Mësohet se në botë ka tri forma të ngrënies së ushqimeve: 40% e njerëzve hanë ushqim duke përdorur direkt duart, 30% hanë ushqime duke përdorur pirunj dhe thikë, kurse 30% të tjerë përdorin shkopinj – "kuaizi" në gjuhën kineze.
Shkopinjtë janë një shpikje e madhe e kinezëve. Qysh në kohën e dinastive Yin dhe Shang para mbi 3 mijë vjetëve, njerëzit filluan të përdornin shkopinjtë.
Si u shpikën ato?
Nga të dhënat arkeologjike, njerëzit mendojnë se në kohën e lashtësisë, njerëzit e lashtë kur hanin ushqime të pjekura në zjarr, me dy degë, të këputura nga pema ose bambuja, e merrnin ushqimin nga zjarri për të ngrënë, kështu duart nuk digjeshin nga zjarri. Dalëngadalë dy degë u shndërruan në kuaizi. Nga forma e tij, kuaizi është dy shkopinj të hollë. Kuaizi kinez është i trashë sipër dhe i hollë poshtë, pjesa e sipërme e tij është në trajtë katërore, kurse pjesa e poshtme e tij është e rrumbullakët. Kjo strukturë e tij, kur përdoret, është lehtë për të mbajtur në dorë gjatë ngrënies, kështu kuaizi nuk rrëshqitet lehtë nga dora dhe as nga tavolina, kur vendoset mbi të. Pjesa e poshtme e rrumbullakët e kuaizit nuk dëmton as gjuhën dhe gojën kur futen ushqimet në gojë. Pasi u përhap në Japoni, kuaizi u shndërrua në trajtë konike, për arsye se japonezët hanë më shumë ushqime të gjalla e të ftohta, si peshk etj. prandaj kuaizi i tillë përdoret më lehtë për ta.
Megjithëse kuaizi është i thjeshtë, kinezët kanë harxhuar shumë kohë në lëndët dhe në zbukurimet e tij. Para mbi 2 mijë vjetëve kishin shpikur edhe kuaizi prej dhëmbit të elefantit dhe prej bronxi. Qysh nga shekulli 6-të a 7-të, oborri perandorak, shtëpitë e të pasurve përdornin edhe kuaizi prej ari e argjendi, prej nefriti, korali etj. Në pjesën e sipërme të kuaizit bashkëngjitej edhe koka prej argjendi, që përdorej për të kontrolluar ushqimet, në se kishte helm apo jo. Në se kishte helm, koka e argjendit të kuaizit shndërrohej menjëherë në ngjyrë të zezë ose të gjëlbër.
Në doket e zakonet e popullit kinez, kuaizi luan edhe një rol tjetër të rëndësishëm. Në disa krahina në pajët e nuses duket të ketë patjetër dy palë kuaizi, të lidhura së bashku me shiritin e kuq, kjo jo vetëm pasqyron fillimin e jetës së re të përbashkët të çiftit të ri, por ka edhe urimin për "lindjen e shpejtë të djalit", sepse shqiptimi i fjalës kineze "kuai" është i njëjti me shqiptimin e fjalës "shpejtë". Në fshatrat e Kinës veriore ka edhe një zakon të tillë, në natën e parë të martesës, të afërmit e çiftit të ri fusin "kuaizi" nga dritarja e dhomës së re në shënjë të mbarësisë dhe të lindjes së shpejtë të djalit. Mos shikoni se kuaizi janë dy shkopinj të thjeshtë, por kur përdoren, duhet mjeshtëria e mirë e harmonisë.
Mjeshtria e përdorimit të shkopinjve kinezë ka tërhequr shpesh edhe vëmendjen e të huajve, që përdorin pirunj e shikë. Në Perëndim është hapur edhe "qendra e përgatitjes", ku mësohet përdorimi i kuaizi. Madje specialistët e mjekësisë janë të mendimit se përdorimi i shkopinjve stimulon mbi 30 kyçe e nyje dhe mbi 50 muskuj të trupit të njeriut, duke ndihmuar lëvizjet e shkathta të dorës dhe zhvillimin e trurit të njeriut. Kina është vendlindja e shkopinjve, por siç bëhet e ditur, ndodhet në Gjermani një muzeu i kuaizive, ku ekspozohen mbi 10 mijë të tillë, të përbërë nga materiale të ndryshme, si ari, argjendi, nefriti, kocka kafshësh etj., të ardhur nga vende e rajone të ndryshme të botës, nga periudha të ndryshme historike.
Gazmend Agaj