Kur Zhang Qinwen u dërgua në një ICU para 3 vitesh, ajo peshonte 28 kilogramë. Jashtë dhomës së emergjencës, mjekët njoftuan prindërit se vajza kishte rrezik për vdekje, përfshirë mosfunksionimin e shumë organeve.
Zhang, 24 vjeç, nisi t'i kushtonte vëmendje trupit të saj në periudhën e klasës së 7-9 dhe nuk hante më darkë gjatë viteve të gjimnazit. Ajo ishte 50 kilogramë dhe ishte 162 cm e gjatë. Në universitet, ajo mbajti një regjim ushqimor edhe më të rreptë.
"Në atë kohë mendoja se këmbët nuk i kisha aq të holla sa duhej," tha në një intervistë për CGTN-in. Prandaj, ajo hyri në dietë të rreptë dhe stërvitje intensive. Motoja e saj ishte- Jo më pak 3 orë stërvitje në ditë dhe jo më shumë se 800 kalori në ditë.
"Kur nisa planin me këtë dietë, humba kontrollin," Zhang rikujtoi, duke ulur në divan në shtëpinë e saj në Shangai. "Kjo është një mani."
Kur pesha e saj u ul në 40 kilogramë, ajo përshkallëzoi menaxhimin e peshës së saj: pjesa e ushqimeve u bë gruadualisht më e vogël; ajo madje hoqi dorë nga karbohidratet si dhe mishi. Ajo merrte nën 800 kalori ditore në ditë, një vlerë kjo shumë e ulët krahasuar me nivelin e sugjeruar për femrat prej 2000 kalorish.
"M’u duk sikur vdekja ishte shumë pranë."
Kjo vajzë u diagnoztikua me anoreksi nervore në vitin 2018. Frymëmarrja e ngadalësuar, pulsi i dobët në pushim, thonjtë e holluar, rënie flokësh etj., këto fenomene s'mund ta bindnin Zhang-un të ndryshonte planin e saj. Kjo situatë preku gjithashtu ciklin e saj menstrual, duke shkaktuar ndërprerje të ciklit për një periudhë 4 vjeçare.
"Ajo gjithmonë fshihte ushqimet me kalori të lartë gjatë vakteve, pas shpinës ose në xhepat e saj," tha nëna e Zhang-ut. Po ashtu, shëndeti i saj mendor u ndikua. "Në të njëjtën periudhë, u diagnostikova me çrregullim bipolar, " tha Zhang për CGTN.
Përveç shëndetit të dobët mendor dhe fizik të saj, jeta shoqërore e saj nuk shpëtoi pa u goditur. "Për të frenuar oreksin, duhet ta shmangia të dalurat me miqtë për dreka e darka. U izolova plotësisht."
Por kjo vajzë e re po e shtynte veten vazhdimisht në kufizime. "Ndieva që isha shumë pranë vdekjes, prandaj i kërkova prindërve të më dërgojnë në spital."
Ajo qëndroi në ICU për 4 muaj, ku iu nënshtrua një terapi të fortë me serume.
"Çdo pikë e proteinës të injektuar ndiehej si ngrënia e tortës, ekzistojnë dy zëra brenda meje, një më nxiti që të ha për të mbijetuar ndërkohë që zëri tjetër më thërriste të mos haja."
Zhang doli nga spitali pasi e mori disi veten dhe shtoi disa kilogramë. Megjithatë, ky nuk është fundi i historisë së saj. Prindërit i jepnin biskota, ajo i pranonte ato me duart që i dridheshin, ndërsa lotët e saj rrokulliseshin në fytyrën e saj.
Pas përmirësimit që pati, prindërit e saj u lehtësuan aq sa e lanë të studionte jashtë vendit, pa kuptuar për një tragjedi tjetër që po zhvillohej." Ky ishte një program shkëmbimi në universitetin e saj. Atëherë, babai i saj dhe unë menduan se mund të jetë mirë për të që të jetojë në një mjedis të ri," tha e ëma e Zhang-ut .
