Më 27 gusht, Drejtoria Suedeze e Shëndetit Publik publikoi një artikull në uebsajtin e saj, me titull "rezultatet e gabuara të testimit shkaktuan afro 3700 raste të konfirmuara me COVID-19".

Sipas këtij artikulli, dy laboratorë suedezë zbuluan defekte të kiteve testuese për virusin e COVID-19 të prodhuara nga kompania kineze "BGI", pasi s'mund të bënin dallimin mes kampionit me sasi të ulët të virusit dhe kampionit negativ. Në artikull vihet në dukje se cilësia e këtij produkti nuk plotëson standardet dhe nuk përkon me garancinë e dhënë nga kompania furnizuese, gjë që shkaktoi afro 3700 raste pozitive të rreme. Tani, këta dy laboratore po bëjnë hetimet për problemet me kitet.

Por ky është një produkt i certifikuar nga "Communate Europpene"(CE) e BE-së dhe i përfshirë në listën e përdorimit të emergjencës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në fund të këtij artikulli thuhet: "Shumica e të konfirmuarve gabim kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë."

Sipas këtij artikulli, personat me simptoma të lehta dhe ose pa simptoma janë konfirmuar gabimisht me COVID-19. Por kjo nuk tregon që kitet e testimit kanë probleme me cilësinë.

Dy laboratorët e përmendur në artikull janë: Qendra Epidemike Shtetërore e Institutit Karolinska dhe Laboratori ABC.

Për të zbuluar problemet e përmendura në artikull, gazetari i CMG-së intervistoi përgjegjësit e "Qendrës Epidemike Shtetërore të Institutit Karolinska", Lars Engstrand.

"Ky kit testues është përdorur nga shumë vende. Sipas rezultateve të tanishme, ai ka efekte shumë të mira. Nuk shqetësohem aspak për efektet e këtij kiti, pasi ai është përdorur shumë mirë deri tani. Kemi bërë vertifikime reciproke mes rezultateve të këtij kiti dhe rezultateve të laboratorëve të tjerë, të cilat janë të njëjta," tha profesori Lars Engstrand.

Por përse ky laborator njoftoi se kitet nga Kina janë difektoze?

Profesori Lars Engstrand sqaron:

"Ky kit ka ndjeshmëri shumë të lartë dhe nuk lë pa kapur asnjë rast pozitiv. Për shembull, në Stokholm ekzistojnë shumë të prekur nga virusi i COVID-19, të cilët janë zbuluar nga ky kit testimi, i cili nuk ka humbur pa gjurmuar asnjë rast pozitiv. Mund të besoni plotësisht rezultatet e testimit, por mund të merrni të ashtuquajturin 'rezultatin pozitiv të rremë'. Me ndryshimin e gjendjes epidemike, si tani, numri i rasteve të prekur nga virusi i COVID-19 është disi më i ulët, mund të ulni ndjeshmërinë e kiteve testuese për të garantuar zbulimin e pacientëve pozitiv, duke shmangur zbulimin e shumë rasteve të rreme pozitive. Në gjendjen e tanishme kemi ndryshuar nivelin e ndjeshmërisë së kitit testues, i cili është shumë efektiv në Suedi. Tani, besojmë plotësisht te rezultatet e testimit nga ky kit."

Në fakt, këto janë kërkesat e ndryshme e testimit dhe jo problemet e produktit kinez.

Si për shembull, kur bëjmë kontrollin e sigurisë në aeroporte, nëse kemi një çelës në xhep ose një kopsë metalike, do të ndizet alarmi pavarësisht se këto nuk janë materiale të rrezikshme. Kjo ndodh për shkak se pajisjet e kontrollit duhet të kenë ndjeshmëri të lartë për të zbuluar çdo element të rrezikshëm.

Por asnjë person nuk mendon se pajisjet e kontrollit në aeroport kanë probleme me cilësinë, për shkak të shenjave të shpeshta të alarmit. Në fakt, ndjeshmëria e kitit testues mund të rregullohet nga laboratori.

Profesori Lars Engstrand theksoi: "Duhet t'i shpjegojmë publikut arsyet e rezultateve pozitive të rreme, të cilat janë zbuluar nga laboratori ynë. Kemi bërë rregullime përkatëse. Ky kit testues nuk ka asnjë problem tani."

Profesori Lars Engstrand i tregoi gazetarit të CMG-së se Suedia po bën rregullimet, që kërkojnë ngritjen e saktësisë së testimit dhe uljen e ndjeshmërisë së testit.

Testi me ndjeshmëri të lartë mund të zbulojë shumë raste asimptomatike me COVID-19, duke shtuar ngarkesat e zbulimit të gjurmëve të infektimit. Në fazën e tanishme, masat e uljes së ndjeshmërisë së testimit mund të jenë të nevojshme, por kjo nuk ka lidhje me cilësinë e produktit të testimit nga Kina. (Xu Guang/Albana)