Tani Kina ka hyrë në sezonin e shitjeve të larta dhe punonjësit e kompanisë së logjistikës "Yuncang" të qytetit Ningbo po dërgojnë pako me kuti qumështi. Këto ushqime do të dërgohen tek konsumatorëve nga këtu.

Vitet e fundit, me shtimin e importit të produkteve nga vendet e Europës Qendrore e Lindore, qyteti Ningbo i provincës Zhejiang në Kinës lindore është bërë stacioni i parë i mallrave të vendeve të EQL-së në Kinë, me ushqimet si pjesën më të rëndësishme. Konsumatorët që blejnë ushqime kanë dhënë kontribut të madh për shkëmbimet ekonomko-tregtare.

Mallrat nga Europa Qendore e Lindore ofruan një larmi zgjedhjesh për banorët dhe përmirësuan cilësinë e jetës së tyre. Shumë banorë dëshirojnë të pinë qumësht çdo ditë dhe ata zgjedhin markat e importuara si Laciate, Moo etj. Tani në Kinë ka hyrë edhe qumësht nga Polonia.

Menaxheri i kompanisë së logjistikës "Yuncang" të qytetit Ningbo, Xu Jianfeng, tha se çmimi i qumështit lidhet ngusht me cilësinë, afatin e skadencës etj. Nga prodhimi, transporti deri tek regjistrimi në Kinë koha e procedurave mund të bëjë që derisa të importohet në Kinë të skadojë. Prandaj, gjatë regjistrimit dhe kontrollit të cilësisë nuk është e nevojshme të presim. Pra, sot ka një shpejtësi më të lartë për zhdoganimin dhe kjo është epërsia e bashkëpunimit midis Ningbos dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Sipas të dhënave, qumështi i Polonisë si shembull, vëllimi i importit të qumështit në 4 muajt e parë në Ningbo ishte 512.9 tonë me vlerë prej 6.42 milionë juanë duke u rritur 1.5 herë në krahasim të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërmarrjet e Ningbos janë të mendimit se ushqimet e Europës Qendrore e Lindore kanë perspektivë të mirë, prandaj ata importojnë shumë mallra të reja. Çokollata çeke, biskota bullgare, lëngje frutash serbe etj., janë importuar në Kinë.

Zhu Bin, përgjegjesi i Kompanisë së Tregtisë Ndërkombëtare Alashan në Ningbo, tha se biskotat bullgare janë të shumëllojshme me shije të ndryshme përfshi djathë, pice, luleshtrydhe, qumësht, domate etj. Tregu i ka mirëpritur biskotat, sidomos të rinjtë, prandaj kompania jonë importon përsëri. Mallrat e importuara nga vendet e Europës Qendrore e Lindore në Ningbo u bënë zgjedhje të mira të kompanive të tjera.

Në Qendrën e Ekspozitës së Mallrave të Ningbos, shumë vende të EQL-së kanë ngritur pavijonet e tyre, e sidomos vera është produkti që duket se ka tërhequr më së shumti banorët.

Zhu shtoi se kinezët nuk e njohin mirë verën e vendeve të EQL-së, por e pëlqejnë shijen e saj. Sektorët përkatës të Ningbos si dogana etj., përpiqen të nxitin shkëmbimet eknomiko-tregtare të vendeve të EQL-së dhe ofrojnë lehtësira në fushat e lejimit të hyrjes në treg, të zhdoganimit etj. Zhu tha gjithashtu se kompania e tij importon verë së pari për të parë reagimet e tregut dhe për të provuar procesin e shkëmbimeve tregtare. Prandaj më vonë kompania e tij nisi importimin edhe të vajit të ullirit dhe të produkteve të tjera.

"Prej propozimit të nismës "Një brez, një rrugë", lidhjet midis Kinës dhe vendeve të EQL-së u forcuan dhe nisën shkëmbimet tregtare. Produktet si vera, lodrat, kozmetika etj. nga Europa Qendrore e Lindore kanë hyrë në jetën e banorëve të thjeshtë kinezë, gjë që tregon se shkëmbimet ekonomiko-tregtare po zhvillohen mbarë.

Sipas statistikave nga dogana e qytetit Ningbo, nga janari deri në prillin e këtij viti, mallrat e importuara nga Europa Qendrore e Lindore arritën në 74 mijë tonë, një rritje 8.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që është parashikuar se vëllimi i mallrave mund të arrijë në 920 milionë juanë.

Për të shfaqur epërsinë e gjithanshme të Ningbo-s në bashkëpunimin me vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe për të ndihmuar Ningbo-n në krijimin e platformës së re të hapjes ndaj vendeve të Europës Qendrore e Lindore, dogana e qytetit publikoi një sërë masash lehtësuese dhe shpjegoi procesin e hyrjes së ushqimeve dhe të prodhimeve bimore e shtazore në Ningbo. Dogana po ashtu i informoi ndërmarrjet mbi rregullat e importimit të mallrave, njëkohësisht dha vlerësimet për hyrje në treg, analizën e riskut etj. Kështu importi i mallrave të vendeve të Europës Qendrore e Lindore nëpërmje doganës së Ningbos është bërë shumë i lehtë.

Për të garantuar sigurinë e ushqimeve të importuara, në vitin 2018 në Dialogun e Bashkëpunimit të Inspektimit dhe të Karantinës të Doganës Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore u publikua "Plani i Bashkëpunimit të Inspektimit dhe të Karantinës të Doganës Kinë-EQL".

Mësohet se sipas Planit, Kina dhe vende e EQL-së do të forcojnë bashkëpunimin e Inspektimit dhe të Karantinës për ushqimet e prodhimet bujqësore dhe do të nxisin bashkërendimin e masave të kontrollit për ushqimet e prodhimet bujqësore. Sidomos në fushat e vlerësimit të rrezikut, të vëzhgimit epidemik, të kontrollit të substancave toksike dhe të dëmshme, do të krijohet sistemi afatgjatë, i qëndrueshëm dhe efikas i shkëmbimeve të informacioneve dhe të konsultimit.

Sipas Planit, do të krijohet një mekanizëm bisedimesh dhe palë të ndryshme zhvilluan konferenca bashkëpunimi në këtë drejtim mbi tema të interesit të përbashkët. Gjithashtu do të zhvillohet bashkëpunim në fushën e cerifikatave elektronike, të shkëmbimit të specialistëve të inspektimit dhe të karantinës për ushqimet e importuara. Do të forcohet shkëmbimi i informacionit, ndarja e përvojës, dhe veprimet e përbashkëta për të nxitur bashkëpunimin e inspektimit dhe të karantinës të ushqimeve dhe të prodhimeve bujqësore ndërkombëtare. (Çang Çuo)