Në stinën e verës, si pasojë e temperaturave të larta, pothuajse të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga dehidratimi, prandaj dhe kujdesi duhet të jetë më i shtuar. Për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), nutricionistia Hyrida Basha tregon kujdesin dhe çfarë ushiqmesh duhet të konsumojmë gjatë kësaj stine.
"Dehidrimi është proçesi që organizmi humbet më shumë sasi nga ajo që ai merr nëpërmjet lëngjeve, supërave apo produkteve të tjera me sasi të larta të uji në to. Pra nëse kjo sasi uji vazhdon të bjerë në mënyrë drastike organizmi do të humbasë aftësinë për të kryer disa proçese, në të cilat është shumë i domosdoshëm uji. Nëse kjo vazhdon agravon individi do të krijojë probleme, që nisin nga disa simptoma si tharje të gojës, zbehje, mospërqëndrim etj.
Dehidrimi (Foto Facebook (1)
Gjatë verës duhet patjetër jo vetëm zëvendësimi i ujit me lëngjet, por edhe i oligomineraleve të tjera që uji përmban. Ne verë humbim sasi të madhe uji ndaj është i rëndësishëm edhe ky zëvendësim dhe vendosja e kësaj balance", thotë nutricionistja.
Ka disa shkaqe të cilat e çojnë trupin drejt dehidrimit dhe bëjnë që pasojat të jenë të shumta, duke shkaktuar shpesh herë edhe sëmundje në organizëm.
"Shkaqet e dehidrimit janë të shumta, një është mungesë e konsumit të ujit gjatë ditës, por mund të jetë edhe diarre, hipertensioni, shtatzania, sasia e tepërt e kripërave në organizëm. Mund ta shmangim duke qenë të kujdesshëm në produktet që ne konsumojmë dhe në sasinë e ujit që duhet të konsumojmë. Ka një rregull edhe për konsumin e ujit gjatë ditës, nuk mundemi që në mënyrë të menjëhershme të konsumojmë ujë vetëm paradite. Duhet patur parasysh se kur temperaturat janë të larta është mirë të shmangim kafeinën dhe pijet alkoolike. Nëse e konsumojmë ndodh dehidrimi sepse janë diuretikë të mirë në largimin e sasisë së tepërt të ujit nga trupi, por në verë kthehen në një boomerang negativ." , thekson ajo.
Dehidrimi (Foto Facebook (2)
Jo të gjithë individët mund të preken dhe të vuajnë njësoj nga dehidrimi, por kjo gjë varet edhe nga grupmosha së cilës i përket një person.
"Ka disa grupomsha që janë më vunerabël kryesisht foshnjet dhe të moshuarit, por ka edhe individë të tjerë që vuajnë nga probleme të tjera.", saktëson nutricionistja
Konsumimi i ujit (Foto health.com)
Trupi ka nevojë për sasi të caktuara të ujit, të cilat mund të merren qoftë nëpërmjet ushqimeve apo edhe konsumit të frutave. Nutricionistja Basha shprehet se trupit i nevojiten rreth 3 l ujë në varësi edhe të moshës së individit.
"Sasia e ujit sipas referencave është 30-40 ml për kg peshë trupore, por në këtë rast mund të ndodhë që shifra mund të jetë shumë e lartë, ndaj është vendour një mesatare 2.3-3 l në ditë. Në bazë të arsyeve të tjera e ndajnë vlerën nga një person tek tjetri, një individ normal mund të konsumojë deri 3 l në ditë duke e shpërndarë gjatë ditës së tij, pra një gotë uji brenda një ore." , thotë ajo
Në verë është e rëndësishme që të konsumojmë sa më shumë ujë, por njëkohësisht natyra na ka dhuruar edhe një aset shumë të mirë siç janë frutat e stinës, të cilat e mbajnë trupin të hidratuar për një kohë të gjatë.
Hyrida Basha (Foto facebook)
"Natyra gjithmonë na shpërblen dhe vendos në qendër të vëmëndjes sasi të larta të ujit, në stinën e verës kemi fruta të cilat kanë përqindje të lartë të ujit, si përshembull bostani pjepri, kungulli, kastraveci. Të gjithë produktet e kësaj stine janë në favorin tonë, duke qenë se sasia e lëngjeve që duhet të konsumojmë është më e lartë sesa në sezonin e dimrit që këto fruta mungojnë. Kur flasim për ujë nuk mund ta marrim vetëm nëpërmjet frutave, por edhe në supëra, të cilat gjatë verës i neglizhojmë ndaj nuk duhet t’i shmangim sepse janë pak kalorike dhe na ndihmojnë të marrim fibrat e duhura", thekson nutricionistja Basha.