Një fabrikë Huangjiu në Shaoxing, provinca Zhejiang e Kinës lindore
Një bar kreativ që shet akullore u prodhua nga Huangjiu kinez apo vera kineze e orizit, u projektua nga Muzeu i Huangjiu-së në vitin 2016. Me nivel të ulët alkooli dhe shije të re, mbi 10 mijë kupa akulloreje u shitën menjëherë sa dolën muajin e parë.
Ky bar mund të shihet në çdo vend në Shaoxing, një qytet i njohur për Huangjiu në Kinën lindore. Recetat e tjera krijuese erdhën më vonë dhe fituan gjithashtu popullaritet. Për shembull, një restorant lokal në Shaoxing bëri një lloj të ri puding-u me Huangjiu para dy vitesh. Në atë kohë shiteshin mesatarisht afro 60 pudingje në ditë.
Puding me Huangjiun
Krijuesi i kësaj akulloreje Ruan Shuai, zv-drejtori i departmentit të tregut të Muzeut të Huangjiu-së Kineze, u frymëzua nga bari i akullores i Muzeut të Pallatit në format e relikeve kulturore përfaqësuese.
Frymëzuar nga popullariteti i barit të akullores të Muzeut të Pallatit, një ide u ndez befas në mendjen e Ruan Shuai-së për të shtuar Huangjiu në akullore. Ai tha se kjo akullore e re nuk u krijua për të rritur shitjet, por për të përhapur njohurinë e Huangjiu-së kineze dhe kulturën e saj. "E konsideroj këtë stil të ri të akullores si një metodë popullore për të zgjeruar kulturën e Huangjiu-së Kineze."
Huangjiu është një ndër pijet alkoolike më të vjetra të botës, së bashku me birrën dhe verën. Origjina e saj vjen nga periudha e Hemudu-së(afro 5500 tek 3300 B.C.). Ka shumë mendime mbi prejardhjen e saj. Një prej tyre është se ajo mund të jetë krijuar rastësisht. Në atë kohë, primitivët zbrazën pemën e manit për të ruajtur orizin e mbetur. Kishte raste që ata e harronin orizin dhe e linin në zgavër për shumë kohë. Pasi e nxorrën jashtë, ky oriz ishte fermentuar dhe kthyer në një ushqim të butë dhe ëmbël, Huangjiu.
Tani, pija alkoolike më e zakonshme në Kinë është Baijiu, një raki e distiluar, por jo të fermentuar. Por Huangjiu është pija alkoolike që shoqëroi banorët kinezë për një kohë më të gjatë. Para afro 3000 vitesh, banorët kinezë filluan të prodhonin Huangjiu në sasi të mëdha. Tani ajo përdoret zakonisht në gatimin e përditshëm.
Tri pijet alkoolike më të vjetra në botë janë Huangjiu kineze, birrë dhe verë
Në dekadat e fundit, përqindja e tregut e Huangjiu-së mbetet shumë prapa ndikimin e saj të dukshëm historik. Sipas të dhënave nga Shoqata e Pijeve Alkoolike e Kinës në prill të vitit 2021, të ardhurat e Huangjiu-së në vitin 2020 zunë 16.1% të të ardhurave të përgjithshme të pijeve alkoolike në Kinë.
Sipas Raportit mbi Statusin e Zhvillimin e Industrisë së Huangjiu-së Kineze (2021-2027) të lëshuar nga Rrjeti i Studimit i Industrisë i Kinës, ekziston një çekuilibër rajonal në konsumin e Huangjiu-së me shitjet në 3 rajonet bregdetare lindore (Provinca Jiangsu, Provinca Zhejiang dhe Shangai), ku zënë mbi 70% të sasisë të përgjithshme të shitjes së Huangjiu-së në Kinë.
Huangjiu është përditësuar në disa metodat e tjera. Shumë njerëz e konsiderojnë Huangjiu-n si një pije me nivel të ulët alkooli. Në fakt, alkooli i Huangjiu-së është 4 deri 5 herë më i lartë se ai i birrës. Përveç kësaj, Huangjiu përfshin fusel dhe acetaldehid, që i bën konsumatorët të dehen më lehtë.
Gu Yue Long Shan, një kompani e Huangjiu-së në Shaoxing, dhe Universiteti i Jiangnan-it ndërtuan së bashku një laborator për përditësimin e Huangjiu-së. Pas mbi 3 vitesh studimi, ky laborator nxorri një produkt të ri që pakëson sasinë e përmbajtjes në Huangjiu që deh konsumuesin.
Huangjiu kërkon të fitojë njohje ndërkombëtare. Shoqata e Industrisë së Huangjiu-së në Shaoxing, vuri një objetiv në Ekspozitën e 16-të të Pijeve Alkoolike Ndërkombëtare të Kinës më 9 prill të vitit 2021, për ta ndihmuar Huangjiu-n të arrijë një reputacion botëror dhe të ardhura vjetore prej 100 miliardë juanësh (afro 15 miliardë dollarë amerikane).
Huangjiu i fermentuar në Muzeun e Huangjiu-së Kineze
Mësohet se në vitin 2020, vlera e Huangjiu-së kineze të eksportuar është 195 milionë juanë dhe vëllimi i Huangjiu-së i eksportuar nga Shaoxing-u arriti në vlerën prej 130 milionë juanësh, duke zënë afro 66.67% të vlerës së përgjithshme të Huangjiu-së të eksportuar.
Huangjiu-t i nevojitet një rilindje qysh nga fundi i Dinastinës Qing(1644-1911). Huangjiu ka qëndruar në heshtje për një periudhë të gjatë dhe pak njerez janë të vetëdijshëm për veçantinë e kësaj vere të lashtë kineze. Por, me përpjekjet e qeverisë dhe ndërmarrjet lokale, janë shfaqur sinjalet e rilindjes e saj. Gjithnjë e më shumë njerëz po tërhiqen nga Huangjiu-ja dhe kanë nisur shijimin e kulturës kineze dhe historisë së përfaqësuar nga ajo. (Xu Guang)