Qyteti Yingkou i provincës Liaoniang ndodhet në pjesën verilindore të Kinës dhe është një pikë e rëndësishme e nismës "Një brez, një rrugë".
Në prillin e vitit 2017 u krijua Zona e Tregtisë së Lirë "Yingkou" në bazën e zonës së zhvillimit të industrisë me teknologji të lartë dhe risi në nivel kombëtar. Zona e Tregtisë së Lirë ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit Yingkou. Sipërfaqja e saj është 29.96 kilometra katrorë. Sipas planit, nëpërmjet burimeve strategjike të portit, do të krijohen Qendra Ndërkombëtare e Logjistikës dhe Baza e Pajisjeve të Nivelit të Lartë me teknikë të lartë dhe zonë e rëndësishme e transportit detar e hekurudhor.
Mësohet se Zona e Tregtisë së Lirë "Yingkou" përbëhet nga pesë pjesë: pjesa e industrisë së Turizmit e të Shëndetësisë, pjesa e zhvillimit të teknikës e shkencës dhe e industrive të reja, pjesa e ndryshimit të modelit dhe e ngritjes së nivelit të industrisë, pjesa e logjistikës moderne, pjesa e platformave ekonomike etj. Pas krijimit të Zonës së Tregtisë së Lirë ajo është përpjekur për përmirësimin e mjedisit të biznesit në pjesën verilindore të Kinës. Tani në sallën e shërbimit ka 34 dritare shërbimi dhe realizohet trajtimi e pranimi i shpejtë ose mund të bëhet nëpërmjet internetit.
Deri tani, Yingkou ka nxjerrë 269 politika për krijimin e risisë, nga të cilat 78 u bënë modele të shkëlqyera. Një politikë përhapet në mbarë vendin dhe 24 politika përhapen në mbarë provincën Liaoning. Në nëntorin e vitit 2018, Këshilli i Shtetit i Kinës vlerësoi lart politikat e publikuara nga Yingkou për përmirësimin e mjedisit të biznesit.
Zona e Tregtisë së Lirë "Yingkou" u bë energji e re nëpërmjet ndërtimit të tri platformave.
Së pari, platforma e zonës me magazina: Më 21 dhjetorin e vitit 2017, Këshilli i Shtetit i Kinës miratoi ndërtimin e zonës me magazina doganore "Yingkou" dhe një vit më pas zona përfundoi ndërtimin. Nisja e funksionimit të saj shënoi fillimin e hapjes së re të qytetit Yingkou. Njëkohësisht zona qëndrore tregtare e investuar nga Zona e Tregtisë së Lirë Yingkou prej 960 milionë juanësh ofroi hapërsirë për krijimin e të rejave financiare, shitjen e mallrave ndërkombëtare dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të reja. Tani sipërfaqja e regjistrimit të ndërmarrjeve ishte 130 mijë metra katrorë dhe përqindja e vendosjes arriti 74.5%. Për Qendrën Postare Ndërkombëtare janë investuar 20 milionë juanë dhe të gjitha pajisjet janë të lidhura me doganën. Këto ofrojnë epërsi të re për konkurrencën dhe zhvillimin e qytetit Yingkou.
Së dyti, platforma e lidhjes midis zonës së re me teknologji të lartë dhe zonës së tregtisë së lirë: Cilësia e zhvillimit është ngritur më tej. Tani ka 11 qendra kërkim-zhvillimi në nivel province, 2 laboratorë, 4 lidhje strategjike të teknikës së industrisë. Në zonën e tregtisë së lirë "Yingkou" ka 65 ndërmarrje me teknologji të lartë, shifër kjo sa 44.8% e mbarë qytetit. Në vitin 2018 u përdorën 204 patenta shpikjeje, një rritje 12% në krahasim me vitin 2017. Me investime prej 130 milionë juanë u krijua Projekti i Qytetit Teknologjik Bohai me sipërfaqje prej 47 mijë metra katrorë. Në vitin 2018 të ardhurat e buxhetit të përgjithshëm publik arritën 64.2 milionë juanë duke u rrit 100% në krahasim me vitin e kaluar.
Së treti, platforma e lidhjes midis zonës së tregtisë së lirë dhe portit: Do të nxitet më tej zhvillimi i përbashkët midis zonës së tregtisë së lirë dhe porteve dhe përmirësohet e zhvillohet ndërtimi i kanalit kryesor të logjistikës "Pjesa lindore e Kinës- Yingkou- Europa". Nxitet ndërtimi i Qëndrës së Kontrollit të Doganës për transport. Vëllimi i transportit detar e hekurudhor arriti 823 mijë pako standarde në vitin 2018 duke u rritur 14% në krahasim me vitin 2017. U publikuan "Udhëzimet e Zhvillimit të Përbashkët të Zonave të Rëndësishme të Industrisë" në ndihmë të përhapjes së përvojës së mirë të zhvillimit të zonës së tregtisë së lirë "Yingkou".
Mësohet se ndërtimi i "tre platformave" nxiti zhvillimin e shpejtë të ekonomisë me tipin e hapur. Tani ka përfunduar propjekti i "Korridorit të Drithërave Kinë-Rusi". Kina nënshkroi marrëveshje me Qendrën e Eksportit të Rusisë, u përfundua ndërtimi i Qendrës së Ekspozitës dhe e Tregtisë të Mallrave Ndërkombëtare dhe në dhjetorin e vitit 2018 kjo qëndër u hap dhe banorët mund të blinin mallra cilësore nga vende të ndryshme të botës. Po ashtu nisi ndërtimi i Zonës Pilot të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar Kinë- Vende të Europës Qendrore e Lindore dhe u hartua "Plani i Yingkou"-t që lidhet ngushtë me vendet e EQL-së. Tani qyteti Yingkou po përgatitet për krijimin e pavijoneve të 16 vendeve të EQL-së për të krijuar zonën e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dypalësh në zonën e tregtisë së lirë. (Çang Çuo)