Në Kinë, pijet alkoolike kanë një histori të gjatë, ka edhe një treg të madh për këto pije. Në programin e sotëm do të diskutojmë pikërisht për rakinë, birrën dhe verën kineze.
Para mbi 3000 vjetëve para erës sonë kinezët filluan të prodhonin pijet alkoolike, para mbi 1600 vjetëve para erës sonë u shpik rakia. Prandaj, ndër pijet alkoolike të Kinës, rakia si prejardhje, ka një histori goxha të gjatë. Me kalimin e viteve lindën birra dhe vera. Në përgjithësi pijet alkoolike, duke u përfaqësuar me këto tre lloje luajnë pothuajse të njëjtin rol në shoqëri për forcimin e marrëdhënieve, sepse ato përdoren për festa të ndryshme, më momente mërzitjeje, respekti që mund t'i bëhet dikujt etj. Të gjitha këto mund të shprehen me pije alkoolike.
Shijet e kinezëve për pijet alkoolike janë të shumëllojshme, jo vetëm raki, birrë, këto tradicionalet, por u shtua shuma edhe kërkesa për verë. Sidomos vitet të fundit, tregu i Kinës po përballet me kërkesë më të madhe të konsumatorëve për verë. Vitet e fundit, vëllimi i prodhimit të verës kineze ka kaluar madje dhe atë të rakisë, duke u bërë pija e parë në sektorin e pijeve alkolike. Gjatë viteve të fundit, shumë marka vendëse dhe të huaja kanë hyrë me radhë në tregun kinez. Periudha e parë është para vitit 2002, në atë kohë vera ende nuk kishte prirjen kryesore në treg, vetëm disa marka të veçanta. Edhe markat e huaja ishin më të pakta në numër dhe konsumatorët ishin tepër të zgjedhur dhe të paktë në numër. Faza e dytë përkon me vitet 2003-2008, pas përpjekjeve të mëhershme, masat popullore kineze nisën të njihen me verën, shumë prej tyre madje e bën zakon të pirjes në jetën e tyre. Por, vera zë në përgjthësi një përqindje të vogël të tregut të pijeve alkoolike, pikërisht në atë kohë, disa marka vendëse filluan të bëhen të njohura, si Great wall, Xin Taindi etj.
Birra Qingdao
Qyteti i bukur bregdetar që gjendet në provincën Shandong të Kinës lindore është një qytet i njohur turistik e i pushimeve verore në Kinë. Në këtë qytet prodhohet birra "Qingdao" e mirë dhe e shijshme. Në këtë zonë të birrës, numri i restoranteve dhe i birrarive ka arritur në mbi 60. Çdo ditë, fabrika e birrës çon birrën e freskët në restorante dhe birrari të ndryshme. Restorantet dhe birraritë me birrë dhe produkte të freskëta detare janë bërë vendet ku qytetarët takohen dhe bëjnë pushim. Në të njëjtën kohë, edhe turistët kinezë dhe të huaj shkojnë atje për të shijuar birrën dhe produkte të freskëta detare.
Për të ruajtur stilin origjinal të kësaj zone të vjetër, vitet e fundit është bërë transferimi i plotë i zonës së birrës. Tani kjo zonë është bërë shumë e lulëzuar.
Në zonën e birrës gjendet edhe një muze i birrës. Në vitin 2002, me rastin e 100 vjetorit të fabrikës së birrës "Qingdao", Shoqëria e Birrës e Qingdaos e shndërroi repartin e vjetër në Muzeun e birrës "Qindao". Ky është muzeu i parë i birrës në Kinë. Tani ky muze është bërë një institucion i rëndësishëm i mbrojtur nga shteti në Kinë. Festivali Ndërkombëtar i Birrës, që zhvillohet çdo vit në Qingdao është një nga festat më tërheqëse dhe me ndikim më të madh në Kinë që tërheq turistët kinezë dhe ata të huaj.
