Xu Ping-ut, një specialiste në fushën e investimeve në Pekin, i pëlqente të hante ëmbëlsira, por që kur filloi të ushtrohej rregullisht pesë vjet më parë, ajo arriti t’u largohej këtyre tundimeve të ëmbla.
Sidoqoftë, ajo së fundmi zbuloi një produkt të ri me çokollatë të papërpunuar që nuk përmban sheqer të grimcuar, prandaj vendosi ta konsumojë atë pas stërvitjes.
"Aroma e çokollatës është aq e mirë, ajo të shkrin në gojë dhe nuk do të më bëjë të shtoj në peshë," tha Xu, duke shtuar se kur blen ushqim të përpunuar, ajo gjithmonë kontrollon së pari informacionin e ushqimit.
"Tani ka më shumë mundësi zgjedhjesh të shprishave dhe ëmbëlsirash me pak yndyrë dhe pak sheqer," tha 52-vjeçarja.
Përmbajtja e yndyrës dhe sheqerit në ushqimin e përpunuar është bërë një faktor kryesor për qytetarët kinezë, të cilët i janë drejtuar një diete të shëndetshme, sidomos pas epidemisë. Shumëllojshmëria e ushqimeve të shëndetshme, zëvendësimeve të vakteve dhe produkteve ushqimore funksionale në tregun vendas është rritur me shpejtësi.
Sipas një raporti mbi fitnesin dhe humbjen e peshës nga Instituti Kërkimor i Të Dhënave të Mëdha JD, numri i kërkimeve për "humbje peshe" dhe "humbje dhjami" në të gjitha platformat JD arriti rreth 10 milionë në muajin mars, ndërsa ato për "sheqer të ulët" u dhjetëfishua në krahasim me një vit më parë.
Dong Fei, studiuese e lartë në këtë institut, vuri re se numri i kërkimeve ishte rritur pas Festës së Pranverës. Ajo tha se të dhënat për raportin u mblodhën nga klientë në mesin e 400 milionë përdoruesve të JD-së që kërkuan dhe porositën produkte të tilla.
"Klientët po humbin peshë me kosto efektive dhe u pëlqen të kontrollojnë saktësisht numrin e kalorive që hanë, të cilat i humbin duke ushtruar," tha ajo.
Raporti ndan ata që duan të humbin peshë në tre kategori sipas nevojave të tyre: marrja e ulët e kalorive; më shumë ushtrime; dhe të ushqyerit e ekuilibruar.
"Të rinjtë preferojnë të bëjnë më shumë stërvitje. Për grupin e marrjes së ulët të kalorive, shumë nga këta njerëz janë klientë që kanë familje dhe fëmijë dhe nuk kanë shumë kohë për ushtrime," tha Dong.
Raporti tregoi se shitjet e ushqimit të shpejtë me kalori të ulët u rritën me 432 për qind krahasuar me shkurtin, ndërsa shkalla e rritjes për produktet e drithërave me sheqer të ulët janë rritur 222 për qind.
Dong tha se kosi me pak sheqer ose fare sheqer ishte shumë i kërkuar në mars dhe shitjet e farave chia dhe kosit probiotik, të cilët ndihmojnë tretjen, u rritën muaj pas muaji përkatësisht me 597 për qind dhe 139 për qind.
Ajo shtoi se grupe të ndryshme moshe kanë preferenca të kundërta kur blejnë ushqime të shëndetshme dhe funksionale. Brezi pas viteve 1975 preferon çokollatën e zezë; grupmoshës pas 1985 i pëlqen qumështi me pak yndyrë ose i skremuar dhe çaji oolong; ndërsa brezi pas 1995 preferon kafe me sheqer të ulët dhe çaj me qumësht.
"Klientët meshkuj pëlqejnë të pinë çaj oolong dhe të hanë fibra dietike. Konsumatorët femra preferojnë pije me pak kalori dhe probiotikë (bakterie të mira)", tha Dong, duke shtuar se vrapi dhe joga janë sportet më të njohura për secilën gjini.
Shitjet e produkteve ushqyese, përfshirë probiotikët, proteinat dhe enzimat, janë rritur ndjeshëm, së bashku me ato për produktet që ndihmojnë në lehtësimin e lodhjes.
Përveç rritjes së numrit të kërkimit midis klientëve për ushqim të shëndetshëm, Dong tha se kompanitë ushqimore kanë hedhur në treg produkte të reja si rezultat i kërkesës në rritje.
