Shqipëria tashmë ka nisur vaksinimin kundër Covid 19, por mbetet ende në hapat e para të këtij procesi. Opinioni publik pret me padurim vaksinimin, ndonëse ende mbetet e paqartë se si do të mundësohet ai për të gjithë popullatën. Një interesim të veçantë paraqesin shqiptarët dhe për prejardhjen e vaksinave. Disa prej këtyre pyetjeve u është përgjigjur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në emisionin “Opinion” në televizionin Klan.

Lidhur me vaksinimin e gjithë popullsisë ajo premtoi se do të kryhet brenda 14 muajve.

Ne kemi tre skenarë, në skenarin më ambicioz është vaksinimi i popullatës në 14 muaj, skenari i dytë është 18 muaj dhe skenari i tretë është 24 muaj.Në 6 muajt e parë duam të vaksinojmë mjekët dhe infermierët, janë rreth 200 të moshuar që kanë probleme shëndetësore, por brenda këtyre do të vaksinohen ata që janë mbi 80 vjeç”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Lidhur me furnizimin aktual me vaksina, numri një i shëndetësisë shqiptare u përgjigj se brenda janarit do të mbërrijnë mbi 10 mijë doza vaksine anti-covid, në shkurt 30 mijë dhe më pas Pfizer do të nisë në korrik me dërgesat, për paketën e tretë. Sipas saj deri tani është siguruar përmes kontraktimit vaksinimi i 800 mijë qytetarëve dhe shtoi se pritet dhe doza nga COVAX që janë deri në 1 milionë doza deri në fund të vitit.

Më tej Ogerta Manastirliu tha se “Pfizer do të sjell doza gjatë gjithë vitit kalendarik dhe ne jemi në negociata me kompani të tjera si AstraZeneca dhe Moderna. Ne deri tani kemi siguruar vaksinimin për 800 mijë qytetarë. COVAX dhe Prizer janë dy kontratat e para dhe ne pritet që të lidhim kontrata me AstaZeneca dhe Moderna”, shtoi ajo.

Pyetjes se nëse Shqipëria do të marrë vaksinën ruse dhe kineze ministrja iu përgjigj se këto vaksina do të merren nëse kalojnë filtrin në EMA (Agjencia Evropiane e Barnave) apo FDA.

Së pari vaksina ka elementin e sigurisë. Nëse marrin certifikatën e përdorimit nga EMA në Evropë dhe FDA në SHBA atëherë ne do të marrim këto vaksina”, u shpreh ajo.

Vaksina kineze dhe bota

Ndryshe nga Shqipëria vendet e rajonit dhe më gjerë po nxitojnë të përdorin edhe vaksinat kineze për të kryer sa më pare vaksinimin e popullsisë, duke ulur kështu nivelin e epidemisë.

Duke iu referuar vendeve të rajonit kujtojmë se Serbia ka marrë rreth 1 milionë doza të vaksinës kineze Sinopharm, prodhuar nga kompania shtetërore kineze me të njëjtin emër. Kompania Sinopharm ka deklaruar se vaksina është 79% efektive. Vaksina është miratuar në Kinë dhe po përdoret atje. Paralelisht me Sinopharm, Serbia ka nisur vaksinimin dhe me vaksina të tjera si ajo e Pfizerit dhe ajo ruse Sputnik.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Kina ka miratuar shpërndarjen e një ngarkese të dytë të vaksinës anti-Covid “CoronaVac”, të prodhuar nga kompania kineze “Sinovac Biotech”.

Pritet që 10 milionë doza të vaksinës të mbërrijnë në Turqi së shpejti, ndërsa deri tani janë vaksinuar 1.166 milionë qytetarë.

Pa pritur miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), Budapesti zyrtar vendosi, me zgjedhje sovrane kombëtare, të marrë në masë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” dhe të “AstraZeneca”. Ndërsa më 16 janar porositi edhe sasi të kinezes “Sinovac”.

