Intervistë me Mimoza Hajdarmataj, drejtore ekzekutive e Qendrës "Gratë në shërbim Publik"
CMG: Mimoza Hajdarmataj, ju jeni drejtore ekzekutive e Qendrës "Gratë në Shërbim Publik". Në kushtet e emergjencës së epidemisë së koronavirusit, ku është fokusuar veprimtaria e qendrës suaj?
Mimoza Hajdarmataj: Këto janë periudha të vështira dhe sfiduese për të gjithë. Pandemia COVID-19 po na detyrpon të gjithë të ndryshojmë mënyrën se si punojmë, bashkëveprime tona shoqërore dhe të menduarit tonë se si të mbrojmë më mirë shëndetin e të gjithëve, vecanërisht ata që janë më të prekur në familjet tona dhe në komunitetet tona.
Një gur themeli i misionit të Qendrës sonë "Gratë në shërbim publik"(ËPS), përvec mbrojtjes së të drejtave , fuqizimit social dhe ekonomik të grave dhe vajzave është dhe përmirësimi i shëndetit publik të tyre dhe ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë përballjen dhe adaptimin e punës sonë programatike për të adresuar sfidat e reja me të cilat përballemi.
Sfida e re është të gjeturit e mundësive për të ofruar mbështetje online ose dhe në terren si dhe të lehtësojmë komunikimin gjatë epidemisë COVID-19. Fokusi kryesor po i kushtohet ndërgjegjësimit dhe edukimit të grave dhe vajzave për masat shtrënguese, për sigurinë e jetës, higjienën dhe karantinën në tërësi. Eshtë e rëndësishme përsëritja e tyre, shpërndarja e informacioneve dhe njoftimeve në kohë nga farmaceutika dhe sistemi shëndetësor, përsa i përket luftës që po bëjnë shtetet e zhvilluara kundër COVID-19 dhe trajtimit mjekësor të tij
Në të gjitha rrjetet sociale dhe kanalet e komunikimit po shpërndajmë këshilla psikologjike për kujdesin e shëndetit mendor, komunikimin me fëmijët dhe familjarët , por dhe këshilla të karakterit social dhe kulturor, si rekomandime për lexime librash, tekstesh në internet, aerobi në kushtet e shtëpisë, gatim, joga apo kopshtari.
CMG: Ju keni qenë deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas jush cili është roli i politikës në trajtimin e emergjencave të nivelit dhe ndjeshmërisë së koronavirusit?
Mimoza Hajdarmataj: Mund të them që ka ditë ku komunikimi mbi këtë emergjencë shëndetësore kombëtare tejkalon masën e komenteve dhe përplasjeve politike. Por në një farë mënyre është i pashmangshëm ndikimi politik mbi cdo ceshtje në Shqipërinë tonë, pasi duket që shoqëria jonë i ka të lidhura shumë fatet me politikën, fatkeqësisht.
Për situatën në të cilën gjendemi unë mendoj se është shumë e nevojshme t'u jepet gjithnjë e më shumë hapësirë dhe të respektohet mendimi apo zgjidhja që japing mjekët dhe specialistët e shëndetësisë, studjuesit, shkencëtarët dhe farmacistët. Me cfarë po shohim kështu po ndodh në të gjitha vendet ku virusi po trajtohet me seriozitet maksimal dhe në dalje publike politikanët apo autoritetet shtetërore dalin vetëm për strategjitë mbështetëse apo politikat sociale, në mbështetje të shtresave në nevojë. Deri tani kjo ka ndodhur pak në vendin tonë. Eshtë koha më e papërshtatshme për retorikë apo propagandë nga të gjitha palët. Shqiptarët, njerëzit e thjeshtë janë fronti i parë që po përballen me mangësitë serioze të produkteve sterilizuese, maskave, solucioneve, ilaceve etj. Të bërit politikë nuk mund të mbulojë dështimin apo të krijojë suksese "fake".