Kjo prirje po shihet si në internet ashtu dhe në dyqanet konkrete. Zinxhiri me pakicë ushqimore në pronësi të Alibaba, “Freshippo” kohët e fundit lançoi produkte të shumta me pak yndyrë, me sheqer të ulët dhe me kalori të ulëta, duke përfshirë proshutë me yndyrë të ulët, qumësht me pak yndyrë.
Yu Chaoqi, një drejtues blerjesh në Freshippo, tha se në dy muajt e fundit shitjet e ushqimeve me pak yndyrë, sheqer të ulët dhe kalori të ulët janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshme. Me ardhjen e stinës së verës, pijet me pak sheqer janë të kërkuara, dhe marka kineze Genki Forest është më e popullarizuara, tha ai.
"Produktet me zero kalori janë shitur mirë që kur u vunë në raft, veçanërisht markat ChocZero dhe Chocday," tha Yu.
"Klientët tanë janë shtresa e re e mesme që ndjek stilin e jetës me cilësi të lartë, dhe edhe pse disa produkte janë të etiketuar si "sheqer i ulët", ata do të kontrollojnë informacionin e ushqimeve për të verifikuar këtë," tha Yu.
Përbërësit natyralë
Çokollata që Xu, profesionisti i pavarur i investimeve, adhuron është bërë nga Bengtang, një markë e re e themeluar vitin e kaluar nga Li Kun-hsing, një mjek i cili u diplomua në Universitetin Shandong të Mjekësisë Tradicionale Kineze.
Gjatë studimeve për doktoraturë, Li vuri re në hulumtimin e tij se kanceri ka të bëjë drejtpërdrejt ose indirekt me sheqerin. Kur u kthye në qytetin e tij në Tajvan në vitin 2010, ai filloi të zhvillonte ushqim që nuk përmbante sheqer të grimcuar.
Pasi u shfaq pandemia, 44-vjeçari vendosi të nisë një markë për klientët vendas dhe të huaj që nuk përmbante sheqer të grimcuar.
"Ne e quajtëm markën tonë Bengtang, sepse në kinezisht kjo do të thotë "mospërdorimi i sheqerit "," tha ai.
Li synon të përdorë përbërës natyralë në produktin e tij me çokollatë, në vend të lëndëve të para që burojnë nga kimikatet, duke kërkuar probiotikë të përbërë të nxjerrë nga bimë të tilla si misri dhe alga deti për të zëvendësuar sheqerin e grimcuar.
"Probiotikët janë pjesë e një zëvendësimi natyror të sheqerit ... Ata kanë karaktere të ndryshëm ... disa mund të përballojnë temperatura të larta, ndërsa të tjerët nuk munden, kështu që qëllimi ynë është të gjejmë proporcionin më të përshtatshëm për secilin," tha ai.
Li shtoi se një grup kërkimi dhe zhvillimi vizitoi shumë vende për të mësuar në lidhje me prodhimin e çokollatës. Ekipi gjeti një recetë për të bërë çokollatë me një shije veçanërisht të butë - zgjidhja është që të ngurtësohet në një temperaturë prej 5 gradë C.
"Ne jemi frymëzuar nga metodat e përdorura për të bërë uiski premium dhe verë", tha Li.
Dega e parë e Bengtang në Pekin u hap në maj në zonën Wangfujing dhe ka gjithashtu tre dyqane në Shangai. Përveç çokollatës, shitoret shesin kafe dhe akullore.
"Ne nuk u ofrojmë sheqer klientëve tanë që porosisin kafe, pasi dëshirojmë që ata të shijojnë aromën origjinale të kokrrave të kafesë, të cilën ne e pjekim vetë", tha Li. "Edhe kur klientët porosisin kafe të gatshme dhe duan të shtojnë sheqer, ne sugjerojmë që ata të shtojnë një zëvendësues sheqeri."
Li tha se çmimi për produktet me çokollatë të markës është mbi mesataren (rreth 21 dollarë për një kuti 110 gramë) pasi përdoren ekstrakte natyrore, të cilat kanë kosto të lartë kërkimi dhe zhvillimi. "Ne besojmë se një numër në rritje i klientëve janë të gatshëm të paguajnë për një mënyrë jetese të shëndetshme," tha ai.
"Njerëzit e lindur prej vitit 1990 po i kushtojnë më shumë vemendje 'anti-plakjes', kështu që ata shkojnë në palestër dhe hanë më pak përmbajtje sheqeri në dietën e tyre ditore," tha Li.
