një rojë e sigurimit shikon mbi kanelin bosh të arritjes ndërkombëtare në aeroportin e Pekinit.

një rojë e sigurimit shikon mbi kanelin bosh të arritjes ndërkombëtare në aeroportin e Pekinit.

"Kur COVID-19 po bën kërdinë nëpër botë, Kina e ka nën kontroll të plotë situatën," transmeton agjencia e lajmeve “NBC”.

Sipas kësaj agjencie, kufizimet në Kinë janë të ngjashme me ato në Evropë dhe ShBA, por në këto dy të fundit numri i të infektuarve është më i lartë për shkak të mosrespektimit masiv të distancimit social.

Sipas Ministrisë kineze të Arsimit, masat e rrepta të parandalimit në Kinë ndihmuan rikthimin në bankat e shkollës të mbi 240 milionë nxënësve e studentëve, nga fëmijët e kopshtit deri te studentët e universitetit.

Studentët u janë përshtatur edhe disa masave të reja, tha për NBC-në një mësues i një shkolle private në Pekin.

"Ata të gjitha e kuptojnë që kjo është një praktikë për t'u garantuar atyre siguri në shkollë, prandaj ata të gjitha i zbatojnë këto rregulla," tha mësuesi.

Ali Ookdada, një profesor i shëndetit global në Universitetin e Uashingtonit dhe një ish-zyrtar i Programit të Shëndetit Ndërkombëtar në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se Kina bëri "një punë të mahnitshme në asgjësimin e këtij virusi."

Kryespecialisti kinez i Sëmundjeve Infektive, Zhong Nanshan, shpërndau opinione të ngjashme në një forum mjekësor në internet, duke shtuar se Kina ka bërë një punë më të mirë se vendet e tjera në edukimin e publikut mbi parandalimin e koronavirusit, duke frenuar plotësisht përhapjen e COVID-19 brenda kufijve të saj.

Zhong shtoi se informimi i duhur i popullatës për masat e parandalimit të sëmundjeve zbuti nivelin e ankthit te banorët.

"Kina nxorri një strategji kontrolli mbarëkombëtare për të frenuar në kohë shpërthimin e këtij virusi. Kjo është një fitore e përbashkët falë përpjekjeve në përhapjen e njohurive mjekësore," tha ai, duke shtuar se nevoja për përmirësimin e njohurive shkencore publike ishte një nga hallkat kryesore të triumfit ndaj COVID-19.

Zhong tha se arritja më e madhe e Kinës në luftën e saj me këtë virus ishte parandalimi i suksesshëm i infektimit të më shumë njerëzve në komunitet.

Kur COVID-19 sulmoi Kinën, ajo reagoi menjëherë me mbylljen e plotë të qytetit të Wuhan-it në fund të janarit. Kjo sëmundje është vënë plotësisht nën kontroll në mbarë Kinën dhe autoritetet eliminuan çdo shpërthim sporadike me testime masive dhe gjurmimin e kontakteve.

Por kur modeli i Kinës i parandalimit dhe kontrollit kundër koronavirusit të ri ishte i suksesshëm në këtë vend, vendet e tjera mund të nuk kenë aftësi që të veprojnë në të njëjtën mënyrë, eksperti tjetër i shkëlqyeshëm i sëmundjeve infektive kinez tha në këtë forum.

Koronavirusi i ri ka infektuar afro 50 milionë njerëz në tërë botë dhe vrasi mbi 1 milionë njerëz, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në tërë botë, 47 vaksinat kandidate janë në proces të vlerësimit klinik, me 10 ndër atyre në testimin e fazës së fundit dhe të sferës më të madhe, sipas të dhënave nga Organizata e Shëndetit të Botës.

Foto: një rojë e sigurimit shikon mbi kanelin bosh të arritjes ndërkombëtare në aeroportin e Pekinit.

(Albana)