Çaji ka ruajtur një rol të rëndësishëm në Kinë për mijëra vjet, dhe mbetet si një pjesë e rëndësishme e identitetit të kulturës së vendit.
Çaji i Shkëmbinjve Wuyi rritet në malin Wuyi në provincën Fujian të Kinës Jugore. Ai kultivohet nga shkurret e duhura të çajit dhe është bërë me teknologji tradicionale.
CGTN u takua me mjeshtrin e çajit Huang Shengliang për të zbuluar si mbahet gjallë kjo traditë në Kinën moderne.
Çaji i Shkëmbinjve Wuyi është njohur për cilësinë e lartë të tij. Ai mblidhet nga malet e gjelbra dhe ujërat e kthjellëta, ku rriten gjethet e tij të mesme ose të vogla. Teknika unike e prodhimit e tij ishte renditur si trashëgimia kulturore jomateriale kombëtare e Kinës në vitin 2006.
Huang Shengliang, mjeshtri i brezit të 12-të i Çajit të Shkëmbinjve Wuyi, thotë se temperatura, lagështia dhe freskia e gjetheve janë elementet që ndikojnë në prodhimin.
Përvoja e mjeshtrit luan rol të madh. Janë bërë përpjekje të mëdha për ta ruajtur këto çajra dhe procesin tradicional të prodhimit me dorë.
Procesi i prodhimit
Prodhimi i çajit është i ndërlikuar dhe shpesh bazohet në aftësitë e mjeshtërve të çajit. Prodhimi i shumë çajrave tani bëhet në makineri, por arti i prodhimit me dorë garanton shijen unike të Çajit të Shkëmbinjve Wuyi. Procedurat kyçe përfshijnë zgjedhjen e gjetheve, tharjen, fiksimin, rrotullimin dhe pjekjen.
"Procesi i prodhimit i Çajit të Shkëmbinjve Wuyi është një ndër më të përparuarit në botë. Ai është zhvilluar nga njerëzit në Wuyi nëpërmjet punës së vështirë dhe përvojës qindravjeçare. Si një zejtar, metoda e vetme për të prodhuar çajin me cilësi të mirë është që t’i bësh ballë joshjes së komercializimit," thotë Huang Shengliang, mjeshtër i Çajit të Shkëmbinjve Wuyi. (Xu Guang)