Nutricionistja Hyrida Basha ( facebook)
Besimtarët muslimanë si në mbarë botën edhe në Shqipëri kanë nisur muajin e shenjtë të Ramazanit, një pjesë e rëndësishme e të cilit është agjërimi. Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se përveç një rit fetar, agjërimi ndikon pozitivisht në shëndetin e njeriut.
Nutricionistja Hyrida Basha flet për këtë ndikim në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës
CMG: Sa rekomandohet agjërimi tek njerëzit?
Hyrida Basha: Agjerimi është një nga katër shtyllat e Islamit, që shërben si një muaj ndërgjegjësimi për të gjithë. Ky muaj “Fasting” është një periudhë ku ne nuk duhet të konsumojmë ushqim dhe nuk duhet të konsumojmë as pije, që prej mëngjesit deri në perëndimin e diellit.
Patjetër që ky proces vjen me të mirat e veta shëndetësore. Ka disa rregulla strikte, duke pasur kujdes me orarin dhe ushqimet që do zgjedhësh për të konsumuar, sasinë dhe llojin.
Në këtë muaj që kemi vendosur të agjërojmë, trupi ynë në formë automatike përdor rezervat e yndyrnat dhe largon toksinat.
Në këtë formë, trupi detoksifikohet natyralisht dhe na jep mundësi që të bëjmë një jetë të shëndetshme pas Ramazanit.
Nga ana tjetër është vënë re që kemi një ndryshim të hemogramës, gjaku komplet me formulë. Nëse bëjmë një analizë të hemogramës para dhe pas Ramazanit do të vëmë re që rruazat e bardha dhe të kuqe do të kenë një rregullim të normës së tyre.
Gjithashtu do të vëmë re se yndyrnat dhe trigliceridet do të përmirëoshen dhe ulin vlerat nëse kanë qënë të larta. Zorrët gjithashtu vetëpastrohen gjatë kësaj periudhe.
Perimet qe duhet te konsumojme gjate agjerimit ( Abc News )
CMG:Çfarë pëson truri gjatë periudhës së agjërimit?
Hyrida Basha: Truri gjithashtu merr efekte pozitive gjatë këtij muaji, sepse prodhon qelizat nervore, duke nxitur funksionin e trurit dhe rritur vigjilencën dhe mënyrën se si ne reagojmë.
Pra si pasojë e këtyre faktorëve ne kemi më shumë vigjilencë dhe elokuencë, nëse do të na duhet. Gjithashtu reduktohet hormone kortizol sepse ulet niveli i stresit në këtë kontekst dhe na jep më tepër emocione pozitive.
Gjatë Ramazanit, duke qënë që individët nuk konsumojnë alkool dhe duhan bëhen më të ndërgjegjshëm për trupin dhe ky i fundit përshatet dhe fillon e mban pas Ramazanit, sepse fillojmë të mësohemi me mungesat.
Trupi gjithashtu përthith më shumë nutrientë dhe në këtë rast metabolizmi nxit më shumë përthithjen e tyre, si pasojë e hormonit të “Adiponektinës” .
CMG: A ka një kategori njerëzish që nuk duhet të agjërojnë?
Hyrida Basha: Të gjithë personat që nuk kanë një rekomandim pozitiv nuk duhet të agjërojnë. Sa ju takon personave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme duhet të kenë shumë kujdes. Nënat që kanë fëmijët në gji dhënie apo diabetikët duhet të këshillohen me mjekun, nëse mund të agjërojnë.
CMG: Ju vetë keni agjëruar?
Hyrida Basha: Dikur po. Por kam disa vite që nuk e bëj. Mendoj që metabolizmin e kam në balancë. Kam agjëruar në ditë të veçanta sepse nuk kam pasur vullnetin për një muaj të plotë. Kam bërë “Fasting” në ditë të ndryshme.
CMG:Cilat ushqime duhet të fillojmë të evitojmë gjatë kësaj periudhe?
Hyrida Basha: Të gjitha produktet që kanë përbërje shumë të lartë të sheqerit dhe kripës, sepse trupi fillon të kërkojë ujë dhe në këtë kuptim kemi filluar ta dehidrojmë trupin.
Evitimi i ushqimeve me ëmbëlsues të shtuar apo pije energjike dhe me sheqer. Nuk po flasim që duhet të mos i konsmojmë fare, por në sasi të reduktuar. Gjithashtu është e rëndësishme që mos të hamë produkte të thata, sepse sa më të thata të jenë produktet fillojnë edhe problemet me zorrën.
CMG: Ushqimet që duhet të konsumojmë në Syfyr (mengjes) dhe Iftar (darkë) ku dallojnë?
Hyrida Basha: Po normalisht duhet të dallojnë. Kemi një fat që temperaturat janë shumë të mira, por nëse ato nxhehen është shumë e rëndësishme që ujin që djegim ta kemi në trup, ndaj duhet të përdorim ushqime, që përmbajnë më shumë ujë siç janë edhe sallatrat. Në syfyr duhet një vakt tepër energjik që të përballojë ditën deri në Iftar. Duhet të konsumojmë karbohidrate kompleske dhe burimi i sheqernave duhet të jenë frutat. Bulmeti, por me 0.5 të yndyrë është i këshilluar si dhe frutat e thata. Nuk duhet ndarë peshku apo mishi për proteinan që trupi dhe truri ka shumë nevojë.
