Një sëmundje të cilën e kemi neglizhuar prej kohësh por përhapet frikshëm tek njerëzimi. Bëhet fjalë për hepatitin, ku, sipas Organizatës Botëroret të Shëndetësisë, është kthyer në një nga vrasësit kryesor në të gjithë botën. Në raportin e saj të parë në lidhje me këtë infeksion, OBSH thonë se numri i vdekjeve nga format e trajtueshme të kësaj sëmundjeje, të shkaktuara më shumë nga abuzimi me alkoolin dhe drogën, po rritet frikshëm. Hepatiti viral mendohet se ka vrarë 1.34 milionë njerëz në vitin 2015, duke ia kaluar edhe turbekulozit dhe HIV/AIDS së bashku. Ndërkohë që rastet me këto sëmundje po ulen, vdekjet nga hepatiti po shtohen – vetëm shekullin e fundit janë shtuar me 22%. Më shumë se 325 milionë njerëz janë të infektuar nga ky virus dhe shumë prej tyre nuk janë në dijeni për të dhe nuk marrin mjekime. Si pasojë, miliona njerëz rrezikohen nga sëmundja kronike e mëlçisë, kancerit, madje edhe nga vdekja, paralajmëron OBSH.

Dy nga format më kryesore, që janë përgjegjëse për 96% të vdekjeve nga kjo sëmundje janë hepatiti B dhe C.

Hepatiti B mund të transmetohet nga kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse dhe lëngjet trupore. Kjo sëmundje kërkon një trajtim afatgjatë me një ilaç që përdoret zakonisht për luftimin e HIV. Hepatiti C transmetohet kur gjaku i një personi të infektuar kalon në enët e gjakut të një personi të shëndetshëm, për shembull, nëpërmjet gjilpërave të infektuara (përfshirë edhe gjilpërat që përdoren për tatuazhet), kryerja e marrëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse etj. Hepatiti C mund të shkojë nga një sëmundje e lehtë që zgjat disa javë, deri në një gjendje të rëndë apo të përjetshme, që mund të çojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë

Zyrtarët e lartë të OBSH-së dhe mjeku Gottfried Hirnschall tha se kërcënimet e hepatit viral mund të krahasohen me virusin e SIDA-s, tuberkulozin dhe sëmundjet e tjera ngjitëse.

"Ky raport na tregon se hepatiti viral mendohet se ka vrarë 1.34 milionë njerëz në vitin 2015, duke ia kaluar edhe turbekulozit dhe HIV/AIDS së bashku. Më shumë se 325 milionë njerëz janë të infektuar nga ky virus dhe shumë prej tyre nuk janë në dijeni për të dhe nuk marrin mjekime. Si pasojë, miliona njerëz rrezikohen nga sëmundja kronike e mëlçisë dhe kancerit."

Rreth 1.75 milionë njerëz janë infektuar me hepatit C në vitin 2015, duke e çuar numrin total të njerëzve të infektuar në të gjithë botën në 71 milionë. 4/5 e tyre nuk janë në dijeni se janë infektuar nga ky virus, paralajmëron OBSH.

Sipas raportit, Afrika dhe zona e bregit perëndimor të Oqeanit Paqesor janë rajonet me hepatitin B të preferuar.

Njihen 5 tipe virusesh të hepatitit: virusi i hepatit A (HAV-Hepatitis A Virus), virusi i hepatit B(HBV), virusi i hepatit C (HCV), virusi i hepatit D (HDV) dhe virusi i hepatit E (VHE); sipas të cilëve sëmundja merr dhe emrin.

Hepatiti B është një infeksion i mëlçisë, potencialisht i rrezikshëm për jetën e individit. Ai është një ndër shkaktarët e shumtë të inflamacionit apo zmadhimit të mëlçisë dhe për më tepër të hepatitit kronik. Hepatiti B është i shpërndarë në mbarë globin por, prevalenca më e lartë e tij është e përqendruar në Afrikën sub-Sahariane dhe Azinë Lindore.

