Çfarë mund të blini me 1 rmb? Në disa rajone, mund të blini një shishe ujë mineral apo të paguani biletën e autobusit. Por në klinikën mjekësore të fshatit Meitang të distriktit Jiande Qiantan të qytetit Hangzhou, një juan është çmimi i mjekimit, i injeksionit, i akupunkturës dhe i trajtimit të plagëve. Rregulli i vjetër "mjekimi me çmimin 1 juan" nisi nga viti 1983 dhe vijon deri më sot, prandaj fshatarët fqinjë e quajtën "mjeku i fshatit të 1 juan-it".

Në klinikë, 73-vjeçari Wu Guangchao është i vetmi mjek i këtij fshati. Ai punon pa pushim gjatë gjithë vitit dhe celulari i tij është i disponueshëm 24 orë. Ai mund të fillojë mjekimin e pacientëve në çdo kohë pasi ata e telefonojnë. Ai e ka bërë këtë punë për gjysmë shekulli.

Në fshatin Meitang jetojnë mbi 500 banorë. Wu Guangchao shënoi historinë e mjekimit të çdo banori, duke hapur kartela e shëndetit për të gjithë fshatarët. Në këtë mënyrë, ai ndjek me hollësi pacientët e tij si dhe di stilin e jetesës dhe historikun e sëmundjeve të pacientit.

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz po e njohin mjekun me shpenzimet mjekësore prej vetëm 1 juan.

1 juan përfshin shpenzimet e analizave mjekësore, të kontrollit të trupit dhe dhënies së recetës, shpenzimet e akupunkturës, injeksionit dhe hedhjes së kupave (një metodë popullore e Mjekësisë Tradicionale Kineze). Në mëngjesin kur një gazetar shkoi në këtë fshat për të parë nga afër mjekun, u mjekuan 9 pacientë në te Wu Guangchao. Përveç një pacientit të komunës Tonglu Zhongshan që pagoi shpenzimet e ilaçeve mbi 1 juanë, 8 pacientët e tjerë paguan vetëm 1 juan.

"Qeveria subvencionon ilaçet dhe mirëmbajtjen e qendërs shëndetësore dhe unë jetoj me pension. Por nëse llogarisim, 1 juan nuk mjafton për mbulimin e shpenzimeve mjekësore të 1 personi."

Wu Guangchao përdori pagën e tij për ta plotësuar kostot mjekësore të qendrës së shëndetit. Gjithashtu, ai shkoi në mal për të mbledhur bimë për të trajtuar sëmundjet e zakonshme në fshat, si herpes, psoriaza etj.

Në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, çmimi i mjekimit nga Wu Guangchao ishte 5 ose 10 cent. Prej vitit 1983, çmimi i mjekimit u vendos 1 juan dhe nuk ka ndryshuar as sot. Pas 26 vitesh, çmimet janë rritur dhjetëra apo qindra fish, konceptet shoqërore dhe tregtare kanë ndryshuar shumë, por në qendrën e Wu Guangchao-s duket sikur koha ka ndaluar.

"Mora shumë përfitime nga sistemi shëndetësor bashkëpunues fshatar".

Në vitin 1966, Wu Guangchao vetëm 20 vjeç u përzgjodh nga shkolla e mjekësisë për fshatarë, duke u bërë një ndër "mjekët këmbëzbathur" të brezit të parë pas themelimi i Republikës Popullore të Kinës. Qysh nga ajo kohë, Kina nisi formimin e rrjetit shëndetësor në distrikte, komuna dhe fshatra, me funksione të integruara të "parandalimit, mjekimit dhe ruajtjes së shëndetit", duke realizuar objektin shëndetësor fshatar "sëmundja e vogël zgjidhet brenda fshatit, sëmundja e madhe zgjidhet brenda komunës". Në këtë proces, miliona mjekë të tillë luajtën rol kyç dhe u bënë mjekët e vetëm në fshat.

Wu Guangchao nguli në këmbë për ofrimin e shërbimeve mjekësore me çmimin e 1 juan-it, për të ndihmuar banorët.

"Disa njerëz mendojnë se jam i marrë, ata nuk më kuptojnë. Kontribuova për fshatarët fqinjë. Sipas fatit tim, duhet të isha bërë fshatar që merrej me bujqësi, por shteti më dha rastin të studioja për mjekësi. Duhet të vazhdoj të ofroj shërbimet mjekësore këtu, për të lehtësuar dhimbjen e sëmundjeve të bashkëfshatarëve, puna ime më dhuron kënaqësi."

Teknika mjekësore dhe sjellja e mirë e Wu Guangchao-së u dëgjuan edhe në komunat fqinje. Ai po ashtu fitoi tituj nderi si "mjeku i shkëlqyer fshatar i Kinës", "banori më i bukur i Hangzhou-t" etj.

"Me teknikat e tij mjekësore, ai mund të menaxhojë shumë mirë një farmaci ose klinikë mjekësore në qytezë," tha djali i tij i madh, Wu Guoxiang, duke shtuar se para shumë vitesh, babai i tij ndoti studime të mëtejshme në Spitalin e Parë të Popullit të Qytetit Jiande, ku drejtori i spitalit i kërkoi që të punonte atje pas praktikës. Por Wu Guangchao mendoi se nëse do të largohej nga fshati, kush do t’i shërbente banorëve të fshatit?

"Banorët e fshatit nuk donin që të largohesha, prandaj vendosa që të qëndroj këtu," tha Wu Guangchao. Përveç këtij rasti, edhe disa farmaci dhe spitale të njohura e kishin ftuar të qëndrojë, madje duke i premtuar një pagë shumë më të lartë, por mjeku i fshatit i refuzoi të gjithë.

Këmbëngulja e Wu-së fitoi respektin dhe besimin e banorëve të fshatit. Wu Guangchao kujtoi përvojën e goditjes në kokë për të cilën ai u shtrua në spitalin e qytezës për mbi 20 ditë dhe mbi 100 banorë të fshatit shkuan në këtë institut për t’i qëndruar pranë.

Wu Guangchao punoi me vetëmohim për gjysmë shekulli në të njëjtin vend, duke garantuar shëndetin e lumturinë e banorëve të fshatit. Ai është jo vetëm mjeku Wu, por edhe një mik i vjetër dhe një familjar i besueshëm. (Xu Guang)