Ditët e fundit u hap Ekspozita e Mallrave të Europës Qendrore e Lindore në Internet 2020 që u organizua nga bashkia e qytetit Ningbo të Kinës lindore. Si një nga aktivitetet e kësaj ekspozite, diplomatët e vendeve të Europës Qendrore e Lindore bënë transmetim “live” për të paraqitur produktet e vendeve të tyre. Kjo gjë tërhoqi vëmendje të gjerë.
Konsulli Tregtar i Konsullatës së Përgjithshme Bullgare shfaqi aftësinë e përgatitjes së ushqimeve bullgare studion e videove online që ndodhet në Shangai. Ai tha gjithashtu në kinezisht: “Blini! Ia vlen”.
Këshilltar Tregtar i Sllovenisë në Kinë prezantoi burimet turistike të vendit të tij po në internet. Falë ndikimit të tij, shumë përdorues të internetit thanë se do të shkojnë në Slloveni për skijim.Këshilltar Tregtar i Serbisë në Kinë prezantoi verën e vendit të tij në studiot e transmetimit që ndodhen në Pekin dhe ftoi përdoruesit kinezë të internetit të pijnë verë për miqësinë e dy vendeve.
Në aplikacionin e posaçëm për produktet e ekspozitës u regjistruan shitje për 200 lloje artikujsh të importuara nga vendet e Europës Qendrore e Lindore përfshi birrë nga Polonia, verë nga Serbia, vaj e
sencial trëndafili nga Bullgaria etj.
Deri tani në këtë veprimtari kanë marrë pjesë diplomatë nga 10 vende të Europës Qendrore e Lindore si Serbia, Letonia, Mali i Zi, Sllovenia, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Bosnjë- Hercegovina, Hungaria dhe Bullgaria. Ata prezantuan produktet karakteristike të vendeve të tyre.
Mësohet se ky lloj prezantimi në internet ishte një nga veprimtaritë e Ekspozitës së Mallrave të Europës Qendrore e Lindore në Internet 2020. Bashkia e qytetit Ningbo dhe ndërmarrjet përkatëse krijuan pavijonet e vendeve të EQL-së dhe hedhjen e artikujve të këtyre vendeve në internet. Kjo ekspozitë do të ofrojë platformën e lidhjes midis pjesëmarrësit e ndërmarrjeve të huaja dhe klientëve kinezë si dhe do të ofrojë shërbime në internet që produktet tipike nga vendet e EQL-së të shfaqen, të shiten, dhe të nënshkruhen kontrata.
Në vitin 2019, Ekspozita e parë Kinë-Vende të EQL-së u zhvillua me sukses në Ningbo. Prandaj shumë vende të EQL-së e mirëpritën shumë ekspozitën virtuale. Shumë diplomatë u shprehën në video se me ndikimet e epidemisë, kanë rënë shitjet e produkteve, por tregtia elektronike si një mënyrë të re të tregtisë do të zgjidhë problemin e eksportit të mallrave.
Shumë njerëz panë videot e diplomatëve që prezantuan produkte. Lidhur me këtë, ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës tha se ka pasur mbi 500 mijë shikime të këtyre transmentimeve të drejtëpërdrejta. Bosnjë-Hercegovina ka rreth 3.5 milionë banorë, domethënë një në shtatë boshnjakë kanë parë videon. Bravo!”
Konsullja Përgjithshme Sllovake në Shangai tha në internet për shkak të pandemisë së koronavirusit novel, produktet cilësore të vendit të saj kanë regjistruar rënie të eksporteve, por falë tregtisë elektronike ndërkufitare ky problem u zgjidh.
Konsulli i Përgjithshëm i Hungarisë në Shangai është gjithashtu shumë i interesuar për këtë përvojë të transmetimit të drejtpërdrejtë. "Ky lloj aktiviteti është shumë i mirë, dhe më shumë turistë kinezë do të vijnë në vendin tonë për të rritur favorizimin e të gjithëve për Hungarinë."
Mao Bei, përgjegjësja e projektit për vendet e Europës Qendrore e Lindore në aplikacionin Pinduoduo shprehu shpresën se nëpërmjet ekspozitës së mallrave të vendeve të EQL-së në internet, një numër gjithnjë e më cilësor produktesh importi do të hynë në tregun kinez, sidomos në kohën e epidemisë dhe të krijohet një rrugë e re e eksportit të vendeve të EQL-së. Mao tha gjithashtu se nëpërmjet studios, analizimit të të dhënave, do të lidhet ekspozita me kërkesat e konsumatorëve.
Mao theksoi se gjatë shitjes, diplomatët kanë shpjeguar edhe disa zakone vendore. Konsumatorët kinezë mund të ndiejnë stilin evropian pa qenë e nevojshme të dalin nga shtëpia, njëkohëisht mallrat e vendeve të EQL-së mund të reklamohen më shumë në Kinë.
Sipas statistikave, transmentimi i drejtëpërdrejtë i diplomatëve që zgjati dy ditë tërhoq 2 milionë shikues kinezë.
Përdoruesit e internetit blejnë mallrat e mira, por edhe nga arsyeja e pasionit të diplomatëve shprehën shpresën se do të bëjnë turizmin në vende të EQL-së për të ndierë nga afër zakonet e tyre.
Pas pjesëmarrjes së transmentit të drejtpërdrejt, diplomatët u shprehën të mrekulluar për fuqinë blerëse të konsumatorëve kinezë dhe të tjerë presin më shumë porosi nga Kina. Ndërsa ata kanë një ndjenjë të përbashkët: Në epokën e përdorimit global të teknologjisë digjitale, transmetimi i drejtpërdrejt i shitjes është një strategji e rëndësishme për të promovuar produkte të veçanta të vendeve të tyre. Falë tregtinë elektronike, tregtia ndërkufitare nuk do të ndalojë. (Çang Çuo)