Këtë vit, Festa e Varkës së Dragoit bie më 3 qershor. Kjo ditë tradicionale festohet në nder të poetit patriot që u vetëvra duke u hedhur në lumë kur vendi i tij u pushtua.
Kjo festë ndodh zakonisht në ditën e 5-të të muajit të 5-të sipas kalendarit hënor dhe prandaj ai njihet edhe si "festa e muajit të 5-të".
Gara e Varkës së Dragoit dhe ngrënia e zongzi-ve janë zakonet kryesore të kësaj feste. Në disa rajone kineze, njerëzit mbajnë edhe qeska aromatike, lidhin fije mëndafshi pesëngjyrëshe dhe varin në derë gjethe artemise ose kallami. Aroma e artemisës mendohet se ndihmon në largimin e dëmtuesve, ndërsa byzylyku shumëngjyrësh është një lutje për mirëqenie.
Banorët që jetojnë në Kinën jugore, me shumë liqene dhe lumenj, i shijojnë shumë garat e Varkës së Dragoit. Zongzi, në formë piramide, me oriz ngjitës të mbështjellë me gjethe kallami, është ushqimi i posaçëm në këtë festë. Zongzi ka mbushje të ndryshme.
Në Dinastinën Jin(265-420), Zongzi nisi të përgatitej si një ushqim special gjatë Festës së Varkës së Dragoit. Përveç orizit ngjitës, amvisat i shtuan edhe fruta dhe arrore të ndryshme, duke e quajtur si zongzi që përmirëson inteligjencën.
Zongzi u bë më i larmishëm në Dinastinat Veriore dhe Jugore(420-589), me më shumë përbërës si mishi, gështenja, xinxife dhe fasule të kuqe të përdorur në mbushje. Kjo prirje ishte zhvilluar më tej në Dinastinën Song(960-1279), kur frutat e thata u bënë gjithashtu përbërës të Zongzi-t.
Dinastitë Yuan (1271-1368) dhe Ming (1368-1644) ishte periudhë e rëndësishme për transformimin e këtij ushqimi. Mbështjellja bëhej me gjethe bambuje në fillim dhe më pas u zëvendësua me gjethe kallami. Stili i mbështjelljes i ka rezistuar kohërave dhe vijon të mbetet i njëjtë deri në ditët tona.
Tani, zongzi është më i larmishëm se kurrë, me përbërë të ndryshëm për mbushjen. Megjithatë, ekzistojnë në përgjithësi dy lloje shijesh të dallueshme: e ëmbël dhe e kripur.
Njerëzit në Kinën veriore preferojnë zongzi të ëmbël, e cila zakonisht përfshin xinxife dhe fasule të kuqe, ndërsa jugorët duan të kripurat, me vezë rose dhe mish.
Përveç ngrënies së zongzi-së, ekziston edhe një zakon i pirjes së verës realgar, e njohur si vera e xionghuang-ut, gjatë Festës së Varkës se Dragoit. Vera realgar është një pije alkoolike kineze e prodhuar nga drithi. Në lashtësi ishte bindja që kjo verë mund të largojë shpirtrat e këqij dhe të nxjerrë jashtë toksinat e trupit. Megjithatë, realgar përmban arsenik, prandaj është helmues. Njerëzit nuk mund të prodhojnë verën xionghuang pa aspak toksicitet, prandaj ata duhet të blejnë atë që është përgatitur nga ekspertët.
Vera Xionghuang mund të vendoset në ballin e fëmijës për të parandaluar pickimin e mushkonjës.
Megjithëse kjo është vera më e njohur, ekzistojnë shumë pije alkoolike të ndryshme gjatë kësaj feste, duke përfshirë verën e artemisës, verën e kumbullës etj. Për shkak se Festa e Varkës së Dragoit dhe Kokërr në Halë, një ndër 24 fazat stinore sipas kalendarit bujqësor kinez janë shumë të afërta, dhe faza stinore Kokërr në Halë është edhe stina e kumbullës, vera e kumbullës konsiderohet si një verë e veçantë.
Maji është muaj kur gjethet e artemisës rriten në mënyrë më të harlisur, kjo është bima stinore gjatë Festës së Varkës së Dragoit, për shkak të erës së fortë të saj gjatë asaj kohe. Gjethet e artemisës rriten shumë shpejt dhe janë shumë elastike. Ato rriten në zonat kodrinore të Kinës jugore. Njerëzit atje i thajnë këto gjethe dhe i përdorin ato në shumë fusha, një ndër më të njohura është prodhimi i verës.
Kjo festë është konsideruar edhe si koha më e mirë për një banjë me bimë të shëndetshme. Besohet se shumë barna bimore kanë ndikim më të fortë pozitiv ndaj trupit tona nëse ato përdoren gjatë kësaj periudhe. Shumë njerëz përgatisin bimë dhe bëjnë banjë me to duke i hedhur në vaska. Prandaj, kjo festë quhet edhe si "Dita e Banjës Bimore."(Xuguang/Albana)