Zheng Enbo ishte i ri kur shkeli në tokën shqiptare dhe ndodhi ajo që shpesh e quajmë "dashuri me shikim të parë ". Shqipëria e asaj kohe kishte shumë mungesa dhe jeta ishte e vë shtirë por për Zhengun kjo nuk kishte rë ndësi, sepse ai u miqësua shpejt me miqtë shqiptarë , bashkëstudentë në Universitetin e Tiranës. Kinezi i dashuruar me shqipen dhe shqiptarët jetonte si ata, përballej me shumë sfida, por fitonte ndaj tyre sepse kishte një mision të madh, të bëhej albanolog.
Ishte koha kur të rinjtë shqiptarë shkonin në aksione, hapnin taraca, shtronin shina hekurudhe, punonin në bujqësi edhe pse nuk kishin përvojë . Bashkë me ta ishte dhe studenti kinez Zheng Enbo.
Ai kujton kohën kur bashkë me studentët e tjerë të Fakultetit të Filologjisë hapte taraca për mbjelljen e agrumeve në Rivierën shqiptare.
"Vlora për mua është një qytet i rrallë . Në vitin 1966 së bashku me studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë shkuam në Jonufër, Atje kemi hapur taraca të reja për të mbjellur portokalle, të cilat do të lulëzonin pas 20 vjetëve"
Gjatë jetës studentore Zheng u miqësua me Dritëro Agollin dhe Xhevahir Spahiun, të cilët i quan vëllai i madh dhe i vogël, referuar moshës së tyre. Miqësia e tyre nuk u prek aspak nga lufta ideologjike midis dy vendeve para viteve 90-të të shekullit të kaluar. Zheng zgjodhi emrin e artit "Shqiponja e kuqe" me të cilin identifikohej në përkthimet nga shqipja në kinezisht, por dhe shkrimet e tij për vendin e shqiponjave.
Vitet kaluan dhe miqtë u ndanë për të jetuar e punuar në vende të ndryshme, por miqësia e tyre u forcua, duke u shndërruar në vepra letrare. Nuk ishte një rastësi që një ndër poemat më të njohura të Dritëro Agollit, "Nënë Shqipëri", u paraqit për herë të parë në vitin 2016 në Panairin Ndërkombëtar të Librit të Pekinit, e përkthyer në kinezisht nga Zheng Enbo.
"Kam shumë emocione, sepse gjatë gjithë jetës sime kam përkthyer shumë vepra nga letërsia shqipe, por kjo vepër u promovua në mënyrë solemne në Panairin e Librit të Pekinit. Për mua është një ngjarje e shënuar e jetës sime. Kujtoj me këtë rast mikun tim të 50 vjetëve, Dritëro Agollin, që është vëllai im i madh shqiptar." Kështu u shpreh albanologu Zheng Enbo për një ndër përkthimet më të dashura të tij nga letërsia shqipe, me të cilën është lidhur përjetesisht.
Atë kohë vëllai i tij i madh Dritëro Agolli u gëzua pa masë që një ndër veprat e tij më të njohura tashmë i dhurohej lexuesve kinezë me përkthimin mjeshtëror të Zheng Enbo-së .
Tashmë në moshën 83 vjecare albanologu Zheng Enbo u rikthye në atdheun e tij të dytë , Shqipëri tetorin e kaluar, ku e prisnin surpriza të mëdha. I shoqë ruar nga dy vajzat e tij, ai u nderua në një ceremoni të posacme nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta me titullin e lartë "Naim Frashëri", për kontributin dhe përkushtimin e përhershëm ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar.
"Uroj që dy studjuesit që po nderojmë sot të vazhdojnë dhe për shumë vite të tjerë të kontribuojnë në njohjen e popullit shqiptar dhe historisë së tij në Kinë, veçanërisht brezat e rinj kinezë që është kaq e rëndësishme, si dhe për forcimin e pandalshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe dy popujve tanë", theksoi në fjalën e tij presidenti Meta, duke iu referuar albanologut Zheng Enbo.
Plot emocion albanologu Zheng Enbo, tashmë flokëbardhë, por me një mal dashuri për Shqipë rinë tha fjalë zemre "Dita e sotme për mua është një ditë e shënuar historike. Nuk do ta harroj kurrë. Për mua letërsia dhe arti shqiptar është një oqean i pafund. Në të ardhmen do të thelloj njohuritë e mia për letërsinë shqipe dhe do të përkthej veprën e Xhevahir Spahiut, mikut dhe vëllait tim të vogël"
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, i ftuar nderi i veprimtarisë treditore ndërakademike dhe ndëruniversitare shqiptaro-kineze, Zheng Enbo pati rast ta vizitonte pas 14 vitesh atë .
"Tirana më duket një qytet krejt i ri. Kisha 14 vjet pa ardhur kë tu për vizitë, por tani të gjitha janë të reja dhe të bukura. Kjo nuk është e lehtë por është kristal i djersës dhe përpjekjeve të qytetarëve të Tiranës. Gëzohem shumë për sukseset e tiranasve"
Mosha për albanologun kinez Zheng Enbo është thjesht një numër. Para kthimit në Kinë ai premtoi se do të përkthejë në kinezisht poezitë e vëllait të tij të vogël Xhevahir Spahiu, një ndër poetët bashkëkohorë më të spikatur të letë rsisë shqipe, i përkthyer në disa gjuhë të huaja.
"Profesioni im është studimi dhe përkthimi i letërsisë shqipe. Për mua letërsia shqipe është jetë, prandaj këto ditë jam emocionuar shumë "
Zheng Enbo është një ndër personalitetet e shquara të albanologjisë së sotme, një bir i denjë i Kinës dhe Shqipërisë .
Eda Merepeza