Në periudhën 1949-2019, Republika Popullore e Kinës ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm 70-vjeçar. Gjatë shtatë dekadave, Kina vendosi marrëdhënie diplomatike me 90% të vendeve të botës. Partnerët e saj u rritën nga 10 deri në 180. Zgjerimi i "sferës së miqve" tregon plotësisht se parimi i "Një Kine" është njohur gjerësisht nga vende të ndryshme të botës.

Shtrëngimi i vonuar i duarve

Para cereminisë së kremtimit të jubileut të 70-vjetorit të themellimit të Kinës së Re, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi mirëpriti në Pallatin Diaoyutai të Pekinit një mik të ri, homologun Jeremiah Manele nga Ishujt Solomon. Disa ditë më parë, qeveria e Ishujve Solomon shpalli njohjen e parimit të "Një Kine" duke ndërprerë të ashtuquajturën marrëdhënie diplomatike me autoritetet tajvaneze.

Në takimin e tyre, dy kryediplomatët nënshkruan një deklaratë të përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Prej 21 shtatorit të kaluar, Kina dhe Ishujt Solomon kanë njohur njëra-tjetrën reciprokisht dhe vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh. Lidhur me këtë shtrëngim të vonë duarsh, Wang u shpreh se kjo vendosje përputhet me prirjen e kohës, vullnetin e popujve dhe është një veprim i drejtë politik.

18 ditë më pas, kryeministri i Ishujve Solomon Manasseh Sogavare kryesoi një delegacion në Kinë. Gjatë takimeve me udhëheqësit e Kinës , Sogavare shprehu disa herë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kinën dhe zgjedhja e tyre në anën e drejtë të historisë me shumicën e vendeve të botës janë zotim politik i vendosur i vendit të tij.

"Jemi të gëzuar që u bëmë vendi i 179-të që vendos marrëdhënie diplomatike me Kinë. Qeveria e populli i Ishujve Solomon zgjodhën të qëndrojnë në anën e drejtë të historisë për të realizuar normalizmin e marrëdhënieve diplomatike me palën kineze. Politika jonë diplomatike përputhet me rezolutën nr.2758 të OKB-së."

Para krijimit të marrëdhënieve diplomatike, Kina ishte partnerja më e madh tregtare dhe tregu më i madh i eksportit i Ishujve Solomon. Sogavare bëri vizitën e tij të parë në Kinë për të nxitur marrëdhëniet dypalëshe. Dy vendet nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushat diplomatike, arsimore, teknologjike, ekonomike etj., si dhe një Memorandum Mirëkuptimi të bashkëpunimit për "Një brez, një rrugë".

Në takimin me Sogavare, presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh se megjithëse Ishujt Solomon sapo vendosën marrëdhënie diplomatike me Kinën, miqësia është e njëjtë, zhvillohemi së bashku për një perspektivë të bukur.

Ecja krah për krah me miqtë

Para Ishujve Solomon, Kina vendosi marrëdhënie diplomatike me 8 vende të Paqësorit si Tonga, Fixhi etj. Këto vende ishullore janë perla turistike, por zhvillimi i tyre ekonomik është i ngadalshëm. Në vitin 2014 dhe vitin 2018, presidenti Xi u takua me liderët e vendeve ishullore të Paqësorit për të ndihmuar zhvillimin e tyre.

"Kina këmbëngul që të gjithë kombet janë të barabartë, pavarësisht nga madhësia. Ruajmë sinqeritet për miqtë tanë të ishullit, e trajtojmë njëri-tjetrin me mirësjellje dhe mbështesin vendet ishullore në zhvillimin e tyre ekonomik, përmirësimin e jetesës së njerëzve dhe përmirësimin e aftësive për zhvillim të pavarur dhe të qëndrueshëm. I mirëpresim vendet ishullore të hipin në trenin e shpejtë të zhvillimit të Kinës," theksoi presidenti Xi Jinping.

Me njohjet e mëtjeshme të politikës së jashtme të Kinës, vendet e ishullit të Paqësorit që kanë parë perspektivë të gjerë për bashkëpunim në të ardhmen, kanë marrë vendime të sakta njëra pas tjetrës dhe kanë zgjedhur të bashkohen me "sferën e miqve" të Kinës. Pas Ishujve Solomon, vendi ishullor Kiribati gjithashtu rifilloi marrëdhëniet diplomatike me Kinën pas 16 vjetësh në shtator 2019. Presidenti dhe ministri i Jashtëm i Kiribatit tha se kjo ishte një zgjedhje e pavarur e vendit të tij bazuar në interesat kombëtare dhe të popullit. Ai tha se Kiribati e kupton gjithnjë e më shumë se për të arritur zhvillimin kombëtar, nevojitet një mik si Kina.

Më 21 gusht të vitit 2018, Kina vendosi marrëdhëniet diplomatike me Salvadorin. Në prillin e vitit 2019, Nayib Bukele u bë presidenti i ri i këtij vendi dhe në dhjetor ai bëri vizitën e tij të parë në Kinë.

Gjatë bisedimeve me Bukelen, presidenti Xi vlerësoi vendimin e homologut salvadorian mbi ruajtjen e zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

"Vendosja dhe zhvillimi i marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Salvadorit është një ngjarje e madhe në historinë e shkëmbimeve midis dy vendeve, duke hapur derën e bashkëpunimit dypalësh. Z. presidenti ka thënë se marrëdhëniet Kinë-Salvador janë premtuese dhe unë pajtohem me këtë. Pala kineze është e gatshme të punojë me Salvadorin për të zgjeruar shkëmbimet, forcuar bashkëpunimit dhe nxitur marrëdhëniet bilaterale në një nivel të ri mbi bazën e respektit reciprok dhe mos ndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit."

Nga takimi deri në fjalim, nga Pekini në Shangai, Bukele njohu më tej Kinën gjatë vizitës së tij njëjavore. Ai shprehu shpresën që vizita e tij do të bëhet pikë e re e fillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

"Salvadori sapo vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën, por kjo marrëdhënie ka potencial të madh. Dy palët kanë aftësi të bëhen partnerë dhe miq të mirë. Besoj se zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën, një vend kaq i madh dhe i sinqertë do t'i japë Salvadorit rastet e zhvillimit dhe popullit salvadorian lumturi të vërtetë."

Zbatimi i parimit të "Një Kinë" është rezoluta e sesionit të vitit 1971 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë mbi 40 viteve, komuniteti ndërkombëtar ka arritur unanimitet mbi këtë parim dhe gjithnjë e më shumë vende zgjodhën të ecin me Kinën. Deri tani 180 vende nga 195 vende sovrane në botë vendosën marrëdhëniet diplomatike me Kinën. Specialisti i çështjeve ndërkombëtare pranë Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare të Kinës Su Xiaohui u shpreh se "sfera e miqve" të Kinës po zgjerohet më tej.

"Rrethi i miqve të Kinës po zgjerohet. Marrëdhëniet diplomatike mes Kinës dhe vendeve të tjera bazohen në miqësi dhe leverdi të ndërsjellë. Gjatë këtij procesi, mund të tregohet rritja e ndikimit të Kinës në arenën ndërkombëtare. Shumë vende mendojnë se Kina ofron shans për vende të ndryshme dhe vendosën dhe thelluan marrëdhëniet diplomatike që tregon se ideja diplomatike e Kinës është tërheqëse." (Çang Çuo)