Nën një gjendje stresante për shkak të vështirësisë akademike dhe pas vitesh kufizimi, Zhang ra në grënien e tepruar.
"Unë hëngra shumë. Shoqet e dhomës sime menduan se isha e paedukatë pasi doja të haja të gjitha gjëra në frigorifer, madje mish i pagatuar, pica të ngrirë dhe ushqim macesh. Nuk ndaloja dot," kujtoi ajo. Shoqet e dhomës së saj bënë foto mbi veprimet e saj të marrjes së ushqimeve dhe i publikuan në internet.
Ajo u turpërua shumë prandaj hoqi dorë nga studimet e saj. Zgjodhi të braktiste shkollën dhe të kthehej në Shangai.
Kafazi i artë
Anoreksia nervore është një çrregullim psikologjik që u shfaq më dukshëm në vitet 1950 në perëndim. Personat që vuajnë nga anoreksia, si Zhang, janë vazhdimisht të shqetësuar për peshën e tyre dhe përpiqen të dobësohen sa më shumë. Kjo gjendje shoqërohet shpesh me problemet e tjera mendore, sidomos depresioni, çrregullimi bipolar dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.
"Gjatë këtyre viteve, buzëqeshje ishte shumë e vështirë për mua," kujtoi Zhang.
Anoreksia mund të trajtohet, por shërimi i plotë mbetet i pamundur për shumë të prekur. Në këtë gjendje, ata luftojnë me këtë problem për shumë vite madje për gjithë jetën. Kjo është edhe sëmundja mendore më vdekjeprurëse, me një përqindje të parashikuar të vdekshmërisë prej 10%.
Një raport që u publikua në Lancet në vitin 2019 vlerësoi se janë 13.6 milionë raste të anoreksisë ose bulimisë në botë dhe 41.9 milionë rastet të mbingrënies apo dhe çrregullime të tjera të të ngrënit.
Mbi 90% e të prekurve me çrregullimet e ngrënies janë femra, dhe është vlerësuar se 1 ndër 200 femra vuan nga anoreksia. Sipas Shoqatës Kombëtare Amerikane, çdo 62 minuta humbet jetën të paktën një person nga çrregullimi i ngrënies.
Në Kinë, të dhënat e hollësishme mbi çrregullimin e ngrënies janë të vështirë të grumbullohen pasi shumë të prekur nuk e përmendin kurrë këtë problem pasi iu vjen zor. Por Kina, mes zhvillimit të shpejtë shoqëro-ekonomik, ka regjistruar një rritje dramatike në vizitat dhe diagnostikimet mjekësore përkatëse.
Sipas të dhënave nga Qendra e Shëndetit Mendor të Shangai-it (QSMS), një ndër dy spitalet e vetme publike që kanë qendra të trajtimit të çrregullimit të ngrënies (ÇN), numri i pacientëve ÇN u pesëfishua në dhjetëvjeçarin e fundit, 95% ndër të cilat janë femrat. Sipas Chen Jue-së, specialistit pranë departamentit të psikologjisë klinike të kësaj qendre, i cili është edhe psikiatri i Zhang-ut, vajzat adoleshente në zonat urbane janë grupi në rritje i pacientëve me ÇN.
Numri i ambulatorëve në QSMS u shtua nga 8 në vitin 2002 në afro 3000 vitin e kaluar dhe të shtruarit në spital nga 1 tek 218 në të njëjtën periudhë.
Li Xueni, drejtori i qendrës së trajtimit ÇN në Spitalin e 6-të të Universitetit të Pekinit, tha se numri i pacientëve ÇN që qëndruan nën 10 për vit gjatë viteve 1990, u shtuan shumë shpejt në shekullin e 21-të.
Kjo rritje mund të ketë ardhur nga shumë faktorë. ÇN mund të ketë burimet nga vetëmohimi dhe ndjekja e vazhdueshme e përsosmërisë.
