Sekretet e Vitaminës K, për çfarë na shërben dhe ku ta gjejmë
Vitamina K kryen një sërë funksionesh, të cilat e bëjnë të domosdoshme për organizmin e njeriut.
Ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë në ushqimet që konsumojmë, pasi ndikon direkt në mbrojtjen e kockave, koagulimin e gjakut dhe kalcifikimin e enëve të gjakut. Mungesa e vitaminës K është më e rrallë te të rriturit, por shpesh paraqitet te fëmijët. Vitamina K ndodhet në ushqime bimore, sikurse janë perimet e gjelbra dhe po ashtu prodhohet edhe në trup. Ajo vjen në dy forma vitamina K-1 dhe gjendet në bimë, sikurse spinaq dhe kale.
Forma e dytë njihet si vitamina K-2 dhe gjendet në trup. Të dyja këto vitamina K-1 dhe K-2 prodhojnë proteine që ndihmojnë qarkullimin e gjakut, duke mos lejuar koagulimin e tij.
Ka disa arsye pse fëmijët kanë mungesë të kësaj vitamine, si për shembull pirja e qumështit të gjirit që ka sasi të ulët të vitaminës K, mos transferimit të vitaminës K nga placenta e nënës te foshnja e saj dhe se të sapolindurit nuk mund të prodhojnë vitaminë K-2 në ditët e tyre të para të jetës.
Dietikët dhe ekspertët e të ushqyerit rekomandojnë që meshkujt e rritur duhet të konsumojnë të paktën 120 miligramë (mg) në ditë vitaminë K dhe gratë të konsumojnë 90 mg në ditë.
Ushqimet me sasi të larta në vitaminë K përfshijnë perime të gjelbra dhe produkte të qumështit të fermentuara.
Nëse një person është diagnostikuar me mangësi të vitaminës K, atyre u jepet një shtesë vitaminë K e quajtur phytonadione.
Doza e dhënë varet nga mosha dhe shëndeti i individit. Doza e zakonshme për të rriturit varion nga 1 deri në 25 mg.
Një mjek gjithashtu do të marrë në konsideratë nëse një person po merr antikoagulues, pasi këto mund të ndërveprojnë me vitaminën K.
Vitamina K është një vitaminë që luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe të zemrës.
Ekspertët e AgroWeb.org shprehen se pamjaftueshmëria e vitaminës K në organizëm mund të shkaktojë trombozë, gjakderdhje dhe probleme serioze me kockat.
Disa prej shenjave dhe simptomave të mungesës së vitaminës K përfshijnë lehtësitë në nxirje të lëkurës, rrjedhje të gjakut prej hundëve ose mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje në sistemin tretës..
Njerëzit që vuajnë nga kequshqyerja kronike, varësia ndaj alkoolit apo problemet shëndetësore që kanë të bëjnë me paaftësinë e përthithjes së vitaminave, janë më të rrezikuar ndaj pamjaftueshmërisë së vitaminës K.
Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në shumë burime natyrale. Kryesisht te barishtet si kale, spinaqi, pazia, gjethet e rrepave dhe te perimet si lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, shpargu, majdanozi dhe sallata jeshile.
Burime të tjera të vitaminës K janë qepët e njoma, kumbullat, kastraveci, mëlçia e viçit, çaji jeshil, peshku, vezët, borziloku i thatë, krundet e grurit dhe produktet e fermentuara të bulmetit si kosi dhe djathi.
Kundër mpiksjes së gjakut
Një nga funksionet primare të vitaminës K është të stabilizojë mpiksjen e gjakut, një fenomen që kërkon vazhdimësi të molekulave që qarkullojnë në gjak.
Vitamina K luan një rol kyç në procesin e mpiksjes që ndodh gjatë lëndimeve fizike ose çarjes së damarëve.
Vitamina K ndihmon në transportimin e kalciumit në gjak, një mineral i nevojshëm për mpiksjen e gjakut.
Përmirëson shëndetin e kockave
Kjo vitaminë e rëndësishme luan një rol kryesor në përmirësimin e shëndetit të kockave dhe ulur rrezikun e frakturave të tyre.
Vitamina K është veçanërisht e rëndësishme për femrat pas menopauzës të cilat rrezikohen nga osteoporoza. Organizmi ka nevojë për vitaminë K për të transportuar kalciumin, aq shumë i dobishëm për formimin e kockave.
Sasitë e mjaftueshme të vitaminës K, veçanërisht të asaj K2 janë të dobishme për aktivizimin e osteocalkinës. Ajo është një proteinë që qarkullon në gjak dhe që ndërlidh jonet e kalciumit me strukturën e kockës. Kjo proteinë i bën kockat më të forta.
Mbështet shëndetin e zemrës
Vitamina K është e mirë edhe për shëndetin e zemrës. Pikë së pari, ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut duke parandaluar akumulimin e mineraleve në enët e gjakut. Kjo e ndihmon zemrën të pompojë gjak më lehtë.
Vitamina lufton inflamacionin dhe mbron qelizat përbërëse të damarëve, venave dhe arterieve. Një gjë e tillë pakëson gjasat e një arresti kardiak ose ataku në zemër.
Zgjeron ndjeshmërinë ndaj insulinës
Vitamina K është e vlefshme për të përmirësuar rezistencën ndaj insulinës dhe pakësuar rrezikun e shfaqjes së diabetit.
Mbështet funksionet e trurit
Kjo vitaminë lufton inflamacionin dhe mbron trurin ndaj stresit oksidues që shkaktohet nga radikalet e lira. Stresi oksidues mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe të shkaktojë sëmundje të ndryshme si Alzhaimeri, Parkinsoni e të tjerë
Vitamina K është ndoshta një nga vitaminat më pak të njohura, por ndër më të rëndësishmet për organizmin e njeriut.
Vitamina K sintetizon proteinat të cilat janë thelbësore për mpiksjen e gjaku. Nëse një njeri gjakoset, nëse ka mungesa të kësaj vitamine, gjakderdhja nuk do t'i ndalojë duke i rrezikuar jetën. Ajo bashkëpunon me vitaminë D për të kontribuar në shëndetin e kocakve.
Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të rrisin rrezikun e thyerjes së kockave sidomos në moshat e treta.
Erëza të tilla si borzilok, trumzë, majdanoz.
Të gjitha perimet jeshile si: lakër jeshile, spinaq etj
Panxhar, rrepë, dhe zarzavate të tjera.
Lakër brukseli, brokoli, lakër, dhe lulelakër.
Piperi kuq, spec i kuq, pluhur djegës, dhe kerri.
Burime të tjera: shparguj, kopër, bamje, turshi, soje, vaj ulliri dhe fruta të thata.