Pas disa ditëve, shumë kinezë do të përfundojnë pushimet e Festës së Pranverës dhe do të largohen nga vendlindja për t'u rikthyer në qytetet ku punojnë apo studiojnë duke nisur një vit të ri të mbarë.
Para kthimit, të gjithat nënat kineze do të përgatisin valixhet e fëmijëve, të cilat kanë frymën e familjes, sepse brenda valixheve ka ushqime të përgatitura nga nëna dhe babai dhe gjyshja. Pas largimit nga vendlindja, nuk ka asnjë valixhe ku të ketë pak hapësirë, ato janë të gjitha të supermbushura.
Nga verilindja e Kinës deri Pekin, mbi 1000 kilometra, ky është viti i 8-të që Xiaonan studion larg vendlindjes. Me trenin e shpejtë, kjo nuk është një distancë e madhe, por nëna e saj vazhdon të fusë në valixhen e vajzës ushqimet më të mira.
Xiaonan tha: "Në fillim, isha shumë e gëzuar. Edhe pse në Pekin ka gjithçka, mungon fryma e familjes."
Në atë kohë, ajo kërkoi të marrë disa gjëra nga vendlindja, por në fund situata doli jashtë kontrollit. Nga 500 gram stika pishe deri 3 kilogramë, nga një qese turshi deri një kuti, nga një pako oriz deri në një thes...... Xiaonan tha: "Tani nuk guxoj të them çfarë dua, sepse valixhet e mia do të jenë shumë të rënda. Një herë, valixhet ishin tejmbushur dhe kështu nëna i postoi ushqimet. Por në fund pakoja "shpërtheu" sepse ishte e tejmbushur."
Edhe një e re e sapomartuar me emrin Sisi shqetësohet nga valixhet e rënda. Ajo tha: "Bashkëshorti im e mban valixhen. Po të jem vetëm nuk e mbaj dot. Një valixhe është rreth 25 kilogramë."
Pasi u martua, Sisi u kthye në shtëpinë e prindërve të saj ditën e dytë të vitit të ri sipas kalendarit bujqësor sepse sipas zakoneve kineze, çifti i ri duhet të kalojë ditën e parë në familjen e burrit, pastaj të shkojë në familjen e nuses. Prandaj, Sisi çdo vit mbush valixhet dy herë.
"Kur të shkoj në shtëpi do të nxjerr valixhet bosh me qëllim që dy nënat t'i mbushin me gjëra për ne."
Pas përfundimit të pushimeve të Festës së Pranverës, 80 vjeçarja Li Xiuxia përcjell djemtë dhe vajzat e saj në qytetet e tjera për punë. Në këtë kohë të vitit ajo është shumë emocionale. Para largimit, ajo vendos ushqimet në valixhet e fëmijëve të saj.
Li Xiuxia tha: "Dua t'u jap sa më shumë gjëra, dhe nuk dua të lotoj." Çdo vit ajo shpreson që djemtë dhe vajzat do të kthehen në shtëpi për të kremtuar së bashku Vitin e Ri, por koha e ndarjes është më e trishta. "Ata mendojnë gjithmonë që valixhet janë të rënda, por unë përsëri ua mbush, vetëm kështu mund të ndihem mirë."
Por ka edhe raste të veçanta. Valixhet e Nini-t janë të veçanta, sepse universiteti i saj është shumë pranë me shtëpinë. Ajo tha se "Koha e shpenzuar nga universiteti deri në stacionin e trenit është më e gjatë se nga qyteti ku ka universitetin deri në vendlindje. Prandaj nëna më thotë që ta marr në telefon nëse më hahet diçka dhe mund të udhëtoj me tren vetëm për 20 juanë."
Tianqi dhe bashkëshorti i saj kanë 3 vjet të martuar. Valixhet e tyre nuk kanë asnjë gjë para kthimit në vendlindje.
"Në të kaluarën, kur ktheheshim në qytetin ku punojmë, nëna na jepte shumë ushqime etj. Përveç pjesës sime, ime më përgatiste edhe për miqtë e mi prandaj valixhet ishin shumë të rënda."
Ajo preferon të porosisë në internet. "Tani mund të bleni çdo gjë në internet shumë lehtë, pa pasur nevojë që ime më dhe im atë të ngarkohen me përgatitjen e gjërave. Kështu prindërit në moshë të thyer nuk ka nevojë të lodhen," tha Tianqi.
Ndoshta ka njerëz që mendojnë se nuk duhet t'i kushtoni shumë rëndësi valixheve, por vetëm ata që punojnë apo studiojnë jashtë vendlindjes së tyre mendojnë se nga gjërat në valixhe mund të ndiejnë aromën prindërore.
Ka njerëz që thonë se prindërve u tregojnë vetëm gjërat e bukura që kalojnë jashtë vendlindjes. Me këto valixhet, prindërit mund të ndiejnë se mund të ndihmojnë fëmijët, prandaj këta të fundit nuk e refuzojnë.
Shumë vetë thonë: "Nëna merakoset se nuk ha siç duhet kur nuk jam në vendlindje prandaj i marr ato që përgatit ajo, vetëm kështu ajo do të ndihet e gëzuar."
Specialistët analizojnë se shumë përdorues të internetit publikojnë gjërat e vendosura nga prindërit në valixhe, gjë që tregon dashurinë e fëmijëve për prindërit dhe për vendlindjet e tyre. (Çang Çuo)