Por kjo vjen më shumë nga presioni shoqëror me kultura moderne kryesore që lidh trupin e hollë me bukurinë. Opinioni publik është i mendimit se "të qenit i shëndoshë" është njësoj me "i shëmtuar", "mungesa të vetë-disiplinës" dhe "humbës".
Shndërrimi i dhimbjes në komunitet
"Ishte një stuhi rëre," me këto fjalë e përshkroi Zhang-u atë periudhë të errët në jetën e saj. "Unë shpesh ndihesha e pavlefshme"
Ajo shpenzoi vitet e fundit të pubertetit për ta kënaqur vetën me një trup "perfekt", por rrezikoi humbjen e jetës së saj.
Pas një trajtimi të gjatë, Zhang filloi të shërohej. Vitin e kaluar, ajo vendosi ta shfytëzojë përvojën e saj të dhimbshme për të ndihmuar ata që vuanin nga çrregullimet e ngrënies, duke përdorur përvojën e saj për të ndërtuar një komunitet të psikiatërve profesionistë, vullnetarëve dhe ish-pacientëve."
Shumica e vajzave me anoreksi ose bulimi ndihen të vetmuara qysh nga koha kur mungon njohja dhe mirëkuptimi i kësaj sëmundjeje mendore. Shpresoj që ato mund të kuptojnë që nuk janë vetëm në rrugën e shërimit." theksoi ajo.
Në një grup në rrjetin shoqëror “Weibo” që hapi Zhang-ut tani ka mbi 1400 pacientë me çrregullime të ngrënies. Ata i japin njëri-tjetrit sugjerime mbi ushqimin, psikologjinë dhe çështjet e shëndetit përkatëse si dhe mirëkuptim dhe inkurajim-u.
Çdo ditë, Zhang merr shumë mesazhe ku e pyesin për ndihmë. Leximi i këtyre mesazheve bëri që asaj t’i dhimbseshin vajzat pasi ajo e dinte më së miri se ç’po kalojnë.
"Do duhet kohë për ta përtypur këtë gjendje."
Pavarësisht zymtësisë që sjell kjo, ajo krijoi një organizatë e vogël bamirësie me emrin "Shërues i Çrregullimit të Ngrënies", që përfshin 9 vullnetarë, dhe menaxhoi shfaqjen e një ekspozite mbi ÇN dhe trajtimin e tij, ekspozita e parë në këtë fushë në Kinë.
"Ishte shumë zhgënjyese në fillim. Nuk jemi profesionistë, prandaj ishte një punë shumë e lodhshme,"ajo tha. Zhang duhet të konfirmonte datën dhe vendin e ngjarjes për shumë herë, pasi refuzohej nga ata që nuk mund të kuptojnë vlerën e organizimit të ekspozitës mbi çështjet e imazhit të trupit.
Zhang-u u largua nga puna e saj një muaj para hapjes së ekspozitës, meqenëse kjo kërkon përkushtimin e saj të plotë. Por ajo ndihet se është e vlefshme. Gjatë ekspozitës, ajo u takua me shumë pacientë ÇN, që dëshironin të përmirësoheshin dhe bisedoi me to.
Javën e kaluar, QSMS publikoi linjën e parë të Kinës mbi çrregullimet e ngrënies në këtë ekspozitë. Linja e nxehtë "ngrënia e mençur, kujdesi i mençur" filloi ofrimin e këshillave tek personat që synojnë ndihmën me problemet e ngrënies më 3 korrik. Zhang e pa këtë si një hap të duhur në nivel kombëtar dhe një platformë që ndajë përgjegjësitë e ngarkuar vetëm nga ajo për shumë vite.
"Kjo linjë e nxehtë tregoi se përpjekjet e mia për të rritur ndërgjegjësimin e çrregullimeve të ngrënies nuk kanë qenë të kota," tha ajo.
Për shumë vite, ajo është përpjekur të pajtohet me atë "vajzë" në zemrën e saj. "Unë edhe nuk mund të dua vetën për çdo minutë. Por kam mësuar të respektoj dhe mbroj trupin tim." (Xu Guang)