Sot është dita e parë e vitit 2020, ose trokitja e vitit të ri sipas kalendarit diellor. Në Kinë, Viti i Ri festohet sipas kalendarit hënor dhe quhet Festa e Pranverës, që këtë vit bie më 25 janar. Megjithatë, numri i kinezëve të cilët festojnë Vitin e Ri sipas kalendarit diellor po shtohet gjithnjë e më shumë. Ata zgjedhin të udhëtojnë në vende të ndryshme për ta nisur mbarë vitin e ri.
Sot ju prezantojmë disa qytete kineze dhe të huaja që janë destinacione të nxehta turistike gjatë kësaj periudhe.
1. Pekini: Klasik
Si një kryeqytet dhe metropol, atmosfera festive në Pekin është shumë e mrekullueshme. Në mbrëmjen e datës 31 dhjetor, në tempullin Taimiao organizohet evente për ndërrimin e viteve. Kinezët besojnë se nëse jeni të pranishëm në ndërtesat perandorake gjatë natës së ndërrimit të viteve, atëherë do të keni fat e lumturi gjatë gjithë vitit.
Tempulli Taimiao ku njerëzit luten për paraardhësit përbëhet nga tre oborre dhe i gjithë tempulli ka një arkitekturë madhështore.
Përveç tempullit Taimiao, edhe në Shimaotianjie, Lansegangwan, Sanlitun ka aktivitetet argëtuese për të kremtuar vitin e ri. Zakonisht, të rinjtë shkojnë atje me miqtë e tyre për të kaluar sa më gëzueshëm dhe për ta pritur Vitin e Ri me hare.
2. Nanjing: Më tradicional
Nanjing-u që ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës jugore ka qenë një kryeqytet gjatë dinastive të Kinës, prandaj kalimi i Vitit të Ri atje ruan ende karakteristikat tradicionale. Në shumë tempuj në Nanjing organizohet veprimtaria e goditjes së gongut në natën e fundvitit dhe në mëngjesin e parë të vitit. Banorët atje e presin vitin e ri me tinguj.
Tempulli Dabaoensi është një zgjedhje e mirë. Kulla me xhama shumëngjyrësh është ndërtesë klasike kineze. Në natën e fundit dhe mëngjesin e parë të vitit të ri, atje ka një shfaqje dritash dhe shfaqje tradicionale kineze, prandaj ju sugjerojmë të shkoni.
Përveç tempullit Dabaoen ka edhe shumë tempuj të tjerë si Jinghai, Xixia, Jiming, Xuanzangt, Pilu, Linggu etj., ku edhe në këto bie gongu për të mirëpritur Vitin e Ri.
3. Harbin: Më i veçantë
Harbini ndodhet në provincën Heilongjiang të Kinës veriore. Në Rrugën Qendrore me dëborë, në Botën e Akullit e të Dëborës turistët presin Vitin e Ri, një mënyrë shumë romantike.
Qyteti Harbin çdo vit kthehet në një "parajsë të ngrirë," gjatë periudhës janar-shkurt kur zhvillon këtë festival. Blloqe gjigante akulli transportohen pranë qytetit dhe gdhenden në forma dhe skulptura nga më mahnitëset.
Gjatë natës, skulpturat dhe ndërtesat prej akulli ndriçohen me ngjyra të ndryshme, duke e shndërruar qytetin në një imazh gati përrallor.
Çdo vit në Botën e Akullit dhe të Dëborës organizohet event i madh për të pritur Vitin e Ri. Në atë park ka gjithashtu shfaqje artistike me kostum të kombeve të ndryshme. Atmosfera atje është e paharrueshme.
Liqeni Lugu: Më i qetë
Ka njerëz që pëlqejnë gjallëri për të mirëpritur Vitin e Ri, ndërsa ka të tjerë që preferojnë ta kalojnë në atmosferë të qetë. Nëse doni qetësi, ju sugjerojmë të shkoni në Liqenin Lugu.
Ai shkëlqen si një perlë mes kodrave dhe maleve në veriperëndim të provincës Yunnan.
Nëse qëndroni atje me të afërmit apo miqtë do të relaksoheni nga pamjet e këtij liqeni dhe do të keni vit të mbarë.
Qyteti tajlandez: Chiang Mai
Chiang Mai është një qytet tajlandez jo shumë larg nga Kina. Megjithëse ai nuk ka plazhe apo qendra tregtare luksoze, të ofron qetësi dhe njeë jetë tradicionale. Çmimet atje janë më të ulëta se në Kinë dhe është qytet interesant me kulturë dhe art.
Chiang Mai u ofron turistëve një ndjenjë të veçantë. Edhe pse ka trafik, turistët nuk dëgjojnë boritë e automjeteve, pasi të gjithë janë të qetë dhe të ngadaltë. Çdo banor atje u buzëqesh dhe është i dashur me turistët, përfshi shoferët, shitësit etj. Tregu i natës gumëzhin nga njerëzit.
Nëse e prisni vitin e ri në këtë qytet do të shijoni edhe qetësinë edhe atmosferën e gëzuar.
Distrikti Semporna
Distrikt Semporna që ndodhet në Malajzi është parajsë në stinën e dimrit. Ai quhet ndryshe edhe si ishulli i ëndrrës. Pranë këtij ishulli jetojnë edhe "Ciganët e detit", të cilët e kalojnë kohën më të madhe në det dhe rrallëherë zbresin në Tokë. Ata kanë qindra vite që jetojnë në këtë mënyrë.
Uji atje është kristal dhe ka shumë peshq të cilët duken me sy të lirë. Qelli është i kthjellët si deti me shumë zogj. Atje turistët mund të ndiejnë dashamirësinë e vërtetët të banorëve lokalë. Atje është shumë qetësi, nuk dëgjohen zhurma të ndryshme por vetëm zhurma e dallgëve të detit.
Sri-Lanka
Sri Lanka ndonëse një ishull, është një perlë e vërtetë krahasuar me ishujt e tjerë. Ajo quhet si "vendi i buzëqeshjes" dhe ka karakteristikat e Azisë juglindore. Në qendrën e rritjes së elefantëve, njerëzit mund të shëtisin dhe të shohin nga afër këto kafshë miqësore dhe të mençura. Në këtë formë edhe elefantët mund të ndiejnë dashurinë e miqësinë e njerëzit. Në Larisa të Sri-Lankës mund të shihni balena që hidhen jashtë ujit.
Në këtë vend të gjithë buzëqeshin, si fëmijët ashtu edhe të moshuarit. Buzëqeshja është mrekullia e këtij vendi dhe nëse e prisni ndërrimin e viteve atje me siguri do të kaloni një vit plot hare dhe gaz. (Çang Çuo)