PANDAS është një sindromë që aktualisht është ende në fazën e hulumtimit dhe ende nuk ka strategji për trajtimin shkaktar. Aktualisht po ndodh trajtimi simptomatik dhe ofrohen terapi të sjelljes për të trajtuar strukturat e sjelljes. Në të njëjtën kohë përdoren terapi të ilaçeve.
PANDAS është shkurtesa për emrin anglisht të sindromës, Çrregullime Neuropsikiatrike Autoimune Pediatrike të Lidhura me Infeksione Streptokoksike. Ky emër qëndron për një sindromë neuropsikiatrike, që mund të shkaktohet nga infeksioni me grupin A beta-hemolitik streptokoket në fëmijëri dhe adoleshencë.
PANDAS zhvillohet në natyrë sepse zakonisht prek fëmijët që nuk kanë përjetuar ende pubertet, pra në moshë të vogël.
Foto nga behavioural Neurotherapy clinic
Për shkak se shpesh është e vështirë të përcaktohet një lidhje e saktë kohore mes infeksionit strep dhe OCD, në vitin 2010, mjekët dhe studiuesit zgjeruan klasifikimin e PANDAS në mënyrë që të binte nën ombrellën e Sindromit Pediatrik Akut-Parandalues Neuropsikiatrik (PANS).
Mjekja Orlovska dhe disa kolegë të tjerë kanë ekzaminuar regjistrimet daneze të pacientëve që përfshijnë 17 vjet kërkime (1996 - 2013) dhe përfaqësojnë 1,067,743 fëmijë ( më pak se 18 vjeç). Ky studim është deri tani analiza më e fuqishme e hipotezës së PANDAS-it dhe rezultatet mbështesin elementet themelore të kësaj hipoteze.
Është edhe një ndarje më specifike e të dhënave të pacientëve:
519.821 vajza
547.922 djem
638,265 fëmijë, që morën një test streptokok
349,982 që kishin të paktën një test streptokokësor pozitiv
Studiuesit zbuluan se fëmijët me një rezultat pozitiv të testimit të streptokamisë kishin më shumë gjasa të shfaqnin çrregullime mendore, në veçanti OCD dhe tic, krahasuar me ato fëmijë pa test strep.
Më konkretisht, fëmijët me një test strep pozitiv kishin një rrezik 18 për qind më të lartë të zhvillimit të ndonjë çrregullimi mendor, një rrezik 51 për qind më të lartë të zhvillimit të OCD dhe një rrezik 35 për qind më të lartë të zhvillimit të çrregullimeve tic.
Hulumtuesit gjetën gjithashtu se fëmijët që kishin infeksion të stomakut jo streptocok (dmth. Test negativ streptokokut) gjithashtu ishin në rrezik të shtuar për çrregullime mendore, OCD, dhe çrregullime tik. Megjithatë, madhësia e këtij rreziku ishte më e ulët se ajo për infeksionin streptokok. Studiuesit zbuluan se, siç përcaktohej nga kriteret e PANDAS, fëmijët në moshën 3 dhe 11 vjeç kishin rrezikun më të madh në rritje të çrregullimeve të OCD dhe TIC. Lidhur me këto çrregullime të moshës fëminore për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) jep opinionin e saj, Psikologe Lenida Halilaj.
Lenida Halilaj Psikologe (Foto personale)
CMG: Çfarë është Pandas/ pans ?
Psikologe Lenida Halilaj: Pandas dhe Pans janë të dyja çrregullime pediatrike, autoimunike psikiatrike, të cilat karakterizohen nga ndryshime të papritura shumë të forta në sjelljen e një fëmije , i cili preket nga një infeksion i caktuar. Ekspertët besojnë që kjo problematikë ndodh si pasojë e një përgjigje të gabuar të sistemit imunitar ndaj infeksionit. Në vend që trupi të sulmojë infeksionin, sistemi imunitar targeton gabimisht një pjesë të caktuar të trurit, që quhet “Gangla bazale”. Kjo është një zonë përgjegjëse në trup për të menduarit, për sjelljen, për ndjenjat, por edhe sjellje të tjera lëvizjen, sensoro motorikën e individit.
