Kohët e fundit, Ministria e Kulturës e Kinës lëshoi Listën e Pestë Kombëtare të Elementeve Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Kinës, duke shtuar 185 sende në këtë listë, ku përfshihen metodat e gatimit të Luosifen-it, supa e makaronave ikonike nga Rajoni Autonom Zhuang-Guangxi të Kinës jugore dhe mezetë e Shaxian-it, pjatat e shijshme me origjinë nga qarku Shaxian në provincën Fujian të Kinës jugore.
Nga mezetë vendore tek ushqimi i famshëm në internet
Luosifen, ose makaronat e orizit me kërmij lumi, është një gatim që njihet për shijen dhe aromën e mprehtë në qytetin kinez jugor Liuzhou. Ndoshta me këtë aromë nuk do dashuroheni me herën e parë, por ata që e kanë provuar këtë shije thanë shija është magjike dhe e paharrueshme.
Kombinimi i kuzhinës tradicionale të kombësisë kineze Han me ato të pakicave kombëtare të Miao-s dhe të Dong-ut, Luosifen është gatuar nëpër zierjes së makarova të orizit me turshi bambu, rrepë e tharë, perimet e freskëta dhe kikirikë në supë me kërmij lumi dhe erëza.
Luosifen, ose makaronat e orizit me kërmij lumi
Ky gatim ka shije të thartë, pikante, të kripur pas zierjes.
Me origjinën në Liuzhou në vitet 1970-s, Luosifen u përhap si një rostiçeri e lirë në rrugë, për të cilën njerëzit jashtë qytetit dinin pak. Deri në vitin 2012 u prezantuan gatime në një dokumentar të preferuar të ushqimeve kineze, "Shijet e Kinës" , makaronat e orizit u bënë të njohur për familjet kineze. Pas dy viteve, në Kinë doli kompania e parë që shiste luosifen të paketuar.
Zhvillimi i internetit, veçanërisht bumi i tregtisë elektronike dhe shfaqjes së ngrënies në internet, ka sjellë këtë entuziazëm për ushqimin lokal kinez në nivelin e ri. Luosifen shfaqet shpesh në video nga blogerët e ushqimit dhe drejtuesit e emisioneve të ngrënies. Një nga ato më ndikues është Li Ziqi, e cila ka 15.5 milionë ndjekës në YouTube. Video e saj si të bëjë Luosifen ka marrë mbi 61 milionë shikime në faqen e internetit.
Zhvillimi i internetit i lejoi Luosifen-it që të marrë famë botërore dhe pandemia e papritur e COVID-19 nxiti më tej shitjen e kësaj meze të shijshme në Kinë.
Sipas të dhënave nga fillimi i këtij viti, Luosifen u bë rostiçeria më popullore gjatë Vitit të Ri Kinez në platformat e tregtisë eletronike, meqenëse njerëzit kinezë kishin një festë me qëndrimin në shtëpi për shkak të pandemisë së COVID-19. Sipas të dhënave nga Tmall dhe Taobao, të dy platformat e tregtisë elektronike nën Alibaba, vëllimi i luosifen-it të shitur ishte 15 herë më shumë se në vitin e kaluar, ku numri i blerësve u nëntëfishua në vit. Grupi më i madh i blerësve ishte brezi pas ‘90-s.
Pas popullarizimimt të luosifen-it, qeveria lokale po përpiqet të krijojë praninë zyrtare ndërkombëtare të këtij gatimi. Në vitin 2019, autoritetet në qytetin Liuzhou thanë se ata po aplikojnë për njohjen e Luosifenit në UNESCO si një trashëgimi kulturore jomateriale.
Ndryshuar nga Luosifen, mezetë e Shaxian-it është një markë e shkëlqyer e zinxhirit ushqimor kinez. Mezetë e Shaxian-it është një restorant i zinxhirit popullor nga provinca Fujian e Kinës juglindore. Ai ofron ushqimet si jiaozi në avull, makarona dhe wonton. Ai filloi si një kioskë në rrugë, ndërsa sot e gjejnë në mbi 60 vende.
Në krahasim me markat e zinxhirit të tjerë ushqimor, Shaxian është më shumë si një stil i gatimit. Dyqane të ndryshme kanë menu të ndryshme, por në përgjithësi, ata përfshijnë makarona, wonton, jiaozi, oriz të skuqur dhe vakt “kombo”, të cilat kanë karakteristika të dukshme të Fujian-it.
Dhjetë mijëra mezeri të Shaxian-it janë hapur në vitet e para të themelimit të kompanisë. Por kompania përballoi probleme si përdorimi i paligjshëm i emrave të markës të tyre dhe kontrollet e pamjaftueshme të sigurisë ushqimore. Më vonë, qeveria lokale ngriti Zyrën e Mezeve të Shaxian-it në vitin 1997. Kjo masë bëri që mezetë e Shaxian-it në një zinxhir industrial t’i kushtojnë vëmendje më të madhe sigurisë ushqimore.
jiaozi me Taro, një lloj snack Shaxian
Tani, autoritetet lokale po përpiqen për të unifikuar, standardizuar dhe të modernizuar operacionet në restorantet për të zgjeruar këtë markë në një biznes ushqimor të sukseshëm dhe të sigurt në botë. Mezetë e Shaxian-it kanë dyqane në 62 vende dhe rajonet si në tregjet japoneze, amerikane, franceze, portugeze, malajziane etj., dhe regjistrimi i markës së saj është miratuar në 8 vende.