Kina është një ndër tregjet e restoranteve më të mëdha dhe më konkurruese në këtë botë, me një vlerë të përgjithshme prej 4.6 trilionë juanësh të shpërndarë në rreth 11 milionë biznese.
Changsha, një qytet i lashtë 2 400 vjeçar, është destinacioni i zgjedhjes për shumë marka të famshme ushqimore. Ekziston diçka tërheqëse unike në këtë qytet për ndërmarrjet ushqimore.
Pallati i Zotit të Zjarrit, një restorant në qendër të qytetit Changsha, ka një histori të gjatë.
Qysh në vitet ’20 të shekullit të kaluar, ai ishte një çajtore e famshme vendore ku adhuruesit e çajit mund të dëgjonin rrëfime tradicionale, duke pirë çaj.
Sot ai është një pikë tërheqëse jashtëzakonisht e popullarizuar, që integron kulturën popullore tradicionale, kulturën e tempullit të zjarrit dhe kulturën e ushqimit. Pallati i Zotit të Zjarrit është edhe shumë i njohur si një "firmë kineze e vjetër dhe e respektuar", ku mund të gjeni shumë ushqime të lehta të Hunan-it, si tofuja erëkeqe e Changsha-së, mishi i derrit i zier me salcë ngjyrë kafe, dhe kekë orizi ngjitës.
"Ushqimet e lehta të ‘Pallatit të Zotit të Zjarrit’ e kanë origjinën nga folklori. Ato janë mbi 200 lloje të ndryshme me karakteristika të pasura dhe të veçanta," thotë Tang Zhuqing, ndihmësmenaxher i përgjithshëm i Pallatit të Zotit të Zjarrit.
Ushqimi është një pjesë e domosdoshme e kulturës në Hunan, që ka tetë shprisha tradicionale, duke përfshirë tofunë erëkeqe të skuqur.
Tofuja erëkeqe e ka origjinën në dinastinë Qing (1644-1911), kur një grua filloi ta skuqë tofunë e mbetur me vaj çaji dhe krijoi një gjellë që është bërë shtylla e kulturës ushqimore në rrugët e Hunan-it.
Secila prej ushqimeve tradicionale është prodhuar me një metodë unike dhe është një element tërheqës i jashtëzakonshëm për banorët vendorë dhe turistët. Megjithatë, tregtarët po vazhdojnë të krijojnë produkte për konsumatorët e Gjeneratës Z, veçanërisht për ata që dëshirojnë produkte ushqimore me cilësi të lartë.
Edhe markat më të njohura të ushqimeve tradicionale në Changsha, si “Wenheyou”, “Sexy Tea” dhe “Jinzai”, janë transformuar për të kënaqur nevojat e konsumatorëve të rinj. “Jinzai”, që konsiderohet si marka e parë për ushqimet e lehta me bazë peshku, ka bërë disa hapa në këtë drejtim.
"’Jinzai’ përpiqet për të ruajtur shijen autentike vendore dhe përdor procese e teknologji prodhimi inteligjente udhëheqëse në industrisë përkatëse për të diversifikuar e rritur bizneset fizike dhe në internet," thotë Zhou Jinsong, kryetari i Grupit të Ushqimit “Jinzai”.
Vitin e kaluar, të ardhurat në internet të kësaj kompanie ishte 169 milionë juanë, duke zënë 18 % të të ardhurave të përgjithshme dhe u rritur afro 45% në krahasim me vitin 2019.
Në vitin 2020, “Jinzai” shiti 1.3 miliardë qese me peshq të deteve të thella, duke u renditur në vendin e parë në këtë industri për tre vjet me radhë. Deri në qershor, produktet e “Jinzai”-t mund të gjendeshin në tërë Kinën, dhe ato gjithashtu eksportohen në Francë, Britani, Japoni dhe 30 vende të tjera.
Kjo është kultura ushqimore unike e Changsha-së. Integrimi i ushqimeve tradicionale dhe moderne u ofron mundësi njerëzve për të gëzuar jetën në këtë qytet.