Në kohën kur vazhdon lufta e njerëzimit me COVID-19, duhet që të gjithë ne të forcojmë sa më shumë sistemin imunitar me superushqime pasi ato përmbajnë substanca që luftojnë sëmundjet, sidomos viruset dhe infeksionet.
Së pari një ushqim që nuk duhet ta ndani nga tryeza është kosi. Ai përmban "bakterie të mira" të njohura si probiotikë. Këto mikroorganizma përmirësojnë aftësitë e organizmit për të luftuar infeksionet, reduktojë inflamacionin dhe ulë nivelin e sasisë së bakterieve të dëmshme në zorrë. Kosi, sidomos ai i bërë në shtëpi është një nga probiotikët më të mirë. Kosi përmban mikroorganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj. Në librin " Dieta për çdo femër" shkruhet se probiotikët arrijnë t'i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ulin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve. Për këtë kosi duhet konsumuar çdo ditë. Ai ka dhe shumë përbërës të tjerë si kalcium, vitamin D, kalium etj
2.Hudhra, antibiotiku natyror
Përdorimi kurues i hudhrës njihet që para 3 mijë vjetësh, kur Hipokrati e rekomandonte për trajtimin e kancerit të qafës së mitrës. Ndërsa studjuesi Albert Schweitzer e përdori hudhrën për trajtimin e epidemisë së dizanterisë në Afrikë. Ky antibiotik i vjetër në moshë ka marrë mbështetjen e komunitetin shkencor por dhe të mjekëve popullorë në mbarë botën. Ka shumë studime dhe artikuj për përdorimin e hudhrës si antibiotik natyror. Shumë njerëz në vende të ndryshme të botës e konsiderojnë hudhrën si një dhuratë të natyrës dhe për këtë e përdorin në çdo lloj infeksioni apo sëmundjeje. Hudhra mund të përdoret në formë shurupi për të trajtuar infeksionet e mushkërive, por dhe për uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive. Por, që hudhra të kryejë misionin e vet kurues dhe të jetë e dobishme për shëndetin e njeriut, së pari duhet të dimë si ta përdorim me efikasitet. Në rast të kundërt dobitë e hudhrës do të kufizohen dhe nuk mund të arrijmë rezultatet e pritshme pozitive të saj.
3. Kërpudha lingzhi ose kërpudha e pavdekshmërisë është legjendare në mjekësinë kineze dhe njihet për forcimin e sistemit imunitar, ngadalëson procesin e plakjes dhe shkatërron tumoret. Kohët e fundit në Mjekësinë Perëndimore, vetitë e saj legjendare po njihen gjithnjë e më shumë sidomos për shkatërrimin e qelizave kanceroze të prostatës, dhe për reduktimin e inflamacionit.
Një student në Universitetin e Auckland, në Zelandën e Re, Ben Kao, ka publikuar një sërë studimesh lidhur me kërpudhën që shkatërron kancerin, ku informon publikon mbi fuqitë shëruese të kësaj kërpudhe.
Kjo bimë me të drejtë është quajtur bima e mrekullisë për vetë efektet që sjell në organizëm. Kërpudha Lingzhi është shumë e rrallë. Ajo sot rritet për qëllime komerciale në disa vende të botës në Europë, Azi dhe Amerikë.
Këtë llojë kërpudhe e gjejmë në forma dhe ngjyra të ndryshme. Në fakt, sipas librave të lashtë kinezë, kjo kërpudhë klasifikohet në 6 lloje të ndryshme bazuar në ngjyrat e saj. Në bazë të ngjyrave vijnë dhe funksionet që ka ajo për organizmin tonë.
•Kërpudha e gjelbër sjell përfitime për mëlçinë
•Kërpudha e kuqe për zemrë
•Të bardhat për mushkritë
•Kërpudha e verdhë për shpretkën
•Kërpudha e zezë për veshkat.
Ja disa përfitime të kërpudhës magjike
a. Ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin
Ndër problemet më të përhapura sot janë problemet me tensionin e gjakut, sëmundjet e zemrës dhe kolesteroli i lartë. Megjithatë, ja ku vjen një lajm i mirë për të gjithë ata që vuajnë nga këto probleme. Konsumi i Lingzhi njihet prej shekujsh që ul kolesterolin dhe tensionin e lartë të gjakut, që do të thotë se redukton rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
b. Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak
Një tjetër problem që prek shumicën e banorëve sotëm është diabeti. Sipas studimeve ka rezultuar se kërpudha Lingzhi ofron një sërë vetish që ndihmojnë në uljen e sheqerit në gjak tek pacientët me diabet.
c. Vret qelizat e kancerit
Me shtimin e rasteve të të prekurve me kancer çdo ditë, kërpudha Lingzhi vjen si rreze shprese. Sipas një studimi të kryer tek minjtë me injektimin e Lingzhi tek minjtë me kancer u zbulua se 50% e qelizave kanceroze u zvogëluan brenda 10 ditësh. Studimet e mëtejshme kanë arritur në përfundimin se Lingzhi minimizon efektet anësore të terapisë me rrezatim. Në fakt, ekstrakti i Linzhi përdoret tashmë nga kompanitë farmaceutike për parandalimin e rritjes së qelizave kanceroze.
d.Përmirëson kujtesën dhe sistemin imunitar
Lingzhi njihet gjithashtu për përmirësimin e kujtesës dhe largon problemet si,,,, harresë, lodhje mendore, stres dhe depresion. Njihet gjithashtu për efektet që ka për ta bërë më aktive mendjen dhe për përmirësimin e niveleve të energjisë në trupin e njeriut. Gjithashtu për sistemin imunitar, Lingzhi njihet për përmirësimin e tij, duke ulur riskun për shfaqjen e sëmundjeve autoimune, alergjive dhe infeksioneve.