Ekspertët gjithashtu mendojnë që irritimi në këtë pjesë të trurit, mund të na çojë më pas te evidentimi i simptomave. Simptomat përgjithësisht lidhen me çrregullimet e OCD-së, pra obsesion kompulsioni, frika, ankthi, fobitë etj dhe më pas kompulsioni. Përgjithësisht femijët pësojnë ndryshime drastike të sjelljes, por disa prej tyre, një përqindje pak më e vogël mund të përjetojnë simptoma pak më graduale.
Diferenca midis këtyre dy çrregullimeve, të dyja janë akute, por zakonisht PANS prek më tepër fëmijët, adoleshtet dhe të rriturit, ndërkohë që PANDAS mund të kapi episodin e parë që në moshën 3-vjeçare dhe deri në pubertet, pra nuk shtrihet në moshën e rritur.
PANDAS e marrin emrin nga fakti që mund të adresohet nga çrregullimet, problematikat e streptokokut, që janë infeksione te grupit A, ndërsa PANS mund të shoqërohet nga infeksione si gripi,verdhëza, pneumonia etj etj. Të dyja këto çrregullime kanë sjellje akute OCD, çrregullime të të ngrënit, lëvizje të papritura përsëritëse, sjellje agresive ndaj familjarëve ose ndaj bashkëmoshatarëve, sjellje regresive që nënkupton që fëmijët fillojnë të flasin akoma më tepër si fëmijë, në momentin qe ata janë adoleshentë.
Problematika lidhur me memorien, me mënyrën e të të lexuarit, me matematikën, ose shqetësime që mund të lidhen me të ushqyerit, frika e mbytjes dhe duke e shmangur edhe totalisht ushqimin. Një pjesë e fëmijëve fillojnë të urinojnë përsëri në krevat, mund të thithin gishtin ose shmangin totalisht të fjeturit, ndërkohë që bëhen shpeshherë pak më të ndjeshëm ndaj zhurmave, ndaj materialeve që mund të veshin, ndaj dritës dhe po ashtu zhvillojnë edhe çrregullime të humorit, ndoshta edhe ankth e depresion, në varësi sigurisht edhe të gravitetit të simptomatikave.
CMG: Si mund ta kuptojë prindi se fëmija i tyre vuan nga kjo sindromë dhe cilat janë shenjat e para?
Psikologe, Lenida Halilaj: Në momentin që prindi sinjalizon që fëmija është i prekur nga një çrrehullim i caktuar, që mund të jetë streptokoku, pnemumonia, gripi etj, është risku që një fëmijë mund t’i zhvillojë këto simptoma shoqëruese dhe më tej. Dhe kur evidenton që një fëmijë pikërisht pas këtij infektimi ka ndryshim shumë drastik në sjellje, duhet ta referojë te një specialist neurolog, psikiatër apo një psikolog për të bërë një diagnostikim sa më të saktë.
Foto nga google lens
Sigurisht që ka nevojë për suport shumë të madh nga ana e prindërve që ai të sinjalizojë këto problematika dhe të ngrihet një ekip multidisiplinar, në mënyrë që të bëjë një diagnostikim shumë të qartë të sëmundjes, duke qenë se trajtimi është i vështirë, pikërisht për faktin se nuk bëhet një dignostikim shumë i qartë.
Nuk ekzistojnë teste të standardizuara në mënyrë që të kemi një diagnostikim të qartë, sepse çdo individ ka simptomatika të ndryshme, por e rëndësishne është që të fillohet të trajtohet fillimisht me burimin e infeksionit, më pas duke rregulluar sistemin imunitar .
CMG: Ku duhet të drejtohet prindi nëse haset me një rast të tillë dhe a ka zgjidhje kjo?
Psikologe, Lenida Halilaj: Sigurisht si çrregullim është problematik, duke qenë se ka shumë fusha ku duhet të punohet në të njëjtën kohë, që mjekët të kenë një standardizimi të formës së mjekimit. Pjesa më e madhe e të prekurve nga këto çrregullime kanë shumë përmirësim në gjendjen e tyre, duke qenë se secili mjek merret me problematikën specifike, biologjike, psiko-somatike edhe emocionale nga ana e psikologëve. Kërkon pak kohë, mbështetje emocionale dhe informim nga ana e prindërve apo personave të tjerë që e rrethojnë fëmijën, duke qenë se shumica e sjelljeve, sidomos psiko-sociale e famijës, prekin edhe vendosin në presion edhe ndoshta shkaktojnë element emocionalë edhe tek individët që i rrethojnë fëmijët.
Intervistoi: Sava Lena