Rakia kineze Maotai
Rakia kombëtare e Kinës – rakia "Maotai" - mori medaljen e artë në Ekspozitën Botërore të Panamasë në vitin 1915. Lidhur me fitimin e medaljes së artë nga rakia "Maotai" në këtë ekspozitë është përhapur gjerësisht një histori legjendare: Në atë kohë rakia "Maotai" ishte paketuar me vazo balte dhe ishte ekspozuar së bashku me produktet bujqësore si liri, soja, vaji ushqimor etj., prandaj nuk kishte tërhequr vëmendjen e vizitorëve. Në atë kohë do të përfundonin së shpejti vlerësimet e pijeve alkoolike në këtë ekspozitë dhe për rakinë "Maotai" nuk pyesnin fare njerëzit, prandaj punonjësit pjesëmarrës kinezë në këtë ekspozitë ishin mërzitur shumë. Një ditë disa anëtarë të jurisë erdhën për vizitë në pavijonin e ekspozitës, po në atë kohë një punonjësi kinez i lindi një ide e mençur: ai ngriti lart një vazo me raki "Maotai" dhe e hodhi në tokë, ndërkohë aroma e këndshme e rakisë mbizotëroi në gjithë pavijonin, duke tërhequr shumë vizitorë dhe duke mahnitur anëtarët e jurisë. Kështu rakia kineze "Maotai" në fund u shpall fituese. Zunyi gjendet në veri të provincës Guixhou të Kinës jug-perëndimore. Zunyi është fshati i rakisë Maotai, rakia më e famshme në Kinë. Prandaj, Zunyi konsiderohet edhe si " qytet i njohur i kulturës së rakisë kineze".
Kur flasin për kulturën e rakisë kineze, njerëzve u shkon ndërmend në radhë të parë rakia Maotai. Në vitin 1915, kjo raki kineze fitoi çmimin e artë në Panairin ndërkombëtar të Panamasë. Pas këtij viti, Rakia Maotai, Uiski i Skocisë dhe Brandi i Kognakut konsiderohen si tri pijet alkoolike më të mira në botë. Rakia Maotai është bërë tashmë rakia shtetërore e Kinës.
Rakia Maotai prodhohet në qytezën Maotai të rajonit të Zunyit. Në këtë qytezë ka mbi 500 fabrika për prodhimin e rakisë. Po të shkosh në qytezën Maotai, duhet ta vizitosh patjetër fabrikën e rakisë Maotai dhe muzeun e kulturës së rakisë kineze..
Kur e pi, rakia Maotai nuk të djeg grykën dhe pas pirjes, nuk të dhemb koka ose nuk të thahet gryka, prandaj ajo u pëlqen shumë kinezëve. Tani në mbi 60 vende ose rajone të botës, si në Japoni, SHBA, Australi, etj, shitet rakia kineze Maotai. Kur shkon në qytezën Maotai, mund të shohësh teknologjinë tradicionale të fermentimit të rakisë Maotai dhe pastaj të blesh disa shishe raki për kujtim. Pranë fabrikës së rakisë Maotai është ngritur një muze i kulturës së rakisë kineze.
Vera kineze “Great Wall”
Kompania kineze e prodhimit të verës "Great Wall" i ka zyrat qendrore pas Liqenit Guanting. Kjo është një kompani me investime të përbashkëta kineze dhe të huaja, cila është e specializuar në prodhimin e shumë produkteve. Tani janë 8 linja prodhimi për verën 'Muri i Madh', e thatë, mesatare, gjysmë e embël, e embël, me aromë të shtuar, me gaz, e distiluar dhe e përbërë, duke përfshirë 40 lloje për nevojat e gjithë konsumatorëve. Vera e thatë e bardhë 'Muri i Madh' dhe vera gjysmë e ëmbël "Muri i Madh' që janë bërë të famshme në tregun e brendshëm, kanë fituar çmimin e artë ose të argjendtë për kategorinë e tyre nga komisione kineze dhe të huaja për vlerësimin e pijeve me një numër të përgjithshëm prej 14 herë. Për më tepër, cilësia e këtyre produkteve është sipas standardeve botërore dhe ato verëra janë quajtur nga ekspertët europianë e amerikanë si 'verëra tipike orientale'.
Gjithashtu, globalizimi e solli Kinën në arenën ndërkombëtare ekonomike, po ashtu edhe ne industrinë e saj të verës. Kina ka një traditë të gjatë fermentimi dhe distilimi të verës, duke përfshirë të gjitha pijet alkoolike.
Gazmend Agaj