Në një kohë kur veriu piqet dhe jugu po shkrin, Kina i rikthehet çajit.
Vapa e madhe ka mbuluar pothuajse mbarë Kinën me temperatura mbi 40 gradë.
Çaji kinez është një pije mbarëbotërore dhe madje pritet që deri në vitin 2020 numri i atyre që pijnë çaj rregullisht të kalojë atë të të kafepirësve. Tashmë pirja e çajit është një zakon jo vetëm i aziatikëve, por dhe i pjesës tjetër të botës, madje ajo ka ndikuar dhe në lidhjen e ngushtë të të huajve me çajin kinez.
Ndërkohë që veriu është i thatë dhe i nxehtë, rajonet jugore përballen me një klimë që ngjason me saunën, vapë dhe lagështi në të njëjtën kohë. Prandaj çajrat bimorë janë gjithnjë një pjesë e rëndësishme e sezonit.
Këto çajra bëhen nga bimë kineze ose fruta dhe mund të kenë shije pak të ëmbël ose madje edhe shumë të hidhur, varet nga përshkrimi i specialistit.
"Çajrat bimore freskuese" ose liangcha janë një pjesë shumë e pranishme në jetën e kinezëve madje janë listuar si trashëgimi kombëtare kulturore.
Pjesa jugore e Kinës, në veçanti, nuk e mendon ta kalojë verën pa dozën ditore të çajrave freskues. Dhe tani po bëhet trend, pirja e çajit freskues edhe në pjesën veriore të vendit.
Kur hot pot-i (poçja e nxehtë) e Sichuan-it migroi në veri, solli edhe çajra freskues kantonezë.
Liangcha nuk mund të cilësohet si një pije e lehtë. Çdo gotë apo kupë ka dozën dhe përfitimet e veta.
Gjethet e përgatitura me shumë finesë shiten në kuti të vogla bakri nga Macao, Hong Kong në Guangzhou, Beihai, Zhanjiang dhe ishulli Hainan. Dyqanet nga këto vende shesin ende dhe i ka rezistuar kohës dhe gjeneratave të tëra.
Për shembull, çaji bimor më i famshëm në një kanoçe të kuqe vjen nga një recetë kantoneze me jetëgjatësi mbi disa qindra vjet. Çdo dyqan bimor në Guangdong or Guangxi ka stilin e veçantë.
Mes tyre ishte Baozhilin, dyqani bimor në pronësi të mësuesit legjendar të arteve marciale Huang Feihong.
Këto dyqane janë rezultat i avantazheve geografike dhe kulturore.
Ato ndodhen të gjitha në një zonë të quajtur si Lingnan, një luginë me lagështi që është një thesar botanik bimësh të rralla në shërbim të recetave në kushtet e shtëpisë.
Ata i mbledhin këto bimë dhe i thajnë dhe më pas i kombinojnë për të përftuar çajrat freskues kundër vapës së verës.
Pra, pjesa më e madhe në përbërjen e këtyre çajrave janë lule, gjethe dhe rrënjë të thara.
Disa nga lulet janë krizantema, rrënjë licorice e egër, xhensen, gjethe lotusi, mente, perilla, murriz, goji, dhe fruta si dardhë, hide kineze, arhat dhe longan të tharë.
Pjesa më e madhe e çajrave bimore në Kinë ndahen në katër kategori, sipas efikasitetit të tyre.
Në grupin e parë janë çajrat kundër helmeve që pastrojnë toksinat e akumuluara në trup dhe janë të përshtatshëm për ata që irritohen shpejt. Përbërësit kryesorë të këtyre çajrave janë krizantema dhe manjola e egër.
Grupi i dytë i çajrave është për ata që sëmuren nga i ftohti në verë.
Një tjetër grup i çajrave është për konsum në vjeshtë kur klima është e thatë nis kolla apo irritimet e fytit. Në këto raste pihet çaj me gjethe dardhe, kërpudha dhe përbërës të tjerë.
Në grupin e fundit futen çajrat që largojnë "nxehtësinë e lagësht", një gjendje që vjen nga ngrënia e ushqimit shumë pikant dhe të skuqur si dhe nga frutat me shumë sheqer si bananet, mangot etj.
Çaji i bardhë: Sipas një studimi publikuar në revistën "Nutrition and
Metabolism" tregohet se çaji i bardhë rrit lipolysis dhe bllokon adipogenesis (formimin e qelizave yndyrore). Kombinimi i çajit me kafeinën dhe (EGCG) duket se pengon formimin e dhjamit.
Çaji i mentes: Sipas një studimi menteja apo çaji i saj con sinjale në tru që duhet të ndalojmë së ngrëni. Nga studimi rezultoi që personat që përdornin mente
apo e mbanin erë atë çdo 2 orë, humbën deri në 3 kg në muaj.
Çaji Oolong: Ky çaj kinez që mban dhe emrin "dragoi i zi," është i lehtë dhe ashtu si dhe çaji jeshil, përmban katekinë, që ndihmon në nxitjen e humbjes së peshës dhe nxit metabolizimin e lipideve (yndyrnave). Sipas një studimi nga Kina, personat që konsumonin rregullisht çaj oolong humbën 3 kg për 6 javë.