Në Shqipëri cdo lajm dhe njoftim që vjen nga fronti shëndetësor i Kinës ndiqet me shumë interes, pasi po shihet se shkëmbimi i informacioneve mes mjekëve italianë dhe atyre kinezë po jep gjithnjë e më shumë zgjidhje të problemit të përhapjes së epidemisë. Në Kinë politika ka mbajtur një qëndrim distancues, duke respektuar fjalën e shkencës, mjekësisë, ekspertëve etj. Unë mendoj se parlamenti duhet të ishte mbledhur në seancë të jashtëzakonëshme për të miratuar një plan masash emergjente për të mbështetur vecanërisht gratë e veja, kryefamiljaret, ato që janë të papuna dhe u duhet të përballen me sfida të jashtëzakonëshme. Në Shqipëri është dëshmuar se gratë janë kategoria më e pambrojtur në raste emergjence dhe fatkeqësish natyrore.
CMG: Për shkak të emergjencës epidemike veprimtari të shumta publike po zhvillohen online. Mendoni se pas kësaj përvoje jeta shoqërore e individit në përgjithësi do të ndryshojë, përfshirë dhe atë shqiptar?
Mimoza Hajdarmataj: Gjatë kësaj kohe vërtet ka një dominim të hapësirës së internetit dhe përdorimit të tij në cdo sector, sic është platforma e mësimit online, transmetimet e gazetarisë online në Skype, praktikave të administratës dhe institucioneve, biznesit online. Ndërkohë që komunikimi, shkëmbimi i informacionit online është në pikun e vet, kjo hapësirë publike virtuale po mbart rreziqet e info-epidemisë me lajme të rrema, përhapjen e panikut, gjuhës së urrejtjes etj.
Ka patur dhe disa "anë të mira" kjo epidemi sepse forcoi komunikimin, lidhjen brenda familjes, na ofroi më shumë me të moshuarit, u pastrua ajri, u vendos qetësia akustike,shumë trë munguara në metropole. Mendoj gjithashtu se duhet të na ketë bërë më shumë të ndjeshëm për të varfërit, për ata që janë të izoluar për shkak të sëmundjeve apo problemeve të tjera. Sigurisht që kjo epidemic do të ketë pasoja të forta në sjelljet dhe mendimet tona mbi botën, njerëzit, jetën në tërësi dhe këtë po e paralajmërojnë ekspertët e psikologjisë dhe sociologjisë, shkrimtarët, gazetarët,publicistët dhe klerikët. Apeli i përbashkët është dhe do të jetë të kthejmë sytë nga mbrojtja e natyrës, të respektojmë dhe zhvillojmë burimet e saj të jashtëzakonëshmë si pyjet, gjelbërimi, burimet hidrike.
CMG: Kina, vendi i parë që u përball me koronavirusin tashmë duket se po del fitimtare nga kjo betejë. Si e vlerësoni përballjen e Kinës me këtë emergjencë dhe a duhet të përfitojmë nga përvoja kineze në këtë drejtim?
Mimoza Hajdarmataj: Me aq sa jam në dijeni Kina ndërmori një plan strategjik parandalimi dhe karantinimi të jashtëzakonshëm, shumë efikas me masa shtrënguese që rezultuan të sukseshme. Nga ana tjetër shkenca e farmaceutikës, sistemi shëndetësor rezultoi në një stad të lartë professional si në burimet njerëzore, ashtu dhe në infrastrukturën mjekësore, që përballuan pa pasoja shumë të rënda uraganin e koronavirusit.
Kam ndjekur dhe aksionin e tyre humanitar për t'u ardhur në ndihmë Italisë fqinje dhe të shpresojmë që në rast nevoje Kina të na gjendet pranë edhe ne me përvojën e saj në këtë eksperiencë mjekësore apo me ndihma të domosdoshme për spitalet tona.
Eda Merepeza