Kompania farmaceutike kineze “Sinovac” po rrit prodhimin e “CoronaVac”, një vaksinë e inaktivizuar për Covid-19, për të siguruar furnizimin e saj globalisht. Presidenti i kompanisë kineze, Yin Weidong, deklaroi në një intervistë për “Xinhua” se "Sinovac” ka marrë disa porosi për vaksinën nga Brazili, Indonezia, Turqia, Kili dhe vende të tjera të botës.

Rreth vaksinave kineze anti-Covid

Zhvillimi i vaksinave të COVID-19 në Kinë ka hyrë në "sprintin e fundit", teksa vendi po përgatitet për prodhimin masiv të vaksinave të COVID-19, tha Zheng Zhongwei, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë.

Sipas tij, vlerësimi i një vaksine kërkon një numër treguesish gjithëpërfshirës, nga të cilët siguria, efektiviteti, mundësia për ta pasur dhe kostoja e përballueshme janë më të rëndësishmit.

Kina ka ndjekur pesë qasje teknologjike për krijimin e vaksinave të COVID-19, dhe 15 vaksina kanë hyrë në provat klinike, nga të cilat pesë janë duke zhvilluar fazën e tretë të këtyre provave.

Kina po promovon në mënyrë shkencore dhe rigoroze fazën e tretë të provave klinike të vaksinave COVID-19 dhe po kryen rishikimin dhe miratimin në përputhje të plotë me ligjet, rregulloret dhe standardet teknike të njohura ndërkombëtarisht, për të siguruar që vaksinat të jenë të sigurta e efektive dhe t'i qëndrojnë kohës, vuri në dukje Zheng.

Pesë vaksinat në fazën e tretë të provave klinike përfshijnë dy vaksina nga Grupi Kombëtar Bioteknologjik i Kinës pranë "Sinopharm", një vaksinë nga "Sinovac Biotech", një nga Akademia e Shkencave Ushtarake dhe "CanSino Biologics", si edhe një vaksinë të krijuar bashkërisht nga Kompania Biofarmaceutike "Longcom Zhifei" e Anhui-t dhe Instituti i Mikrobiologjisë i Akademisë Kineze të Shkencave.

Kina miratoi përdorimin urgjent të vaksinave të COVID-19 në qershor.

OBSH dhe vaksinat kineze

Organizata Botërore e Shëndetësisë thuhet se po rishikon vaksinat kineze COVID-19 për renditjen e mundshme të emergjencës dhe analistët kinezë besojnë se nëse vaksinat kineze, përfshirë vaksinën e CanSinoBIO, miratohen nga OBSH, kjo do të përmirësonte ndjeshëm besimin e vendeve në zhvillim dhe atyre perëndimore në vaksinat kineze.

Megjithëse OBSH-ja dha vlerësimin e parë për vaksinën Pfizer / BioNTech javën e kaluar, analistët kinezë thanë se nuk do të ndikojë në porositë ndërkombëtare të vaksinave kineze pasi përdorimi global i vaksinave u ndikua nga disa faktorë, të tilla si çmimet e vaksinave dhe kushtet e transportit dhe magazinimit, cilat vaksina kineze janë me më shumë kosto efektive.

Reuters njoftoi të enjten se OBSH po shqyrton vaksinat kineze, së bashku me vaksinat nga AstraZeneca për renditjen e mundshme të urgjencës. Raporti citoi drejtoreshën e imunizimit të OBSH-së Kate O'Brien të thoshte se agjencia po rishikon "disa nga vaksinat nga Kina dhe vaksina AstraZeneca ".

Nëse vaksinat kineze pajisen me vërtetim emergjent nga OBSH, kjo do të rrisë besimin nga vendet në zhvillim dhe vendet e tjera, për t’i përdorur ato në fushatën e vaksinimit.

Sipas ekspertëve kinezë të shëndetit publik, autorizimi i OBSH-së nuk ndikon domosdoshmërisht në përdorimin global të vaksinave, pasi vaksinat duhet të vlerësohen më tej për sigurinë dhe efikasitetin e tyre gjatë përdorimit global.

Eda Merepeza