1. Mos e hani kurrë orizin e mbetur
Ka shumë arsye për të dashur orizin: është i lehtë për t'u përgatitur, i shijshëm, dhe pothuajse shkon me çdo ushqim tjetër.
Është një nga kokrrat më të vjetra të drithërave dhe një ushqim kryesor për miliona njerëz në të gjithë botën. Por a e dini se ka rregulla specifike për mbajtjen e orizit kështu që mund të hahet në mënyrë të sigurt ditën tjetër?
Ajo që ju duhet të mbani mend kur është fjala për orizin është se si trajtohet kur është i gatuar. Orizi i mbetur kurrë nuk duhet të lihet në temperaturë dhome për një kohë të gjatë. Kjo është për shkak se orizi përmban një bakter, bacillus cereus , i cili mund të mbijetojë gjatë zierjes. Dhe nëse orizi i gatuar mbetet për një kohë të gjatë në temperaturë dhome, ky bakter mund të rritet dhe të çojë në helmim me ushqim.
2. Mos hani banane në mëngjes
Nëse të duhet ta hash vaktin e mëngjesit me nxitim, një banane duket si një opsion perfekt. Është e shëndetshme, e pasur me vlera ushqyese dhe na siguron energjinë e duhur.
Por, sipas një dietologu, ky frut me ngjyrë të verdhë për çudi është një nga ushqimet që nuk duhet të konsumohet asnjëherë në mëngjes. Edhe pse janë të pasur me kalium, fibër dhe magnez, bananet nuk janë një opsion i mirë për vaktin e parë të ditës.
Arsyeja? Ato përmbajnë 25% sheqer natyral, që japin energji dhe ju ngopin për momentin, por më pas ju lënë në gjendje gjumi dhe lodhjeje, dhe pas pak orësh do të ndiheni të uritur.
Sipas dr. Daryl Gioffre, nëse nuk e shoqërojmë bananen me yndyra të shëndetshme, shumë përfitime të bananes do të humbasin, ndërkohë që do të rritet niveli i sheqerit dhe acidit. Ato nuk janë, gjithashtu, të mira për të mbajtur sistemin digjestiv të shëndetshëm.
"Në çdo formë që të konsumohet sheqeri, ai i nënshtrohet procesit të fermentimit, ashtu si birra dhe vera, dhe kthehet në acid dhe alkool në trupin tuaj. Kështu, bllokohet sistemi digjestiv", shpjegon dr. Gioffre.
Sipas tij, është mirë që banania të shoqërohet me yndyra të shëndetshme, si gjalpë kikiriku, kos natyral, kanellë etj.
Mos hani selino dhe spinaq të ringrohur
Ngrohja e spinaqit nuk është shumë e sigurtë për shëndetin tuaj. Ai duhet të konsumohet vetëm atëherë kur gatuhet. Arsyeja për këtë janë nitratet që gjenden në spinaq. Kur ju e ngrohni atë, nitratet shndërrohen në nitrite, gjë që e bën spinaqin kancerogjen për trupin tuaj.
Njerëzit zakonisht përdorin selino për të përgatitur supa. Ashtu si spinaqi, selinoja gjithashtu përmban nitrate që transformohen në nitrite pasi ngrohen. Nëse ju keni bërë një supë me selino, ju duhet ta hani të gjithë supën menjëherë, ose hiqni selinonë para se të ngrohni supën. E njëjta gjë vlen edhe për karotat.
Mos i përzieni kurrë kastravecat dhe domatet në të njëjtën sallatë
E vetmja gjë që njerëzit kërkojnë në një sallatë është një përzierje e përbërësve të shijshëm. Por, pavarësisht nga shija, ka edhe gjëra të tjera që duhet të merrni në konsideratë, pasi disa nga përbërësit nuk do të shkojnë së bashku në një sallatë. Të tilla janë domatet dhe kastravecët të kombinuar së bashku.
Secila prej këtyre perimeve ka kohë të ndryshme e tretjes, dhe sipas "Ayurveda", duhet të dini kohën e saktë të tretjes së çdo ushqimi para se t'i përzieni përbërësit së bashku. Nuk është një ide e mirë të kombinoni përbërësit që kanë tretje të shpejtë me ata që treten ngadalë.
Do të përfundojnë nëpër zorrë, pa u tretur plotësisht. Kjo do të ngadalësojë tretjen dhe fermentimin e sheqernave dhe niseshtesë, si dhe nuk do të lejojë të shijoni ushqimin siç duhet.
Përveç kësaj, procesi i fermentimit mund të shkaktojë gazra, enjtje në stomak, dhimbje, si dhe probleme të zorrëve. Kastraveci dhe domatet nuk përputhen me njëri-tjetrin dhe nuk duhet të konsumohen bashkë.
Kur ata arrijnë në stomak dhe fillon procesi i fermentimit acidet e lëshuara në zgavrën e barkut për tretje fillojnë të bëjnë punën e tyre
Sekreti i dobësimit
Sekreti i dobësimit është një vakt në ditë. Hani vetëm një herë, dhe mundësisht në darkë. Për të jetuar për një kohë të gjatë duhet të mësohemi të kemi një stomak që bën zhurmë, sipas autorit të librit "Fuqia magjike e agjërimit". Autori shpjegon metodën japoneze për mbajtjen e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe ngadalësimin e plakjes. "Studimet e fundit – thotë – kanë treguar se uria ka një ndikim themelor në mirëqenien fizike zhurma e stomakut është një shenjë që, në nivel qelizor, në organizëm ndodhin reaksione pozitive që madje edhe na rinojnë". Dr. Nagumo shpjegon se ai gjithashtu e ka testuar metodën vetë. Prej shumë vitesh ai ha vetëm një vakt në ditë.