Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus shpërndau në rrjetet sociale një video, ku tregohet përvoja e një grupi infermierësh kinezë si mami që kujdesen për një foshnje të infektuar me koronavirus. Infermieret kineze përkujdesen shumë me dhembshurinë e një nëne. Le të njihemi me historinë e disa prej tyre.

Premtimet e infermiereve

Kangkang që u lind dy muaj më parë është pacientja më e vogël që është prekur me koronavirus në provincën Guangdong të Kinës jugore. Para 10 ditësh, ajo hyri në Spitalin e Qendrës së Mjekimit të Grave dhe të Fëmijëve në Guangzhou, kryeqendrën e provincës Guangdong, nga vendlindja e saj qyteti Chaozhou. Kur hyri në spital, në xhepin e palltos së saj kishte një letër të shkruar nga nëna e saj, në të cilën thuhej se "bebja është jeta ime, nëse ajo do shërohet, ju jeni njerëzit më humanë dhe heronjtë e mi"

Më parë, nëna dhe të afërmit e Kangkang-ut rezultuan pozitivë me koronavirus novel dhe po mjekohen në spitalin e vendlindjes. Për këtë arsye e vogla Kangkang është vetëm, askush nuk mund ta shoqërojë. Kryeinfemierja e zonës së izolimit Sun Jing tha se Kangkang është shumë e vogël, prandaj dërguam 4 infemiere në bazën fillestare për kujdesjen ndaj asaj. Ajo tha se zgjodhi infemieret me më shumë përvojë të cilat janë edhe mami.

Peng Fenxia është një prej tyre. Me kostumin mbrojtës dhe maskën N95, kujdesi ndaj foshnjësnuk është punë e lehtë. Madje për veprime të zakoshme si mbajtja e foshnjës në krah do të harxhojë shumë energji, por Peng është e lumtur.

Peng tha: "Kur takohemi, foshnja na buzëqesh". Ajo i jep lodra Kangkang-ut e cila qesh dhe lodron. Infermierja i flet shpesh vajzës së vogël, pavarësisht se është vetë Peng që vetë pyet e vetë përgjigjet. Por ajo është e lumtur për punën e saj.  

Tashmë duke punuar afër foshnjes, infermieret e njohin mirë vajzën e vogël, për shembull nëse pi shumë qumësht, ajo do të flejë mirë. Ajo do që infermieret ta mbajnë në krah dhe kur qan do që infermieret ta përqafojnë. Vetëm kështu ajo qesh dhe është e lumtur.

Pas 10 ditësh, gjendja e Kangkangut është më e mirë sipas skanerit të mushkërisë. Ajo pi 800 ml qumësht në ditë. Me këto lajme të mirë, nëna e Kangkang-ut falenderoi me gjithë zemër stafin mjekor. Ajo tha: "Buzëqeshja e vajzës sime është ilaçi më i mirë për mua".

Deri tani, ajo letër ruhet ende nga infermierja Peng Fenxia, pasi ajo e sheh këtë letër si amanetin e nënës dhe si një motiv që të punojnë më fort.

Infermieret mami punojnë me çdo kusht për sigurinë e fëmijëve  

Më 31 janar, Lele u çua në Spitalin e Fëmijëve në Wuhan për mjekim. Për shkak se e gjithë familja është infektuar me koronavirusin e ri, nuk ka kush ta shoqërojë, prandaj për Lele-n u përkujdes kryeinfermierja Chen Jun dhe koleget e saj.

Chen Jun tha se pas fillimit të epidemisë, përballë situatës së infektimit të fëmijëve, Spitali i Fëmijëve Wuhan rindërtoi zonat e qendrimit të të sëmurëve sipas kërkesave të sëmundjes infektive. Spitali krijoi tre zona për fëmijët e dyshuar me infeksion nga koronavirusi i ri dhe dy zona për fëmijët e infektuar.

Për ta shëruar sa më shpejt, stafi mjekësor shtoi përkujdesje të veçantë vetëm për Lele-n sipas planit të ri.

Shumë infermiere nuk janë martuar dhe nuk kanë fëmijë, por për Lele-n, ato u shndërruan në nëna. Simptoma e Lele-s nuk janë të rënda por ai u largua nga nëna dhe nga mjedisi që ishte mësuar, gjithashtu ndaloi pirjen e qumështit të nënës dhe është shumë e vështirë të mësohet me ambjentin e ri. Në fillim ai vetëm qante dhe netët e para ai flinte në krahët e "nënave të përkohshme".

Pas disa ditësh, Chen Jun dhe koleget e saj mendojnë se Lele është fëmija i tyre. Chen tha: "Vetëm në pak ditë ai u mësua me mjedisin e spitalit dhe qesh shpesh, është i lezetshëm." Infermieret e ndihmojnë Lele të ndërrohet dhe e veshin me rroba shumë të mira e të pastra, prandaj Lele ëshë gjithnjë i bukur.

Kur kanë kohë, infermierët bëjnë fotografi me "djalin e tyre". Në çdo foto Lele duke i gëzuar dhe një ose dy "nëna të përkohshme" me veshje mbrojtëse e shoqërojnë Lele-n.

28 mamitë e Qiangqiang-ut

Pasditen e 8 shkurtit, zonja Li doli në hyrjen kryesore të Spitalit nr.2 të Popullit të Provincës Guangdong për të mirëpritur djalin e saj 2-vjeçar Qiangqiang që kishte 10 ditë pa e parë. Më në fund ata mund të takoheshin.

Para 10 ditësh, zonja Li, bashkëshorti i saj, djali i madh i saj, nëna e i ati i saj u izoluan në Spitalin nr.2 të Popullit të Provincës Guangdong, pasi ishin të infektuar me koronavirus. Prandaj nuk kishte asnjeri që të kujdesej për djalin e vogël Qiangqiang. Spitali u njoh me këtë situatë dhe nisi menjëherë të kujdesej për Qiangqiang-un. Vetëm në 30 minuta, 28 infermierë u regjistruan për t'u përkujdesur ndaj Qaiangqiang-ut. Gjatë 10 ditëve, 28 infermiere u bënë nënat e përkohshme të Qiangqiang-ut.

Në këto 28 infermiere pati shumë beqare, të cilat nuk kishin shumë përvojë në kujdesin ndaj fëmijëve. Infermierët krijuan një grup në wechat për të diskutuar gjërat e hollësishme për kujdesin. Ato i sollën lodra, përgatitën qumësht etj. Edhe pas përfundimit të turnit, ato e kalonin kohën për t'u kujdesur për Qiangqiang-un.

Pas trajtimit 10 ditor, tani zonja Li u shërua dhe u largua nga spitali. Deri tani i vëllai i Qiangqiang-ut është shëruar po ashtu, ndërsa tre nga të afërmit janë në gjendje të stabilizuar dhe do të vazhdojnë mjekim në spital. Parashikohet që edhe ata të dalin nga spitali shumë shpejt. (Çang Çuo)