Nga ushqimi te mendimet. Frutat dhe zarzavatet. Miti për vajin e ullirit
Ushqimet që i bëjnë dëm organizimit. Jo vitamineve dhe suplementeve.....
Të gjitha studimet kanë arritur në konkluzionet që duhet të largohemi nga produktet shtazore, mishi, me përjashtim të peshkut, burimeve të yndyrnave. Duke konsumuar mish, produktet e qumështit nga burime shtazore, ne shtojmë rrezikun për kancer, rrisim kolesterolin në gjak, etj. Përveç stresit dhe stilit të jetës, mënyra e të ushqyerit përcakton të ardhmen e rrugëtimit të shëndetit tonë- thotë z. Ramadani për "Shëndet Plus".
Kur marrim ushqimin, duhet ta mendojmë atë si një shkallë inteligjente: Kur marrim fruta apo perime në natyrë, aty është koncentruar inteligjenca e natyrës: Aty është koncentruar drita, energjia apo ngjyrat. Rrushi i kuq është një antioksidant për organizimi falë inteligjencës së natyrës. Për të qenë një trup i shëndoshë, duhet të largohemi nga konsumimi i mishit, qumështit dhe bulmetrat në përgjithësi. Studimet e fundit tregojnë se edhe vaji i ullirit nuk është edhe aq i shëndetshëm sepse sasia e Omega 3 që është e domosdoshme përvlerat e tij si antioksidant, është 13 herë më e ulët sesa është menduar deri më tani, ndërsa ka 13 herë më shumë Omega 9 dhe 6 që është e dëmshme në sasi të mëdha.
Për ata që konsumojnë 3-6 kafe në ditë janë më të mbrojtur nga sëmundjet kancerogjene ata që konsumojnë alkool, përmes kafes mbrojnë edhe mëlçinë. Për ata që kanë probleme me tensionin dhe pagjumësinë, mund të marrin kafe pa kafeinë. Një tjetër gjetje interesante është pija e verës, sidomos e kuqja.
Nëse e konsumojmë këtë pije në masën e duhur, (1-2 gota në ditë) i bëjmë një shërbim të madh zemrës dhe jemi të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare. Hulumtimet flasin se vera ndikon pozitivisht edhe ndaj sëmundjeve kancerogjene.
Një tjetër detaj është edhe vendi ku ushqehemi. Nëse ndodhemi në një mjedis relaksues dhe kreativ ushqimin e shijojmë dhe e tresim më mirë. Po ashtu, është shumë e rëndësishme se me kë drekojmë. Me një person që jemi në harmoni është provuar se gjatë ushqyerjes metabolizimi i organizmit është në parametra më të mira.
Përsa i përket ushqimit z.Ramadani thotë se duhet të ushqehemi me produkte inteligjente. Me fruta dhe perime, me drithëra si thekër, tërshërë, etj.). Në vend të vajit të ullirit apo atij të zakonshëm, ne duhet të përdorim vaj lini, pasi ai ka 13 herë më shumë omega 3, e cila është e domosdoshme për trupin tonë. Ne duhet të heqim dorë absolutisht nga mishrat, qumështi dhe nënproduktet e tij, alkooli, pirja e duhanit etj.
Duhet të shmangim përdorimin e ushqimeve të skuqura në vaj dhe pjekjet që bëhen në tym sepse tymi prodhon fenole, ku e kanë burimet disa sëmundjet kancerogjene.
Një tjetër produkt i rrezikshëm është kripa. Le të ndalemi më konkretisht. Në Kongresin Botëror për Shëndetin, i mbajtur në Rio De Zhanerios, një profesor i Oxfordit i befasoi studiuesit kur tha se 3.5 milionë veta vdesin çdo vit nga duhani dhe po aq njerëz vdesin nga pasojat e kripës.
Po ta heqim kripën nga përdorimi, tensioni i gjakut dhe veshkat do të punojnë normalisht. Kripa duhet që të vijë nga ushqimet natyrale dhe jo nga substanca që e marrim ne. Duhet të them se trupi është inteligjent dhe nëse përgjatë dy javëve do të mbajmë një rregull në mënyrën e ushqyerjes, do të kemi rezultate shumë pozitive. Një ushqim i keq, shkakton një gjendje të keqe në organizëm.
Për shembull, ushqimi pas dy orëve kalohet dhe bëhet mendim; Një ushqim i gabuar sjell pasoja për organizimin, e lodh trupin, sjell mendime stresuese, kaotike. Nuk mund ta ndajmë më ushqimin nga të menduarit dhe të menduarit nga të
ushqyerit. Edhe diçka tjetër: Duhet të kemi informacione për ushqimet që kanë vlerë për trupin tonë. Kjo kërkon ndryshim shprehish, të cilat janë të vështira për këdo, por jo të pamundura. Kjo duhet të bëhet në mënyrë që të arrijmë rezultate maksimale në shëndet. Kjo varet nga vendimet që marrim ne për jetë tonë.
Z.Ramadani është kundër përdorimit të vitaminave dhe të suplementeve dietike. Ai e quan këtë një industri e madhe, sidomos në SHBA dhe të gjitha këto produkte janë manipulime të organizimit tonë. Ato kanë efekte negative; janë pasojë e shumë sëmundjeve të rënda; kancerogjene.
Përjashtim është vetëm vitamina D3, substancë që gjenerohet në trupin e njeriut në momentin kur trupi u nënshtrohet rrezeve të diellit të paktën 15 minuta në ditë. Pas moshës 45-vjeçare rekomandohet një aspirinë 75-100 mg që është e mirë për mbrojtjen e sistemit kardiovaskular