Statistikat tregojnë se 5-10% e popullsisë së rritur në këto zona kanë hepatit B kronik. Shkalla e lartë e infeksioneve kronike janë gjetur edhe në Amazonë dhe pjesët jugore të Evropës Lindore dhe Qendrore; në Lindjen e Mesme dhe nën kontinentin Indian rreth 2-5% e popullsisë së përgjithshme është e infektuar me llojin kronik, dhe më pak se 1% e popullsisë së Evropës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut ka infeksion kronik gjithashtu.

Doktor Gottfried Hirnschall theksoi se megjithëse numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga hepatiti po shtohet, vaksinimi kundër hepatitit B tek fëmijët, ka ulur numrin e të prekurve nga ky virus. Në të gjtihë botën, 84% e fëmijëve të lindur në vitin 2015 janë vaksinuar kundër hepatit B.

"Përqindja e fëmijëve nën 5 vjeç të prekur nga virusi i hepatitit B u ul ndjeshëm. Në vitin 2015 ishte 1.3%; në vitet '90 përqindja ishte 4.7%. Ulja e kësaj përqindjeje erdhi si pasojë e vaksinimit."

Në raportin e OBSH-së nënvizohet se megjithëse ekzistojnë shumë sfida, disa vendet kanë ndërmarrë masat e suksesshme për kontrollin e hepatitit B. Në vitin 2015, në Kinë, 96% të fëmijëve u vaksinuan kundër hepatitit B dhe përqindja e fëmijëve nën 5 vjeç të prekur nga hepatiti ishte nën 1%. Në Mongoli, ilaçet e hepatiteve B dhe C u përfshirë në planin e sigurimeve shëndetësore, për të mbuluar më shumë grupe të të prekurve nga hepatiti. Në Egjipt, konkurrenca e ilaçeve jo të patentuara shkaktoi uljen e madhe të shpenzimeve të mjekimit të hepatitit C. Shpenzimet e mjekimit prej 3 muajsh janë 900 dollarë amerikanë në vitin 2015, deri në vitin 2016, shpenzimet u ulën deri në më pak se 200 dollarë amerikanë.

Deri tani, në Pakistan, shpenzimet për të njejtin mjekim arritën në 100 dollarë amerikanë.

Në vitin 2016, në OBSH, u miratua "Strategjia e Hepatitit Viral e Sektorëve të Shëndetësisë Botërore", ku u përcaktuan dy objekte për parandalimin dhe mjekimin e hepatit në vitin 2030. Përgjegjësi i teknologjisë i planifikimit të hepatit global të OBSH-së, doktori Yvan Hutin vuri në dukje se tani ekziston divergjenca e madhe.

"Kemi nisur veprimet, por tani ekziston një divergjencë e madhe me objektet e përcaktuara në vitin 2030, të cilat përfshijnë rritjen e përqindjes së diagnozës të pacientëve të prekur nga hepatitet B dhe C në 90% dhe rritjen e përqindjes së mjekimit në 80%."

Drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së Margaret Chan tha se hepatiti viral është

aktualisht sfida më e madhe publike shëndetësore që kërkon reagim të menjëhershëm.

Deri tani gjenden disa vaksina dhe medikamente për trajtimin e hepatitit. OBSH-ja po punon për nxitjen e përdorimit të këtyre vaksinave dhe medikamenteve tek të gjitha personat.

Përveç kësaj, OBSH-ja dhe bashkëpunëtorët e saj do të organizojnë dy aktivitete të rëndësishme lidhur me parandalimin dhe mjekimin e hepatitit. Së pari, aktivitetet e përkujtimit të ditës së hepatitit botëror më 28 korrik, me temën e "asgjësimit të hepatitit"; së dyti, organizimi i "Samitit të Hepatitit Botëror" në nëntor në Sao Paulo të Brazilit, ku do të diskutohen për problemin e hepatitit botëror. (Xu Guang)