"Nëse doni të mësoni sekretin e universit, studioni energjinë, frekuencën dhe vibrimet."-Nikola Tesla
Shpesh na ka ndodhur të dëgjojmë me ëndje një këngë të bukur, madje edhe në gjuhë që nuk e kuptojmë. Kjo ndodh sepse kuptojmë muzikën, tingullin, gjuhën e përbashkët të njerëzimit pavarësisht kombësisë. Tingujt e muzikës lëshojnë vibrime, frekuenca të cilat maten me herz dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në trupin e njeriut ku 75% është ujë, dhe e "trazojnë" këtë ujë, duke na dhënë emocione. Në rastin kur ne dëgjojmë muzikë me tinguj që vibrojnë në frekuenca te caktuara natyrale, tingujt shkaktojnë jo vetem emocione pozitive, por janë edhe shëruese për çakrat tona. Çakrat jane vorbulla energjie natyrore 5 në shtyllën kurrizore dhe 2 në kokë. Imagjinojini si llamba që lëshojnë dritë e energji në organet/indet/neuronet që kanë përpara. Nëse këto vorbulla energjie jane të fikura ose "kanë pak drite", organet e trupit që janë pranë tyre sëmuren, sepse u mungon drita/energjia natyrore. Nëse ne degjojmë muzikë në frekuencat e duhura natyrale, atëherë muzika bëhet shëruesja jonë. Kjo, sepse molekulat e ujit që dridhen nën frekuencën e tingujve dhe molekulat e mineraleve janë përçuese të energjisë dhe të kanalizimit të saj nëpër trupin tonë. Frekuenca më e fuqishme për të dëgjuar muzikë është frekuenca e tokës 432 hz e cila ndikon te gjitha çakrat.
Një studiues japonez Masaro Emoto bëri një provë me dy gota uji. Njërën e vuri pranë një aparati që transmetonte muzikë në frekuencën 432 hz dhe tjetrën pranë një aparati me muzikë moderne kryesisht rock dhe heavy metal në frekuencën 440 hz dhe të dyja gotat u vendosën në ngrirje. Te gota e parë, pas ngrirjes u panë në mikroskop kristale perfekte dhe shumë te bukura. Te gota e dytë kristalet ishin të çrregullta. Ky çekuilibër ndodh edhe me trupin tonë kur dëgjojmë tinguj jonatyralë në frekuencën 440 hz.
Edgar Cayce, i ashtuquajtur si “profeti i fjetur” pasi ishte një njeri që kishte vizione - i klasifikuar si parashikues i madh, ka thëne se e ardhmja e mjekësisë do të jetë shërimi nga tingujt.
Frekuencat natyrore burojnë që nga lashtësia. E vetmja frekuencë që u la në përdorim në perëndim është 432 hz me të cilën janë shkruar dhe dëgjuar të gjitha pjesët muzikore deri në vitin 1939.
Frekuencat dolën përsëri në dritë në perëndim në vitet '70 të shekullit të kaluar dhe janë të bekuara, shëruese dhe qetësuese për trupat tanë.
Cilat janë këto frekuenca:
174 hz
Quhet anestezi natyrale sepse shëron dhimbjet fizike, muskulare, të kockave, të organeve dhe të jep një ndjesi sigurie dhe rehatie
285 hz
Riparon indet, duke shëruar djegiet, operacionet, plagët, frakturat.
369 hz
Heq frikën tonë, ndjesinë e fajit, fashit inatin, të jep ndjesi paqeje. Kjo muzikë ndez çakrën (Rrënjë) që ndodhet në fund të shtyllës kurrizore. Rekomandohet nëse kemi probleme/sëmundje të skeletit/kockave/shtyllës kurrizore, gjendrave (adrenale) mbiveshkore, zorra/koliti, veshkave.
417 hz
Heq energjinë negative nga trupi jonë dhe nga ambienti përreth. Të jep pozitivitet, të bën më kreativ. Kjo muzikë ndez çakrën "e Shenjtë" që ndodhet dy centimetra poshtë kërthizës.
Rekomandohet nëse keni probleme me fshikezën e urinës, libidon, probleme hormonale, te meshkujt - prostatën, ndërsa te femrat - mitrën, cikilin dhe vezoret.
432 hz
Frekuenca e natyrës, është shëruesja e të gjitha çakrave, është tingulli në të cilin duhet të dëgjojmë muzikën dhe transmetimet e përditshme me zë nga të gjithë aparatet teknologjike që na rrethojnë.
Për shembull, kur dëgjoni tingujt në 432 Hz ulen rrahjet e zemrës në krahasim me muzikën heavy metal 440 hz që i shpeshton ato.
528 hz
Quhet tingulli i mrekullisë. Rregullon çakrën “Pleksusi Diellor” që ndodhet mbi kërthizë deri në diafragëm. Kjo është një frekuencë e fuqishme që riparon ADN-në, rigjeneron organizmin, redukton stresin, redukton dëmet nga alkolë. Rekomandohet të dëgjohet nëse keni probleme me stomakun, probleme intenstinale (të zorrës së hollë), me pankreasin, mëlçinë, tëmthin.
639 Hz
Rregullon çakrën e "zemrës" që ndodhet në mes të kraharorit. Kjo frekuencë rrezaton dashuri e dhembshuri për veten dhe në marredhëniet me të tjerët, promovon komunikimin, tolerancën, mirëkuptimin dhe rekomandohet të vendoset në sfond në ambiente ku ka konflikte, për t'i zbutur ato. Rekomandohet të dëgjohet nëse keni probleme me zemrën, qarkullimin e gjakut, mushkërite, gjoksin.
741 hz: rregullon çakrën "e fytit". Kjo frekuence na ndihmon të shprehim emocionet tona, të vërtetin, të mos ndrydhim e të mbajmë brenda fjalët që duam të shprehim, na heq ndrojtjen.
Rekomandohet të dëgjohet nëse keni probleme me bajamet, me tiroiden, me dhëmbët.
Ndihmon në largimin e toksinave, valët nga pajisjet që na rrethojnë, në eleminimin e mykut, viruseve dhe baktereve. Pra të elementeve të huaj qe janë në trupin tonë.
852 hz dhe 963 hz janë dy frekuenca që na lidhin me intuitën tonë dhe me hyjnoren. Ato lidhen me 2 çakrat e kokës: Çakrën e gjendrës pineale ose “syri i tretë” dhe çakrën "e kurorës".
Nga pikëpamja fizike, nëse keni dhimbje koke, sinusit, migrenë, çrregullime neurologjike, tregon se këto çakra kanë probleme. Janë 2 çakrat më të vështira për t'u ndezur vetëm me tinguj (kërkojnë edhe mënyra te tjera) . Këto tinguj mund t’i dëgjoni gjatë meditimit ose para gjumit. Këshillohet t’i dëgjoni çdo ditë për disa javë rresht për të parë rezultat.