Sipas një raporti mbi tregun dhe perspektivat për sektorin e fitnesit dhe humbjes së peshës në Kinë, të lëshuar nga një institut hulumtues i industrisë vitin e kaluar, madhësia e tregut në gjysmën e dytë të vitit 2019 për ushqimin funksional me qëllim humbjen e peshës arriti në rreth 194.5 miliardë juanë (30.28 miliardë dollarë) dhe do të rritet me më shumë se 402 miliardë juanë deri në vitin 2023.
Sun Gonghe, drejtori i Shoqatës “China Chain Store & Franchise Association”, tha se që nga fillimi i pandemisë, konsumatorët janë përqendruar më shumë te ushqimin e shëndetshëm.
Zhang Yimeng, themelues i zinxhirit të prodhimit të brumit me sheqer të ulët Guaishoubuyanshi, tha se kërkesat e klientëve për bukë dhe ëmbëlsira janë bërë më të ndryshme.
"Në të kaluarën, klientët donin që ushqimi i tyre të ishte i shijshëm, por tani ata kanë nevojë që ai të jetë i shëndetshëm dhe tërheqës. Është edhe më mirë nëse ushqimi siguron ushqim, kështu që ata gjithmonë kontrollojnë informacionin e lidhur kur blejnë produkte të përpunuara," tha ajo.
Qasje e re
Anna Lin Yip, drejtoreshë e marketingut në Moka Bros Group, një zinxhir restorantesh të shëndetshëm në Pekin, Shangai dhe Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan, tha se klientët donin të dinin numrin e kalorive në secilën pjatë para se të porosisnin, por tani ata e kuptojnë se ajo që ka vërtet rëndësi është një dietë e shëndetshme.
Ajo tha se klientët e shikonin ngrënien në Moka Bros si një pjesë "speciale" të regjimit të tyre të dobësimit, por tani ata konsiderojnë se përvoja kontribuon në shijimin e vakteve "të duhur"," tha ajo.
Lin shtoi se në vitet e fundit përqindja e klientëve në restorantet e grupit është zhvendosur në rreth 90 për qind kineze nga rreth 60 për qind e të huajve. Më shumë familje po i vizitojnë këto restorante.
Moka Bros është duke shtuar mish me bazë bimore në menu dhe qumësht bimor është tashmë një zgjedhje për opsionet e kafesë, tha Lin, jo vetëm për klientët vegjetarianë, por edhe për të siguruar një alternativë për të gjithë klientelën e saj.
Boohee, një nga markat më të njohura të produkteve të ushqimit të shëndetshëm në Kinë, filloi në 2008 si një faqe në internet që ofron informacion në lidhje me përmbajtjen ushqyese.
Wang Cong, drejtori i produkteve, tha që përdoruesit e faqes janë kryesisht jaka të bardha të moshës 18 deri 35 vjeç që jetojnë në qytete të nivelit të parë dhe të dytë.
Kërkesat e klientëve për ushqime të shëndetshme dhe ushqim funksional kanë vazhduar të rriten në dy vitet e fundit, me pandeminë që përshpejton këtë prirje, tha ajo.
"Klientët që blejnë shprishajanë pothuajse të gjithë më të rinj sesa ata që blejnë ushqim funksional. Të parët kryesisht kërkojnë alternativa për ushqime të vogla, të cilat i bëjnë ata të ndjehen më pak “fajtorë” kur hanë, ndërsa ka më shumë kërkesë për këta të fundit për efektin e produktit që ata po blejnë, " ajo tha.
Në vitin 2018, Boohee nisi një set vaktesh sfidë 21-ditore, dhe një vit më vonë lëshoi një set vaktesh treditor. Kërkesa ka qenë e lartë për të dyja paketat. Vaktet e çdo dite paketohen në një paketim të vetëm dhe përfshijnë ushqim të mjaftueshëm, por ato kanë 500 kilokalori më pak (një njësi energjie e barabartë me 1.000 kalori) sesa konsumi mesatar ditor i një personi, tha Wang.
Për shembull, një qese tipike përfshin pije me fara chia për mëngjes, makarona dhe një fileto gjoks pule për drekë, një biskotë me fara chia dhe përsëri fileto pule për darkë, me një cokollatë proteinike me shije kakaoje si shtesë.
"Ne e rekomandojmë këtë set për njerëzit që duan të humbin peshë dhe gjithashtu sugjerojmë që ata të hanë disa fruta dhe perime të freskëta", tha Wang.