Zona e ekspozimit të ushqimeve dhe produkteve bujqësore e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit (CIIE) ka qenë përherë më popullorja e gëzon edhe nofkën e bukur "Një shije e CIIE-së."
Kjo zonë mbulon gjashtë kategori: bulmetin; perimet, frutat dhe produktet bujqësore; pijet freskuese dhe pijet alkoolike; mishin, produktet ujore dhe ushqimet e ngrira; shprishat, ëmbëlsirat e erëzat dhe ushqimet gjithëpërfshirëse.
Ajo ka tërhequr mbi 1000 ndërmarrje, duke përfshirë afro 30 ndër 500 kompanitë kryesore të botës. Katër kompanitë më të mëdha të tregtimit të drithërave, dy grupet kryesore të pijeve alkoolike dhe gjashtë ndër tetë firmat kryesore të bulmetit në botë marrin pjesë në këtë ekspozitë.
Shumë produkte do të bëjnë debutimin e tyre botëror në CIIE. Në këtë zonë do të shfaqet edhe teknologjia më e përparuar e prodhimit të ushqimeve dhe produktet më të fundit dhe më të spikatura.
Grupi “Fonterra” do të paraqesë për herë të parë në Azi qumështin e freskët nga lopët e ushqyera me barin e Zelandës së Re.
Sipas kësaj kompanie, për këtë qumësht përdoret procesi i pasterizimit 72 gradë Celsius për të ruajtur një sërë lëndësh ushqyese aktive, si imunoglobulina. Po ashtu, për këtë qumësht përdoret një shishe e posaçme mbrojtëse për të mos e lënë të bjerë në kontakt me dritën, e cila mund të shkaktojë shpërbërje. Kjo siguron një shije të freskët.
Kompanitë po fokusohen në përshtatjen me mjedisin e konsumit të Kinës dhe kërkesat e shumëllojshme tregtare.
Birra artizanale e markës "Mild Beer" ka paraqitur për herë të parë një linjë të re pijesh me emrin "Game of Thrones," me një edicion të kufizuar të quajtur "Dimri po vjen," me shpresën që CIIE e këtij viti do të tërheqë brezin e ri të konsumatorëve.
Marka e çokollatave “Anthon Berg” bëri bashkëpunim me kompanitë kineze të pijeve alkoolike “Yanghe” dhe “Fenjiu” për të krijuar çokollatën me pije alkoolike kineze. Ky produkt kombinon historinë e kulturën e gjatë të pijes alkoolike të nivelit të lartë të Kinës me procesin e veçantë të prodhimit të çokollatës perëndimore, dhe do të paraqitet në tregun kinez nëpërmjet platformës së CIIE.
Përveç kësaj, "Shija e CIIE-së" e këtij viti fokusohet më shumë në temën e "shëndetit organik" dhe inkurajon më shumë produkte shëndeti që forcojnë imunitetin dhe produktet e tjera të gjelbra dhe me karbon të ulët, që përputhet me prirjen inovative të zhvillimit të industrisë.
Për sa u përket produkteve të proteinave, drithërave dhe vajit, vaji për skuqje të thellë "Socfat" i “Cargill”-it jo vetëm u jep përbërësve një ngjyrë të ndritshme dhe “shije kërce” me “të mesmen e artë” të vet të veçantë, por edhe përmban acide yndyrore të pangopura të pasura, që u garantojnë konsumatorëve kënaqësinë e të ngrënit të ushqimeve të skuqura të tyre.
Vlen të theksohet se në përputhje me kërkesat e përgjithshme të planit të parandalimit e të kontrollit të epidemisë, zona e ekspozimit të ushqimeve dhe produkteve bujqësore jo vetëm do të ofrojë kanale të gjelbra për hyrjen në ekspozitë, por edhe do të forcojë inspektimin e produkteve ushqimore. (Xu Guang)