Deri tani në Kinë ka mbi 3200 të shëruar nga koronavirusi. Pas daljes nga spitali, ata shprehën mirënjohjen e tyre ndaj stafit mjekësor.
Një 17 vjeçare e shëruar nga koronavirusi: Përvojë e paharrueshme
Mbrëmjen e 31 janarit, një 17 vjeçare e prekur me koronavirusin në provincën Hebei të Kinës u shtrua në spital dhe doli nga spitali më 6 shkurt. Ajo shkroi një artikull për përvojën, mendimet etj.gjatë qëndrimit në spital. Në rreshtat e saj ajo falenderoi të gjithë stafin mjekësor për punën e zellshme dhe shprehu shpresën se të gjithë të sëmurët si ajo do ta përballojnë me guxim betejën kundër koronavirusit dhe do ta fitojnë atë. Në vijim një fragment nga shkrimi i saj:
Jam një 17 vjeçare e prekur nga koronavirusi, por tani jam shëruar dhe kam dalë nga spitali. Mamaja ime punon si mjeke. Në fillim kuptova vetëm që ajo ishte shumë e zënë pa ditur konkretisht sakrificat e saj. Këtë herë pata kontakte të ngushta me mjekët dhe infermierët dhe për herë të parë ndieva dashuri për "ushtarët me uniformë të bardhë".
Mbrëmjen e 31 janarit vajta në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në qytetin Handan të provincës Hebei të Kinës. Pasi u shtrova, pajisjet që më vunë dhe masat që morën mjekët e infermierët, mendova se isha prekur nga virusi dhe më kapi paniku.
Por stafi mjekësor më tha të mos kem frikë pasi kjo sëmundje nuk është serioze. Më thanë disa herë mos të shqetësohem. "Me përpjekje të përbashkëta do të shërohesh. Forca!". Këto fjalë më qetësuan.
Marrja e ilaçit për mua ishte punë e vështirë, sidomos ilaçi kinez që merrej tre herë në ditë, çdo herë nga 250 ml. Sa e shihja këtë ilaç më përzihej. Infermierja më tha se ky medikament ishte i studiuar nga specialistët. Nëse e pija do më forcohej imuniteti dhe do ta mposhtja virusin. Ajo më tha se nëse nuk e mbaroja dot të gjithë me njëherë atëherë mund ta pija për dy apo tre herë. "Këtu ka embëlsira, mund t'i hash pasi pi ilaçin". Në këtë mënyrë çdo ditë infermierët më jepnin ilaçin kinez.
Me uniforma dhe syze mbrojtëse, nuk arrija të dalloja qartësisht fytyrat e tyre, por nëpërmjet zërit ndieja buzëqeshjen, dashuri dhe dashamirësinë që tregonin ndaj meje.
Për të bërë analizat, ata morën një mostër në traktin e sipërm respirator. Nëna më tha se kjo gjë është e rrezikshme për një infermier. Por ata nuk patën frikë dhe më thanë se mund të më dhëmbi pak por do e mbarojnë shpejt procedurën.
Më 6 shkurt, kryeinfermieri më tha se analizat më kishin dalë shumë mirë dhe se mund të dilja pasdite nga spitali. Me një zë të dashur mendoj që ai ishte e lumtur për mua.
Pas largimit nga spitali i falenderoj ata me gjithë zemër sepse më dhanë forcë kur kisha shumë frikë. Kjo përvojë do të ngelet gjatë në kujtesën time.
Fang i shëruar nga pneumonia: Tani jam vullnetar i parandalimit të koronavirusit
Mëngjesin e 9 shkurtit, Fang i prekur nga koronavirusi u shërua dhe po pushon në shtëpinë e tij në qytetin Langfang të provincës Hebei të Kinës. Ai falenderoi mjekët dhe infermierët që e shëruan me përpjekje të vendosura.
Fang kujton se në fillim pasi mësoi se ishte prekur nga koronavirusi u frikësua, ndihej në panik dhe i hutuar. Por falë përkujdesit të lartë të stafit mjekësor, ai u ndie më mirë si psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht. Stomakun nuk e kishte shumë mirë prandaj nuk mund të hante shumë oriz, pot vetëm pak bukë në avull. Gjatë trajtimit mjekët i dhanë edhe këshilla psikologjike, të gjitha këto i krijuan Fang-ut më shumë besim.
Fang tha se mjekët e infermierët janë të lodhur dhe kanë rrezik që të preken, prandaj shpreh nderime e respekt të lartë për ta. Ai tha se gjatë qëndrimit në spital, mësoi shumë njohuri për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, tani ai u bë vullnetar i përhapjes së njohurive të parandalimit të koronavirust në sferën e miqve të tij.
Yang i prekur nga koronavirus që u shërua: Mos kini frikë ndaj kësaj sëmundje, bashkëpunoni me mjekët dhe mund të shëroheni
Vendlindja e Yang-ut është qyteti Pingyao i provincës Shanxi. Ai punon në qytetin Wuhan të provincës Hubei. Para Festës së Pranverës, ai u kthye në vendlindje. Më 25 janar, rezultoi se ishte i prekur nga koronavirusi. Spitali përshtati metodën e mjekimit sipas situatës së tij dhe përdori ilaçe perëndimore dhe kineze. Spitali i dha edhe këshilla psikologjike Yang-ut. Më 4 shkurt, ai doli nga spitali. Ai tha: "Falënderoj trajtimin e mjekëve dhe përkujdesjen e infermierëve. Ata i kushtojnë rëndësi jetës sime dhe më inkurajuan shumë. Dua t'ju them që mos të keni frikë nga kjo sëmundje, duhet të ruani gjakftohtësinë dhe të bashkëpunoni me mjekët dhe do të shëroheni."