Do të rekomandoja kefirin, i cili na ndihmon për rregullimin e zorrës dhe patjetër tërshërën dhe frutat e thata, sepse tërshëra ka aftësi që të thithë ujin dhe të na i japë në organizëm kur kemi nevojë. Në syfyr kryesisht janë këto rekomandime sepse të krijohet ndjesia që je i hidratuar. E rëndësishme është që të hamë, supë sepse marrim energjinë e duhur.
Perimet dhe drithrat janë shumë të rëndësishme.
Hurmat e Arabisë gjithashtu janë simbol dhe kjo jo pa shkak, sepse ato kanë vlera të rëndësishme në organzimin tonë. Mos harrojmë që mund të bëjmë me hurmat kombinime me gruta të thata. Gjithashtu sa i takon Iftarit duhet të mos mungojë pula sepse duhet të marrim proteinat. Një mënyrë e mirë për të shmangur kripën është që të përdorim erëzat dhe limonin.
Hurma Arabie ( Google)
CMG: Cilat janë vlerat e hurmave të Arabisë?
Hyrida Basha: Hurmat janë shumë të rëndësishme madje edhe për personat diabetikë. Dua të jap disa vlera të tyre. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe kalium, duke na dhënë mundësinë të kemi një presion arterial të kontrolluar, si dhe duke mos pasur probleme me tretjen. Kaliumi është i rëndësishëm për lëvizjen e zorrëve. Nëse i referohemi vlerave në 30 gr hurma kemi 210 miligram kalium. Gjithashtu, në 30 gramë hurma kemi 1 gram proteina dhe nëse i referohemi nivelit të proteinave që kërkon trupi është 1 gram për kg peshë trupore.
Hurmat e Arabisë kanë sasi të lartë të fibrave gati 1.6gr fibra ne 30gr hurma dhe janë të pasura me vitaminën K, duke u bërë aleate të skeletit.
Kam një mesazh për diabetikët që kanë frikë për t’i konsumuar. Ata mund t’i konsumojnë humrat pa frikë sepse fibrat që përmbajnë janë një ushqim i sigurt për diabetikët. Nënat që gjatë shtatzanisë së tyre konsumojnë më shumë hurma e kanë më të thjeshtë të lindin në formë natyrale për shkak të disa përbërësve që hurma ka dhe nxisin lindjen natyrale.
Por duhet të kemi edhe kujdes sepse ka njerëz që mund të kenë alergji dhe ata që janë alergjikë ndaj sulfiteve duhet të kenë parasysh këtë gjë.
CMG: Çfarë i ndodh trupit pa ujë gjatë këtyre orëve?
Hyrida Basha: Nëse flasim për këtë pjesë është shumë e vështirë për ata që konsumojnë shumë ujë në përditshmëri dhe nuk mësohen dot. Uji nuk sigurohet në trup si një formë depoje .
E rëndësishme është që ta marrim nëpërmjet frutave. Çajrat dhe kafetë duhet t’i lëmë mënjanë gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të mos bëjmë diuretizëm, të mos e nxjerrim ujin jashtë nëpërmejt urinimit. Kur kemi mundësi të hamë mund të konsumojmë ushqime që kanë përmbajtje uji.
CMG: A mund të rekomandoni nisjen e një syfyri dhe të një iftari?
Hyrida Basha: Përvec këshillës që duhen ushqime që kanë më tepër përmbajtje uji do rekomandoja në syfyr: 200 ml qumëshet bajamesh, 30 gr tërshërë sepse ka shumë minerale dhe fibra dhe na jep hidratim gjithë kohës, përdorimi i frutave të pyllit në 30 gram. Nëse këtë recetë e bëjnë që në darkë, do të shohin që qumështi është përthithur prej tërshërës dhe është gati për ta ngrënë.
Gjithashtu ka dhe një recetë tjetër me kikirik. Mjafton të kalojmë në blender farat e lirit, kias apo kikirik, kakao, kanellë dhe mjaltë dhe të gjitha këto formojnë disa bonbone të vogla, që shoqërojnë Syfyrin.
Buka duhet të jetë gjithnjë integrale dhe të shoqërohet me djathin tofu që përmban shumë sojë.
Kërpudhat janë rekomandim në iftar, sepse kanë një vitaminë D, e cila nuk gjendet në shumë ushqime. Trupi ynë 10% të kësaj vitamin e merr nga këto ushqime dhe pjesa tjetër nga dielli.
Një sallatë perimesh që përmban, karrotë, domate apo kastravec këshillohet sepse furnizon trupin me ujë.
Çdo gjë që permendëm duhet të jënë këshilla të mira për ata që kanë vendosur të agjërojnë këtë muaj.
Intervistoi:Megi Latifi