Tani pandemia COVID-19 është shtrirë pothuajse në mbarë botën dhe është shndërruar në një sfidë të vërtetë globale. Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore falë epërsisë së saj dhuroi 79.5 mijë maska nëpërmjet ambasadave në Kinë për 16 vende të Europës Qendrore e Lindore, përfshi Shqipërinë, Letoninë, Malin e Zi, Poloninë, Bullgarinë, Hungarinë, Lituanimë, Estoninë dhe Slloveninë.
Ditët e fundit, Zona e Bashkëpunimit të NMV-ve Kinë-EQL ka marrë letra falenderimit nga ambasadat e Republikës Çeke, Kroacisë, Letonisë, Estonisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Ambasadat e vendeve të ndryshme në Kinë shprehën mirënjohjen dhe respektin e tyre për Zonën e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore dhe thanë që pas epidemisë, ata do të zhvillojnë më tej bashkëpunimin dhe shkëmbimet dhe do të punojnë së bashku për të krijuar të ardhmen e bukur të marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore u krijua në shkurtin e 2018-s në qytetin Cangzhou të provincës Hebei të Kinës. Kjo është zona e parë në Kinë ku zhvillohet bashkëpunimi me vendet e EQL-së. Ajo u krijua në bazën e Fermës së Miqësisë Kinë-Çeki e lidhur ngushtë me vendet europiane. Kjo zonë do të nxitë ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" dhe do të forcojë bashkëpunimin me vende të EQL-së në fushat e prodhimit të nivelit të lartë, të energjisë së re dhe të materialeve të reja, të aviacionit të përgjithshëm, të prodhimit të gjelbër, të shërbimeve teknike etj. dhe do të nxitë ndërtimin e sistemit të ekonomisë moderne. Gjatë 1 viti pas krijimit, kjo zonë është bërë një forcë e fuqishme e zhvillimit dhe ka ndërtuar gjendjen e re të hapjes.
Si platformë e provincës Hebei për hapjen me potencial të madh, Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-EQL ka epërsi të madhe në fushat e transportit, të industrisë, të mjedisit të biznesit etj., ndërkohë që po punon për zhvillim të mëtejshëm. Bashkëpunimi midis Zonës dhe vendeve të Europës në fushat e aviacionit, të energjisë së re, të verës dhe të prodhimit mekanik po zhvillohet me sukses. Deri tani, kjo zonë ka tërhequr mbi 60 projekte të huaja duke përfshirë sektorin e aviacionit, prodhimit mekanik etj. dhe vëllimi i përgjithshëm i investimeve arriti 58 miliardë juanë.
Për nxitjen e zhvillimit të shpejtë të ndërmarrjeve, Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore shkurtoi kohën e miratimit të dislokimit të ndërmarrjeve dhe ndërtoi fabrika standarde duke ofruar shërbime të mira.
Zona e Bashkëpunimit të NMV-ve Kinë-EQL ofron gjithashtu shërbime publike për ndërmarrjet duke përfshirë kompleksin e banimit për punonjësit, mensat, palestrat etj. Brenda zonës, ka grupe që përgjigjen për shëndetin, sigurinë dhe mbrojtjen nga zjarri etj., kështu ndërmarrjet mund të kenë më shumë energji për zhvillimin e prodhimit.
Deri tani, 13 kompani si kompania e pjesëve të këmbimit të qytetit Cangzhou "Zhengheshun", ajo e provincës Hebei "Sainuomo", "Sanchuanglianmeng" etj. ndodhen në këtë zonë dhe vëllimi i prodhimit është mbi 1 miliardë juanë në vit.
Vendet e Europës Qendrore e Lindore si porta e Kinës në Europë përputhen me zhvillimin e provincës Hebei. Zona e Bashkëpunimit Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore është vetëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kinë dhe do të luajë rol të rëndësishëm për hapje ndaj vendeve të EQL-së. Organizimi i Forumit do të vazhdojë zhvillimin e bashkëpunimit midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe do të ofrojë përkrahje të fortë për hapje të provincës Heibei dhe të Kinës ndaj botës.
Nën nismën "Një brez, një rrugë," Zona e Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla Kinë-vende të Europës Qendrore e Lindore do të luajë rol të drejtimit të hapjes dhe do të vijojë të forcojë bashkëpunimin me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Europës Qendrore e Lindore duke ndërtuar modelin e ri të zhvillimit të hapur të ekonomisë. (Çang Çuo)