Britania është një ndër vendet evropiane që pësuan goditjen më serioze të epidemisë së COVID-19. Shumë pacientë të prekur nga virusi i COVID-19 me simptoma të rënda janë dërguar në spitalin "East Surrey" në Angli. Përballë gjendjes serioze dhe rrezikut të lartë të infektimit, mjekja e re kino-britanike e ORL-së Lisi Hu nuk u zbras. Ajo kapërceu shumë vështirësi dhe ishte e vendosur për shërbimet mjekësore, duke dhënë kontribut në luftën antiepidemike në Britaninë e Madhe.
Lisi Hu emigroi me prindërit e saj në Angli në një moshë shumë të vogël. Në vitin 2016, ajo u diplomua nga Shkolla Mjekësore dhe Spitali i Shën Gjergjit, pranë Universitetit të Londrës. Tani, ajo punon në Departamentin e ORL-së në Spitalin "East Surrey" pranë Shërbimeve Mjekësore Kombëtare Britanike.
Spitali "East Surrey" është një spital i përgjithshëm i madh me 600 shtretër dhe mbi 4000 punonjës. Pas shpërthimit të COVID-19, spitali ka reduktuar në maksimum takimet e rezervuara mjekësore jo-urgjente, për të pranuar më shumë pacientë të prekur nga COVID-19 në spital.
"Gjatë epidemisë së COVID-19 bëmë shumë ndryshime në punë, si anulimi i shumë takimeve mjekësore jo-urgjente, për të kursyer më shumë shtretër për pacientët e prekur nga COVID-19. Puna konkrete e departamentit tonë përfshin jo vetëm takimet urgjente ORL, por edhe punën antiepidemike, si kirurgjia e nevojshme për pacientë të prekur nga COVID-19."
Britania u godit shumë rëndë nga epidemia. Në kohën e pikut, gjatë një ditë vdiqën shumë pacientë në spital dhe disa bluza të bardha u prekën nga koronavirusi. Në spitalin "East Surrey" ku punoi Sili Hu, vdiqën dy mjekë për shkak të COVID-19. Sili Hu u mor me kirurgji për pacientët e prekur nga COVID-19 që sapo dolën nga intubimi dhe kjo është një punë me rrezik të lartë të prekjes.
"Zhvillimi i kirurgjisë për pacientë e prekur nga COVID-19 është shumë i rrezikshëm, pasi ky virus infekton të tjerët nëpërmjet transmetimit të stërkalave. Duhet të jemi të veshur me veshje hermetike. Kirurgjia zhvillohet shumë pranë pacientit, kemi kontakt të drejpërdrejt me të. Në këtë dhomë, janë shtrirë shumë pacientë të tjerë të prekur nga COVID-19. Përballemi çdo kohë me rrezikun e prekjes. Prandaj, performimi i kirurgjisë nuk është një punë e thjeshtë."
Për shkak të rreziqeve të mëdha të punës, disa kolegë të Sili Hu-së morën lejen, por Sili Hu nuk u zbraps dhe vazhdoi punën e saj me vullnet.
"Gjatë kësaj periudhe kam ankth, por si një mjeke, kujdesi ndaj pacientit është përgjegjësia kryesore. Në spitalin tonë ka shumë mjete mbrojtëse, prandaj kam pasur mundësi të kujdesem për veten. Jam një mjeke e re në profesion, u diplomova 4 vite më parë. Kjo është një situatë e pashembullt, nuk e kishim hasur më parë, madje as mjekët e tjerë më të vjetër."
Për të shprehu mirënjohje për kontributin e punonjësve në vendet e punës kyçe si mjekë, infermierë etj në luftën antiepidemike, në Britaninë e Madhe njerëzit duartrokasin në tufë, veprimtari kjo që zhvillohet në orën 20:00 të enjtes për disa javë me radhë, në shenjë nderimi për bluzat e bardha.
"Duartrokitjet çdo enjte më sollën një ndjenjë krenarie për profesionin tim dhe për kontributin tim në sistemin e Shërbimeve Mjekësore Kombëtare Britanike. Sapo dola nga puna një natë, dëgjova papritur duartrokitjet. Kjo është hera e parë që dëgjova duartrokitjet qysh nga fillimi i aktiviteteve para 3 ose 4 javësh, u preka shumë. Sa shumë njerëz na kushtojnë vëmendje për të gjithë punonjësit në vendet e punës kyçe përballë rreziqeve dhe atyre që merren me punën e kujdesjes së tjerëve. Kjo më emocionoi shumë."
Më 23 mars, qeveria britanike publikoi rregullin "ndalim aktivitetesh". Në qershor, filluan që të heqin ngadalë masat përkatëse të ndalimit të aktiviteteve. Por Sili Hu duhet të ruajë distancën fizike për të paktën 2 metër nga familjarët e saj. Kryeministri britanik Boris Johnson shprehu shpresën e rikthimit të jetës normale në nëntor të këtij viti, para festës së Krishtlindjes. Sili Hu u shpreh nëse jeta do të normalizohet, ajo dëshiron më shumë që të gëzojë mbrëmjen së bashku me familjarët dhe t'i përqafojë.
"Nëse epidemia e COVID-19 përfundon, ajo që dua të bëj më shumë është të takoj familjarët dhe t’i përqafoj ata. Mbrëmjen e fundit që isha bashkë me prindërit dhe gjyshen ishte në fillim të marsit. Gjatë kësaj periudhe u takova me ta duke mbajtur një distancë të konsiderueshme dhe fola me ta përtej xhamit të dritares. Gëzimi i mbrëmjes së përbashkët me familjarët dhe bisedat me ta janë pjesë të rëndësishme të jetës sime. E kam shumë të vështirë të duroj pa ta për kaq shumë kohë."(Xu Guang)