Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, gjatë stinës së dimrit duhet të konsumojmë ushqime që favorizojnë rezervimin e energjisë "Chi" në veshkë. Në këtë stinë, frutat e detit janë nga ushqimet më të përshtatshme për shëndetin.
Shumë prej nesh i preferojnë frutat e detit në verë. Por në fakt, ato janë më të shijshme në vjeshtë dhe dimër, pasi mishi i frutave të detit përmban më shumë substanca ushqyese. Pranvera dhe vera janë stinët e shumimit të frutave të detit, të cilat do të harxhojnë shumë energji "chi" gjatë këtij procesi, duke bërë që mishi i tyre të humbë vlerat më të mira ushqyese.
Skallop me qumesht (recetagatimi.com)
Po cilët janë personat që duhet të konsumojnë fruta deti në dimër:
Të moshuarit, veçanërisht ato gra që kanë probleme me kockat, duhet të konsumojnë më shumë fruta deti, pasi ato përmbajnë jo vetëm proteina dhe kalcium, por edhe minerale të tjera si jod, hekur, bakër, selen, squfur, zink etj. Përveç kësaj, acidet e pangopura yndyrore tek frutat e detit ulin ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe mpiksjet e gjakut. Besohet gjithashtu se frutat e detit ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare të zemrës, hipertensionit dhe apopleksinë (goditjes në tru).
Linguini me gaforre (recetagatimi.com)
Gjatë dimrit jodi dhe hekuri në trupin tonë harxhohet më shumë. Mungesa e jodit dhe e hekurit do të shkaktojë ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, duke i lënë gjymtyrët të ftohta. Frutat e detit, veçanërisht butakët përmbajnë nivelin më të lartë të jodit dhe të hekurit në krahasim me ushqimet e zakonshme. Prandaj, konsumi i frutave të detit është ndër metodat më të përshtatshme për furnizimin e trupit me jod dhe hekur. Po ashtu, gocë deti, fiston, karkalecat, kërmilli etj., janë gjumëndjellëse. Personat që vuajnë nga pagjumësia mund të konsumojnë më shumë këto fruta deti për të lehtësuar këtë problem.
Cilat janë frutat e detit më të përshtatshme për dimrin?
1. Molusqet:
Molusqet janë shumë të shijshëm. Përmbajnë aminoacide, proteina dhe vitamina të pasura. Në librin e njohur mjekësor kinez "Bencao Gangmu", është shënuar se molusqet mund të përdoren për të asgjësuar ulcerën, enjtjen dhe kundër dehjes nga pijet alkoolike.
Sipas studimeve moderne, molusqet mund të pakësojë zjarrin e brendshëm, të nxitin metabolizimin ujor, si dhe kundër kancerit të mëlçisë.
Molusqet (penenat.com)
Metodat e gatimit të molusqeve:
Pasi t'i keni gatuar në ujë të valuar me 10 ml raki orizi për vetëm 2 minuta. Fusni mish pule, kërpudha dhe karkaleca në një ibrik çaji të mbushur me supë molusqesh 120 ml. Gatuani në avull për 15 minuta. Pastaj fusni molusqet dhe lëreni të gatuhet në avull për 2 minuta.
Skallop (zhivadhe freskore)
Skallopi mund të ulë kolesterolin e gjakut. Pas konsumit të tij, njerëzit mund të ndihen më të qetë, mendohet se skallopi largon ankthin. Po ashtu, specialistët besojnë se skallopi forcon shikimin, duke parandaluar miopinë. Skallopi mund të përgatitet me gjalp dhe mund të shoqërohet me verë të bardhë.
Gaforret
Në kulturën e ushqimeve kineze, gaforrja renditet ndër frutat më të shijshme të detit. Gaforrja eleminon zjarrin e brendshëm, nxit qarkullimin e gjakut dhe metabolizimin ujor. Ky ushqim përfshin proteina të pasura dhe mineralet si kalcium, fosfor, hekur dhe vitamina të pasura.
Gatimi me gaforre (artigatimit.com)
Metodat e gatimit të gaforres janë shumë të thjeshta. Lidhni çdo gaforre me një spango dhe gatuajeni në avull për 15 minuta. Gaforrja duhet të konsumohet së bashku me raki, uthull dhe çaj xhenxhefili.
Por, gratë shtatzëna duhet ta evitojnë konsumin e gaforres, pasi mund të shkaktojë komplikacione tek fetusi. Përveç kësaj, personat që vuajnë nga alergjia s'duhet ta konsumojnë këtë ushqim, pasi mund t'ua përkeqësojë alergjinë.
Në treg apo supermarket, frutat e detit duhet t'i zgjedhim sa më të freskëta. Më poshtë do t'ju prezentojmë si të përzgjedhim frutat e detit.
1. sytë: Vëreni më parë sytë. Nëse ato janë transparente dhe nuk janë të trazuara, kjo simbolizon freskinë e lartë të ushqimeve të detit. Më pas shihni lëkurën. Nëse lëkura e peshkut është e ndritshme, atëherë ai është i freskët.
2. prekja: Nëpërmjet prekjes mund të shihet nëse frutat e detit janë të freskëta ose jo. Nëse mishi i tyre ka elasticitet të mirë dhe është i fortë, atëherë ato janë të freskëta.
3. Nuhatja: Aroma e frutave të detit duhet të jetë e mirë. Në të kundërt, një erë e rëndë do të thotë që ato janë të prishura ose jo të freskëta.
Gazmend Agaj