4. Mjalti
Mjalti është një ushqim natyral dhe i shëndetshëm, i cili përmban shumë minerale dhe vitamina, aminoacide dhe acide organike. Ai ka aftësi kuruese për shëndetin, si dhe për forcimin e imunitetit dhe për të qëndruar të bukur. Sot, shumë njerëz në botë konsumojnë çdo mëngjes një gotë me ujë të përzier me mjalt. Në fakt, nëse pini mjalt në orare të ndryshme, do të keni favore të ndryshme.
Po cilat janë oraret më të përshtatshme për konsumin e mjaltit.
-Një gotë ujë me mjalt në mëngjes për pastrimin e zorrëve
Shumë persona që pinë ujë me mjalt në mëngjes, do të vënë re që jashtëqitja e tyre është më e rregullt dhe bashkë me të dalin mbetjet nga organizmi, toksinat e panevojshme.
Në fakt, mjalti përmban shumë energji. Energjia e mjaltit është afro 5 herë më e lartë se ajo tek qumështi. Prandaj, ky ushqim mund të furnizojë trupin me energji brenda një kohe të shkurtër, duke asgjësuar lodhjen dhe urinë e njerëzve shumë shpejt. Një gotë ujë mjalti në mëngjes mund të sigurojë vitalitetin e plotë për një ditë.
Metoda e përgatitjes: Çdo mëngjes, përzieni një lugë mjalt në ujë të ftohtë ose pak të ngrohtë. Konsumojeni përpara se të hani mëngjes.
Kini kujdes: Pirja e ujit me mjalt në mëngjes mund të shkaktojë rritjen e acideve të trupit. Ata personat që kanë probleme shëndetësore të zorrës dhe të stomakut duhet të pinë ujë me mjalt në temperaturën 30 gradë. Përndryshe, uji me temperaturë tepër të ulët mund të përkeqësojë shëndetin e zorrës dhe stomakut.
- Një gotë ujë me mjalt para gjumit
Sipas teorisë së mjekësisë moderne, glukoza dhe vitaminat që përmban mjalti mund të rregullojnë sistemin nervor, të ulin nervozimin dhe të ndihmojnë për një gjumë sa më të mirë.
-Një gotë ujë mjalti pas vaktit ndihmon tretjen
Mjalti ka efekte mjekësore për nxitjen e tretjes në stomak dhe zorrë, që mund të rregullojë sekretimin normal të acideve në stomak.
Pas ushqimit mund të konsumoni pak mjalt,që mund të forcojë punën e zorrëve , të normalizojë sekretimin e acideve të stomakut dhe shpejtojë metabolizmin.
Metoda: Pini një gotë ujë me mjalt pas 1-2 orëve nga ngrënia e vaktit.
5. Boronica, një antioksidant natyror
Një gotë boronica në ditë është sekreti i një zemre të fortë. Ky frut ul tensionin e gjakut dhe mbron elasticitetin e enëve të gjakut, dy elemente shumë të rëndësishme të shëndetit të zemrës.
Ky është thelbi i një studimi të mjekes Sarah Johnson, profesore në Universitetin Shtetëror të Floridës në SHBA, i botuar në revistën "Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics".
Mjekët dietologë e vlerësojnë shumë frutin e boronicës pasi përmban shumë antioksidantë. Në të kaluarën konsumimi në sasi të mëdha i boronicës lidhej me një ulje të rrezikut kardiovaskular, por bëhet fjalë për një sasi prej 250 gram në ditë. Kjo ishte një sasi e konsiderueshme për ta vazhduar konsumin e këtij fruti për një kohë të gjatë. Sipas studimit të fundit për boronicën sasia e konsumit të saj gjatë ditës mund të jetë edhe më e vogël se 250 gram në ditë . Madje konsumi i tyre u këshillohet grave që sapo kanë hyrë në periudhën e menopauzës pasi është koha kur shtohet rreziku i sëmundjeve kardiovaksulare. Boronica ndihmon këto gra edhe për uljen e tensionit të gjakut.
Gjatë kryerjes së studimit i është matur tensioni i gjakut këtyre grave dhe për 8 javë u është kërkuar që ato të konsumojnë 22 gram pluhur boronice të shkrirë në ujë që është i barabartë me një gotë me boronica të freskëta. Ju këshillua edhe mbajta e një diete të shëndetëshme ushqimore si dhe ushtrime fizike.
Pas kësaj periudhe u vu re se gratë që kishin konsumuar boronicë patën rënie të tensionit të gjakut si dhe enët e tyre të gjakut ishin bërë më elastike. Të gjitha këto janë shenja të një shëndeti të mirë. Tek të gjitha gratë vihej re një rritje në 68% në gjak e përqëndrimit të oksidit të azotit, tepër të rëndësishëm për shëndetin e zemrës.