Hekurudha kineze me shpejtësi të lartë: Kartëvizita e Kinës
Pasditen e 8 qershorit 2018, para mbledhjes së 18-të të Këshillit të Krerëve të Vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, presidenti Xi Jinping ftoi homologun rus Vladimir Putin për një udhëtim me trenin e shpejtë. Putini tha se sa herë që udhëton me tren i duket shumë romantike. Gjatë bisedimeve, presidenti Xi i tha se shpejtësia me të cilën po udhëtojmë është 300 kilometra në orë. Ndërsa uji në gotën e Putinit nuk lëvizte.
Wang Ruidong nga provinca Anhui ka punuar 15 vite në provincën Zhejiang dhe dëshiron të kthehet sa më parë në shtëpi me rastin e Festës së Pranverës (festa më e rëndësishme për kinezët). Në fillim, ai kishte vetëm opsionin e udhëtimit me autobus dhe për këtë ai shpenzonte shumë orë në rrugë. Më 25 dhjetorin e vitin 2018 nisi operimin hekurudha me shpejtësi të lartë Hangzhou-Huangshan. Tani Wang Ruidong mund të niset në orën 7 të mëngjesit dhe për dy orë mund të mbërrijë në shtëpi dhe të drekojë me familjen. Treni i shpejtë u ka sjellë shumë lumturi banorëve të thjeshtë kinezë.
Përveç këtyre, hekurudha e shpejtë Ankara-Stamboll është hekurudha e parë me shpejtësi të lartë në Turqi, ndërsa hekurudha tjetër Xhakartë-Bandung ka ulur presionin e transportit të pasagjerëve gjatë periudhës së punës.
Treni Kinë-Europë: Rast i botës
"Alo, si është gjendja e tanishme e trenave 'Pragë-Yiwu' ?"
Çdo mëngjes, Xu Zhengguo, një biznesmen në qytetin kinez Yiwu që merret me importin e produkteve të qelqit dhe kristalit telefonon operatorët e trenave Kinë-Europë.
Republika Çeke si vendi i prodhimit të kristalit është burimi kryesor i furnizimit për Xu Zhengguo. Ai importon 120 kontejnerë në muaj nga Çekia. Xu është shumë i lumtur sepse falë funksionimit të trenit Kinë-Europë, koha e transportit hekurudhor është përgjysmuar në krahasim me transportin detar dhe mallrat mund të transportohen drejtëpërdrejt në Yiwu.
Në 30 vitet e shekullit të kaluar, eksploruesi i Suedisë Sven Hedin parashikoi në librin e tij "Rruga e Mëndafshit" se nëse qeveria kineze mund të rifillojë Rrugën e Mëndafshit dhe të përdorë mënyrën e transportit modern, kjo rrugë do t'u japë shumë kontribut njerëzve.
Parashikimi i Hedin-it po realizohet. Rruga e Mëndafshit u ringjall nëpërmjet malit, liqenit, shkretëtirës, me hekurudhën Kinë-Europë. Deri në prillin e vitit 2019, numri i trenave midis Kinës e Europës arriti 14691 duke lidhur 62 qytete kineze me 51 qytete të 15 vendeve të Europës. Numri i linjave hekurudhore midis Kinës e Europës arriti në 68.
Sipas të dhënave të publikuara mbi tregtinë midis Kinës e Europës, vlera e mallrave nëpërmjet transportit hekurudhor arriti 33 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2018, një rritje 106% në krahasim me vitin 2017. Nga këto shifra mund të shohim rolin e luajtur nga "Grupi i deveve prej çeliku".
Sipas të dhënave të publikuara mbi gjendjen e qarkullimit, koha e qëndrimit në doganë u pakësua deri në 6 orë nga 12 orë, koha e transportit u paksua deri në 12-14 ditë nga 25 ditë dhe u rrit efikasiteti i transportit.
Jeta e vajzës polake Natalia ndryshoi nga hekurudha Kinë-Europë që kalon në kontinentin euroaziatik. Ajo është bërë menaxhere shitjes në kompaninë e logjistikës "Lance Hart" për hekurudhës Chengdu-Europë. Kjo kompani krijoi "Pavijonin e Mallrave të Polonisë" në qytetin Chengdu të Kinës perëndimore. Mbi 300 lloje mallrash shiten nëpërmjet këtij pavioni deri në Pekin, Guangzhou etj.
Sipas njoftimeve të mediave ruse, në 8 muajt e parë të vitit 2018, vëllimi i transportit të kontejnierëve"Kinë-Europë-Kinë" kaloi 155 mijë kontejnerë standard me shërbimin e Korporatës së Bashkuar të Logjistikës së Transportit - Unioni Euroazian i Hekurudhave duke u rritur 50% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Hekurudha Kinë-Europë ofroi rast të çmuar për forcimin e tregut të transportit rajonal.
Gazeta gjermane "Welt" njoftoi se kjo është një mundësi e artë për forcimin e transportit rajonal. "Si partnerë, ne po përfitojmë nga rritja ekonomike e Kinës," shkruhet në gazetë.
Linja Ndërkombëtare-Lidhja e Tregtisë
Aeroporti Ndërkombëtar Daxing i Pekinit nis operimin më 30 shtator, duke e futur Pekinin në epokën e transportit ajror me "dy qendra".
Më 28 shkurt të vitit 1958, para 10 vjetorit të themelimit të Kinës së Re, Drejtoria e Aviacionit Civil e Kinës shpalli se në periferinë lindore të Pekinit ka përfunduar ndërtimi i aeroportit modern i Pekinit dhe do të hapej më 1 marsin e po atij viti.
Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Aeroportit Civil të Kinës Li Xiaomei tha se aeroporti i Pekinit i atëhershëm me një godinë terminale me sipërfaqje prej 10 mijë metrash katrorë dhe vetëm një pistë tregon gjurmët e momenteve kryesore historike të vendit dhe Reformën e Hapjen e Kinës.
Deri në fund të vititi 2018, numri i fluturimeve të aviacionit civil arriti në 4945, 28 herë më shumë në krahasim me periudhën e fillimit të Reformës dhe të Hapjes. Nga këto fluturime, linjat e brendshme të Kinës ishin 4096, shifër kjo 412.1 herë më shumë se në vitin 1950. Parashikohet se deri në vitin 2020, mbi 150 milionë turistë kinezë do të bëjnë turizëm në vendet e nismës "Një brez, një rrugë". Numri i turistëve kinezë që udhëtojnë jashtë vendit po rritet nga viti në vit.
Gazeta e Singaporit "Zaobao" raportoi se deri në vitin 2022, Kina do të bëhet tregu më i madh në botë i aviacionit civil. Deri atëherë, njerëzit do të shohin avionë të mëdhenj të prodhuar nga Kina. (Çang Çuo)