornizën e përgjthshme të marrdhënieve Kinë-BE
Industria e projektit është gjithashtu një nga industritë që janë prekur më shumë nga pandemia . Deng Jianhua, zv-drejtori i Kompanisë së Projektit të Grupit Nengjian të Kinës, tha se epidemia ka prekur punët e kompanisë Jianneng në Europën Lindore.
Deng Jianhua u shpreh se parandalimi i epidemisë dhe rifillimi i prodhimit tregon potecial dhe aftësi të ndërmarrjeve. Nën kushtet e parandalimit, ndërmarrjet duhet të nxisin aktivisht projekte, njëkohësisht të kërkojnë rastet e zhvillimit botëror. Ai tha: “Pas shpërthimit të epidemisë, BE-ja publikoi shumë plane për stimulimin e ekonomisë. Duhet të kapim këtë rast.”
"Ne duhet të dimë që zhvillimi i Evropës Qendrore dhe Lindore është i pandashëm nga kapitalet dhe industria e Kinës. Por në të njëjtën kohë, duhet të kuptojmë se Bashkëpunimi 17 + 1 nuk mund të ndahet nga Evropa Perëndimore, sidomos nga Gjermania." Huang Renwei theksoi se si ta bësh Gjermaninë të luajë rol të rëndësishëm në bashkëpunimin 17+ 1 që do të lidhet me zhvillimin e vazhdueshëm të Bashkëpunimit 17 + 1.
Feng Zhongping, zv-drejtori i Institutit të Kinës për Marrëdhënie Bashkëkohore Ndërkombëtare, shprehu besimin që marrëdhëniet e tanishme midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ndryshuar pak në krahasim me tetë vjet më parë. Këto ndryshime janë nga ndikimet e jashtme. Tre faktorët më të rëndësishëm janë BE-ja, ShBA-ja dhe Rusia.
Nën ndikimet e faktorëve të ndryshëm, si të zhvillohet bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të EQL-së? Feng Zhongping është i mendimit se, së pari, megjithëse ka faktorë të ndërhyrjes, vendet e EQL-së janë të gatshme të bashkëpunojnë me Kinën dhe duhet të vazhdojnë të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit midis dy palëve. Së dyti, duhet të vendosim “17 + 1” në kornizën e përgjithshme të marrëdhënieve Kinë-BE. Së treti, nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit me Europën do të përmirësohet mjedisi strategjik Kinë-ShBA-BE për të krijuar hapësirë më të mirë të jashtme.
Wang Yuzhu, Sekretari i Përgjithshëm i Nismës “Një brez, një rrugë” të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare në Shanghai, tha se vendet e EQL-së janë një treg i rëndësishëm i rritjes. Pjesa e mesme midis këtij rajoni dhe Kinës është Azia Qendrore. Këto janë hapësirat më të hershme ekonomike të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Fundi tjetër i Evropës Qendrore dhe Lindore është Evropa Perëndimore, e cila është partnere e rëndësishme e Kinës për realizimin e zhvillimin e Kinës me cilësi të lartë.“ (Çang Çuo)