Më 5 korrik të vitit 2017 presidenti kinez Xi Jinping, që ndodhej për një vizitë në Gjermani, vajti në Stadiumin Olimpik të Berlinit, ku shijoi së bashku me kancelaren e atëhershme gjermane Angela Merkel dy ndeshje miqësore ndërmjet futbollistëve të rinj të të dy vendeve. Kjo ishte hera e dytë në tre vjet që Xi vizitonte këtë stadium, gjë që tregon përkushtimin e kreut të shtetit të Kinës për zhvillimin e futbollit në vendin e tij. Ndërkohë, me përpjekjet e përbashkëta, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve lidhur me sportin e futbollit është thelluar vazhdimisht, duke pasur fryte të dukshme.

Xi Jinping dhe Angela Merkeli shijojnë ndeshje midis futbollistëve të rinj, 5 korrik 2017, Berlin, Gjermani(Foto:VCG)

Xi Jinping dhe Angela Merkeli shijojnë ndeshje midis futbollistëve të rinj, 5 korrik 2017, Berlin, Gjermani(Foto:VCG)

William Bek është portieri i ekipit të meshkujve që luajti ndeshjen miqësore të vitit 2017. Ai i mban mend qartë shumë detaje të asaj ndeshjeje. Ndërsa Lucia Heidemann, anëtare e ekipit të femrave, i tregoi Grupit Mediatik të Kinës mbresën e saj për këtë eksperiencë të veçantë. “Është një gjë e paharrueshme që dua ta ndaj me shumë njerëz, sepse nuk është një ëndërr që çdokush mund të arrijë lehtë në një moshë të re. Shtrënguam duart me Merkelin, Löwin, presidentin kinez dhe bashkëshorten e tij,” tha Lucia.

Në fakt, që në marsin e vitit 2014, pasi ndoqi stërvitjen e përbashkët të një ekipi kinez të rinjsh me ekipin e klubit gjerman "Wolfsburg", Xi Jinping-u shprehu dëshirën për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ndërmjet federatave të futbollit të të dy vendeve. Dy vjet më vonë, në nëntor 2016, pala kineze e pala gjermane nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në këtë drejtim.

Trajner gjerman drejton futbollistë të rinj kinezë(Foto:VCG)

Trajner gjerman drejton futbollistë të rinj kinezë(Foto:VCG)

Trajner gjerman drejton futbollistë të rinj kinezë(Foto:VCG)

Trajner gjerman drejton futbollistë të rinj kinezë(Foto:VCG)

Zhvillimi i futbollit në shkolla, stërvitja e futbollistëve të rinj dhe përgatitja e trajnerëve janë fokusi i këtij bashkëpunimi. Në disa vjetët e fundit, shumë klube të njohura gjermane, duke përfshirë "Bayern"-in e Mynihut, kanë zhvilluar shkëmbime të shumëllojshme me palën kineze në fusha si trajnimi i futbollistëve të rinj, krijimi i shkollave të futbollit, zgjerimi i tregut kinez të futbollit dhe nënshkrimi i kontratave me futbollistë profesionistë kinezë.

Sipas kryemenaxherit të Akademisë së të Rinjve të "Bayern"-it të Mynihut, Jochen Sauer, klubi i tij ka krijuar lidhje të ngushta me Ministrinë e Arsimit të Kinës për zhvillimin e futbollit në shkolla. “Kemi ofruar mbështetje nga ana e trajnerëve etj., për t’u mësuar më shumë fëmijëve kinezë të luajnë futboll. Kemi krijuar edhe bashkëpunim me disa shkolla futbolli në Kinë, duke i përqendruar forcat në kualifikimin e trajnerëve. Dy vjet më parë nisëm bashkëpunimin me një klub profesionist në qytetin Wuhan”, tha z. Sauer.

Ai shtoi se tani cilësia e futbollistëve të rinj kinezë është ngritur në mënyrë të dukshme dhe ata po paraqiten gjithnjë e më mirë në konkurrim. “Para një viti e gjysmë gjetëm një portier të ri kinez shumë të talentuar, ”tha me krenari Saueri.

Futbollistët e rinj Kinë-Gjermani në ndeshje miqësore, 27 tetor 2018, qytet Ji'nan Kinë(Foto:VCG)

Futbollistët e rinj Kinë-Gjermani në ndeshje miqësore, 27 tetor 2018, qytet Ji'nan Kinë(Foto:VCG)

Liu Shao Ziyang

Liu Shao Ziyang

Ky portier i vlerësuar lart nga ekspertët gjermanë të futbollit është Liu Shao Ziyang, që ka nënshkruar kontratë me bavarezët dhe tani është huajtur te ekipi austriak "Austria Klagenfurt". Më 16 dhjetor të vitit 2021, ky djalosh që sapo mbushi 18 vjeç, u bë lojtari i parë kinez i klubit të "Bayern"-it të Mynihut.

Në intervistën e tij, William Bek u shpreh se ndeshja e vitit 2017 ka ngjallur interesin e tij për Kinën. “Pas asaj ndeshjeje, u bëra më i interesuar për çështjet e aktualitetit dhe lajmet, duke kërkuar përmbajtje që kanë të bëjnë me shkëmbimet ndërmjet dy vendeve. Në të ardhmen dua të bëj një vizitë në Kinë, sepse atje ka kulturë krejt të ndryshme dhe territor të gjerë. Historia, kultura, ekonomia e saj janë shumë tërheqëse për mua,” theksoi Bek.(Zhang Yan/Artan)