Nga prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut deri tek konvertimi i ushqimit në energji për të forcuar humorin dhe imunitetin, përfitimet potenciale të vitaminës B6 dhe efektet që ka kjo vitaminë ndaj shëndetit janë të paimagjinueshme. Ajo bashkëpunon me një sërë vitaminash dhe mineralesh të tjerë në trup dhe ndikon pothuajse tek çdo aspekt i shëndetit dhe mbështet funksionin e mëlçisë, qelizave të gjakut, lëkurës syve, sistemit nervor, etj.

Çfarë është vitamina B6 dhe cili është roli i saj në organizëm.

Vitamina B6, e njohur gjithashtu si pyridoxine, është një nga vitaminat e familjes B kompleks. Të gjitha vitaminat B, përfshi vitaminën B6, luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet fizike dhe psikologjike. Sidoqoftë, ato janë më të famshme për ndihmën që japin në mbrojtjen e metabolizmit, mbështesin funksionet e nervave dhe të mëlçisë dhe mbajnë të shëndetshëm sytë dhe lëkurën.

Vitamina B6 prodhon hemoglobinë që transporton oksigjen në qelizat e kuqe të gjakut në të gjithë trupin dhe ofron energji nga ushqimi që hamë, ekuilibron nivelet e sheqerit në gjak, vepron si një qetësues natyror, rrit humorin dhe forcon sistemin humanitar.

Megjithatë, përfitimet e vitaminës B6 nuk mbarojnë këtu. Në fakt, studimet kanë treguar se vitamina B6 mund të ndihmojë në mbajtjen e enëve të shëndetshme të gjakut, zvogëlon simptomat e artritit reumatoid, parandalon gurët në veshka etj.

Përfitimet e vitaminës B6

1. Mban të shëndetshme enët e gjakut

Vitamina B6 nevojitet për të rregulluar nivelet e një kompleksi të quajtur homocistein brenda gjakut. Homocisteina është një lloj aminoacidi i fituar nga burimet proteinike, veçanërisht nga mishi. Nivelet e larta të homocisteinës në gjak lidhen me inflamacion dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe çështjeve të enëve të gjakut, të cilat mund të çojnë në atak në zemër

Pa vitaminë B6 të mjaftueshme, homocisteina vendoset në trup dhe dëmton enët e gjakut.

2. Mbështet funksionin e trurit

Vitamina B6 është konsideruar shpesh si vitamina e trurit sepse ndihmon në nxitjen e funksionit të duhur dhe zhvillimit të trurit dhe sistemit nervor. Studimet kanë treguar se mungesa e vitaminës B6 mund të ndikojë kujtesën të kontrobuojë në problem me sjelljen, shfaqjen e Alzheimer-it dhe dementias me moshimin.

Një nga mënyrat se si vitamina B6 ndikon funksionin e trurit është duke kontrolluar nivelet e homocistinës, që janë vetëm një fakt risku për sëmundje zemre, por mund të dëmtojnë gjthashtu edhe neuronet e sistemit nervor qëndror.

Vitamin B6 luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në prodhimin e hormoneve si serotoninë dhe norepinephrinë, të cilat ndihmojnë në kontrollin e humorit, energjisë dhe përqendrimit. Kërkuesit besojnë se disa çrregullime të sjelljes tek fëmijët shkaktohen nga nivelet e ulëta të serotoninës.

3. Mund të përmirësojë humorin

Të ngjashëm me vitaminën B6, disa ilaçe antidepresive shërbejnë për të rritur nivelet e serotoninës. Kërkuesit kanë zbuluar se vitamina B6 ka një ndikim domethënës në prodhimin si të serotoninës ashtu edhe të neurotransmetuesve GABA në tru. Këta janë përbërës të rëndësishëm që kontrollojnë humorin dhe nevojiten për të parandaluar depresionin, dhimbjen, lodhjen dhe ankthin.

4. Ndihmon në trajtimin e anemisë

Vitamina B6 nevojitet për krijimin e hemoglobinës në gjak, që transportohet nga qelizat e kuqe të gjakut nëpër të gjithë trupin për të ndihmuar në transferimin e oksigjenit në qeliza dhe për të mobilizuar hekurin. Anemia mund të shfaqet kur dikush nuk prodhon qeliza të kuqe gjaku sa duhet, duke rezultuar në simptoma të anemisë si lodhje, dobësi, dhimbje etj.

5. Mbron shëndetin e syve

Në shumë raste, një dietë e varfër me mungesë ushqyesish çon në probleme me sytë. Studimet kanë treguar se marrja e vitaminës B6 së bashku me vitaminat e tjera, përfshi folatet, mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve me sytë apo humbjen e shikimit. Në veçanti, vitamina B6 besohet se mbron kundër sëmundjeve të syrit që kanë lidhje me moshimin si degjenerimi macular, që është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së shikimit në mbarë botën.

6. Redukton simptomat e artritit reumatoid

Nivelet e ulëta të vitaminës B6 lidhen me simptomat në rritje të artritit reumatoid, përfshi dhimbjet. Sipas studimeve njerëzit që vuajnë nga artriti kanë mungesë të vitaminës B6 e cila i shërben artritit pasi lagron inflamacionin dhe redukton simptomat e zakonshme

7. Mund të ulë nivelin e tensionit të lartë të gjakut

Sipas studimeve tek kafshët vitamina B6 mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe ndihmon në përmirësimin shëndetit të zemrës.

8. Rregullon ciklin e gjumit

Vitamina B6 ndihmon në trupin të prodhojë melatoninë, që është një hormone i rëndësishëm që na ndihmon të flemë. Melatonina është përgjegjëse për rregullimin e orës së brendshme, duke ndihmuar trupin të njohë se kur duhet të zgjohet dhe kur duhet të flejë gjatë natës.

9. Parandalon gurët në veshka

Ka prova që tregojnë se marrja e vitamiës B6 së bashku me minerale të tjera, përfshi magnezin mund të parandalojë ose trajtojë gurët në veshka.

Mungesa e vitaminës B6

Mungesa e vitaminës B6 shkakton

-Ndryshime në humor, si ankth dhe depresion

-Konfuzion

-Dhimbje muskujsh

-Rënie energjie dhe lodhje

-Përkeqësim të simptomave të anemisë

Për shkak se vitamina B6 është shumë e rëndësishme për funksionin e nervave, mungesa e saj lidhet ndonjëherë me migrenën, dhimbjet kronike dhe depresionin.

Personat që kanë mungesë vitamine B6 janë ata me problem veshkash, sëmundje autoimune ose varësi ndaj alkoolit.

Ku ta gjejmë vitaminën B6

Mish gjeli, mish viçi, fistikët, toni, 1 avokado: 0.4 miligramë (30 për qind të kërkesës ditore), gjoks pule, fara luledielli, fara susami.

Sa vitamin B6 na nevojitet

Vitamina B6 është një vitamin e tretshme në ujë dhe një sasi e lartë e saj del me urinën dhe nuk qëndron në trup. Prandaj është tepër e rëndësishme të hani ato ushqime që përmbajnë nivel të lartë vitaminash B ose merrni shtesa ushqimore.

Të rritur mbi moshën 19-vjeçare duhet të marrin të paktën 1.3 miligram vitamin B6 në ditë pork jo sasi rritet tek të moshuarit dhe tek gratë shtatzëna ose që ushqejnë fëmijën me gji.