92 vjetori i Ushtrisë Clirimtare Popullore të Kinës mblodhi në kryeqytetin shqiptar personalitete të politikës, diplomacisë, ushtrisë dhe fushave të tjera në pritjen e organizuar me këtë rast nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës. Të ftuarit u pritën nga ambasadori kinez Zhou Ding dhë atasheu ushtarak, Kolonel Liu Xingjiang.
Në fjalën e tij ambasadori Zhou Ding vlerësoi rrugëtimin e Ushtrisë Clirimtare Popullore të Kinës.
Gjatë 92 viteve që nga themelimi i saj, Ushtria Clirimtare Popullore e Kinës u rrit në luftën për pavarësi dhe çlirimin kombëtar, si dhe u zhvillua e forcua gjatë reformës së hapjes së Kinës. Ushtria kineze ka dhënë kontribut dhe ka bërë sakrifica në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, si dhe në përballimin e katastrofave natyrore. Në të ardhmen si vendi kryesor i dërgimit të trupave paqeruajtëse dhe i financimit të operacioneve paqeruajtëse të OKB-së, Kina do të vazhdojë t'i përmbahet politikës së mbrojtjes. Ajo do të vazhdojë të jetë ndërtuesi dhe ruajtësi i paqes botërore.
Ambasadori Zhou Ding tha se gjatë këtij gjysmë viti të misionit të tij diplomatik në Shqipëri ka zhvilluar takime me presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe autoritete të tjera shqiptare. Ai theksoi se kompanitë kineze në Shqipëri përveçse paguajnë taksa të mëdha, ofrojnë dhe vende të shumta pune, ndërsa prodhimet bujqësore shqiptare si vera, mjalti dhe vaji i ullirit po futen në tregun kinez.
Një vend të rëndësishëm në fjalën përshëndetëse të ambasadorit Zhou Ding zuri dhe 70 vjëtori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, të cilin e quajti një vit të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe. "Pala kineze mbështet vendosmërisht përpjekjet e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në BE, theksoi ambasadori Zhou Ding.
Ai garantoi mbështetjen ndaj Shqipërisë për të luajtur një rol më aktiv dhe konstruktiv në bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore. Ai vuri në dukjë se ambasada që drejton do të mbështesë Forumin e Kryebashkiakëve të kryeqyteteve të Mekanizmit 17 1, si dhe themelimin e Qendrës Rinore 17 1 në Tiranë. Ambasadori kinez premtoi bashkëpunimin e palës kineze në fushën ushtarake dhe policore, në të mirën e dy popujvë tanë.
Eda Merepeza