Hani më pak, meditoni më shumë
Mos hani darkë pas orës 18:00
Bëhuni më pak mishngrënës
Çelësi i dietës së Budës qëndron tek kufizimi i kohës se të ngrenit: psh në vend që të shqetësoheni se çfarë apo sa të hani, dieta ju kërkon që të përqëndroheni në atë që hani dhe të ngushtoni kohën e të ngrënit deri në 1 orë.
Studimet tek minjtë dhe njerëzit kanë treguar se kufizimi i kohës është një metodë efektive për humbjen në peshë. Sipas kësaj ideje, metabolizmit tuaj i nevojitet një pushim nga ushqimi, po themi një formë agjërimi.
Ja si të mbani dietën e Budës.
1. Hani ç'të doni (nëse janë të shëndetshme)
Një gjë e mirë për Dietën e Budës është se nuk ka rregulla drastike për ushqimet që duhet të hani, por evitoni sheqernat yndyrnat dhe karbohidratet, si dhe ushqimet e gatshme. Mos hani në darkë vonë.
2. Një ditë në javë hani çfarë të doni
Dieta e Budës ju lejon të keni një ditë në javë ku mund të hani çfarë të dëshironi, përfshi pica, apo burger.
Autori i kësaj diete Zigmond shpjegon se ushtrimet nuk djegin dhe aq kalori sa mendojmë ne, e nga ana tjetër sa më shumë ushtrohemi aq më shumë oreks kemi. Prandaj kjo dietë nuk kërkon që të ushtroheni për orë të tëra në palestër, por nga nxit të meditojmë si dhe të bëjmë joga e tai chi. Zigmond na rekomandon që të ushtrohemi në mëngjes me stomak bosh pasi kjo gjë ju bën që të digjni 20% më shumë yndyrë se sa kur stërviteni pas buke.
3. Mos e përfundoni të gjithë ushqimin
Gjatë kësaj diete duhet të mendoni nëse ushqimi i tepruar është më mirë të hidhet në kosh apo në stomakun tuaj. "Ju e keni një zgjidhje," shkruan Zigmond. "Ose të përdorni një kosh plehrash, ose të jeni ju vetë koshi."
4. Kushtojini vëmendje ushqimit
Për shkak se kjo dietë kërkon që t'i kushtoni vëmendje orës dhe të mendoni atë që po hamë dhe kur po e hamë, Zigmond thotë, "ju bën që të fokusoheni më shumë." Dhe kur fokusoheni gjatë të ngrënit nisni të kuptoni sa po hani.
Mundohuni t'i përdorni këto këshilla. Do të shihni që Dieta e Budës nuk është një plan i mirëfilltë ushqimi, por një sistem ekuilibri jetësor. Provojeni dhe ndoshta do të humbisni disa kilogramë dhe një shëndet më të mirë në përgjithësi.
Dieta pa mish
Për shumë njerëz, dieta vegjetariane është e mistershme dhe konfuze. Ata mund ta kenë të vështirë të imagjinojnë një pjatë vegjetariane. Për ta, dieta vegjetariane duket boshe dhe pa shije duke imagjinuar gjethe sallate dhe qepë.
Por e vërteta qëndron ndryshe, vegjetarianët hanë një mori ushqimesh bimore përveç sallatës dhe qepëve. Megjithatë atyre u vijnë në mendje shumë pyetje. A marrin vegjetarianët mjaftueshëm proteinë duke shmangur mishin, a përfshihen vezët dhe qumështi, është kjo dietë për arsye mjekësore, ekologjike apo etike?
Për të gjitha këto pyetje ka përgjigje. Së pari të shohim përkufizmin e vegjetarianizmit.
Vegjetarianizmi është praktika e dietës që përjashton mishin (produktet e procesit të therjes dhe ato të gjahut, peshqit dhe frutat e detit si dhe shpendarinë). Ka disa variante të dietës, disa prej të cilave përjashtojnë vezët dhe/ose produktet me origjinë nga kafshët e prodhimit si bulmetrat ose mjalti. Vegjetarinët të cilët hanë vezë shpesh preferojnë vezë nga pula të mbarështimit të lirë (organik, natyral dhe janënë kundërshtim total me vezët e industrisë së shpendarisë).
Figura e gladiatorëve na sjell në mendje forcën, ushtrimet e vështira, pathyeshmërinë dhe makinerinë perfekte të luftës: njeriu kundër njeriut. Gladiatori ishte një lloj heroi sportiv që u servirej edhe mjekësia e kohës. Statujat dhe pikturat na e tregojnë qartë këtë botë të egër të gladiatorëve. Duke reflektuar mbi dietën moderne të atletëve, ne duhet të prisnim që gladiatorët të kishin një dietë të pasur proteinike. Analizat në kockat e tyre kanë shfaqur hipotezën se ata ishin atletë vegjetarian ndërsa në të dhënat Romake, Pliniusi, historiani antik i tregon gladiatorët si "hordearii" (elb ngrënës). Sipas disa studjuesve, njerëzit që konsumojnë më shumë bimë dhe më pak mish kanë një nivel më të rritur të stronciumit në kockat e tyre. Niveli i stronciumit në kockat e gladiatorëve është rreth dy herë më i lartë se niveli në kockat e banorëve bashkohës.
Vegjetarianizmi konsiderohet një dietë e shëndetshme dhe praktike. Shoqata e
Dietologëve Amerikanë (ADAD) dhe Dietologët Kanadezë (DC) kanë përllogaritur një dietë vegjetarine për të plotësuar nevojat ushqimore për të gjitha ciklet e jetës dhe studime në shkallë të gjerë tregojnë se vegjetarianizmi ul drastikisht rrezikun për kancer, sëmundjet e iskemisë së zemrës dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse. Përbërësit e nevojshëm, proteinat dhe aminoacidet për mbajtjen e trupit mund të gjenden në perime, drithëra, fara, qumësht, soje, vezë dhe bulmet.
Dieta vegjetaria na ndihmon në mbajtjen e peshës së trupit në kontroll dhe redukton thelbësisht rreziqet nga sëmundjet e zemrës dhe osteoporozës. Veçanërisht mishi i kuq pa dhjam është lidhur direkt me rritjen e rreziqeve të kancerit të mushkërisë, ezofagut, mëlçisë dhe kolonit. Studime të tjera tregojnë se nuk ka patur diferenca të mëdha midis vegjetarianëve dhe jo vegjetarianëve në vdekshmërinë nga sëmundjet cerebrovaskulare,
ulçerat e stomakut, tumoret e gjirit apo prostatës, por vegjetarianët e marrë në konsideratë qenë ish-duhanpirës dhe ishin konvertuar në vegjetarian vetëm në vitet e fundit.