E kush nuk i njeh akazhut, arroret në formën e veshkës? Ato janë plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale që i nevojiten trupit për të funksionuar normalisht. Në fakt ato vijnë nga Brazili, ndërkohë që portugezët i çuan në Indi në shekullin e 16-të.

Përfitimet shëndetësore

Akazhut kanë shumë kalori– 100g kanë 553 kalori. Janë të mbushura me fibra dietike, vitamina e minerale dhe një numër fitoelementësh që ndihmojnë kundër sëmundjeve dhe kancerit.

Ato janë të pasura me acide yndyrore të dashura për zemrën si omega 3 dhe 6. Këto acide luftojnë kolesterolin e keq duke shtuar ate të mirin.

Një grusht me akazhu në ditë ofron sasinë e nevojshme për minerale, përfshi kalium, bakër, hekur, magnez, zink dhe selen.

Akazhut përmbajnë gjithashtu vitaminë B5, B6, B1). Në 100g akazhu ka 32% të kërkesë ditore për pyridoxine, e cila redukton riskun për anemi. Niacina ndihmon në parandalimin e problemeve me lëkurën.

Përdorimi

Akazhut mund t'i hidhni në pilaf

Mund t'i konsumoni me lakër brukseli dhe domate.

Ose pilaf me ananas dhe akazhu

Ose mund t'i konsumoni në formë snack-u.

Duhet të bëni kujdes pasi disa persona mund të jenë alergjikë ndaj këtyre

arroreve, alergji që mund të nisin me skuqje të lëkurës, probleme me

frymëmarrjen, dhimbje abdominale, të përziera dhe diarre.

Kjo alergji vjen nga një kimikat të quajtur acid anacardic (urushiol). As qenit tuaj nuk këshillohet t'i jepni akazhu pasi mund të pësojë helmim.

1. Parandalojnë kancerin:

Flavonoidet që ndodhen tek akazhut luftojnë qelizat tumoriale. Falë pëmbajtjes së lartë të bakrit këto arra parandalojnë kancerit e zorrës së trashë.

2. Të mirat për zemrën:

Akazhut përmbajnë nivel të ulët yndyre në krahasim me arroret e tjera. Ato janë të pasur në acide yndyror omega 3 që është shumë i shëndetshëm për zemrën. Ushqimi pa kolesterol dhe dhe prania e antioksidantëve mban larg sëmundjet e zemrës.

3. Ul tensionin e lartë të gjakut

Akazhut ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë me ndihmën e sasisë së magnezit që përmbajnë.

4. Ushqejnë flokun

Bakri është minerali që ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe ngjyrës së flokut. Prandaj nëse hani më shumë arra akazhu do të keni flokë pa thinja.

5. Kocka të shëndetshme:

Si kalciumi ashtu edhe magnezi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave, magnezin e gjejnë në sasi të lartë tek akazhut. Magnezi është një mineral që:

1. Parandalon osteoporozën

2. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare

3. Rregullon problemet me hipertensionin

4. Trajton diabetin

5. Lehtëson simptomat e migrenës, lufton pagjumësinë dhe depresionin

6.Qetëson sistemin nervor

7. Forcon muskujt

8. Forcon kockat

9. I domosdoshëm për dhëmbët

10. Rregullon pehashin e trupit, redukton nivelin e acidit laktik.

11. Ndihmon në eleminimin e toksinave nga trupi

Ku e gjejmë magnezin?

Magnezin e gjejmë në sasi të lartë tek bajamet, arrat, farat e susamit, fasulet e zeza, avokadot, farat e lulediellit, çokollata e zezë, bananet etj

6. Nerva të shëndetshme:

Magnezi ruhet në sipërfaqen e kockave duke penguar që kalciumi të hyjë në qelizat nervore si dhe për t'i mbajtur muskujt të relaksuar. Mungesa e magnezit shkakton shumë problem në organizëm, përfshirë migrenë, tension të lartë gjaku etj

7. Prandalon gurët në tëmth

Sasia e përditshme e arrive akazhu redukton me 25% formimin e gurëve në tëmth

8. Ndihmon për uljen e peshës

Akazhutpërmbajnë kolesterol të mire, gjë që lufton kolesterolin e keq

9. Antioksidantë:

Seleni, bakri, magnezi etj janë minerale thelbësore për trupin e njeriut.

10. Ndihmojnë me tretjen:

Akazhut ndihmojnë për rritjen dhe zhvillimin, po ashtu dhe me procesin e tretjes falë përbërësve.

11. Multivitaminë natyrale:

Akazhut janë të mbushura me vitamin si riboflavinë, acid pantotenik, thiamine, niacinë etj.

12. Dhëmbë të shëndetshëm

Magnezi tek akazhut është shumë i rëndësishëm për kockat. Po ashtu edhe për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve

13. Gjumë të ëmbël:

Sidomos pas menopauzës, akazhut ofrojnë një gjumë cilësor dhe të qetë gjatë natës.

14. Luftojnë radikalet e lira:

Akazhut ndihmojnë trupin të përthithë si duhet hekurin dhe të eleminojë radikalet e lira që janë shkaktaret e problemeve shëndetësore.

15. Kundër degjenerimit makular:

Akazhut kanë aftësinë të filtrojnë rrezet ultravjollcë të diellit dhe të mbrojnë nga degjenerimi makular.

Tani që u njohët me përfitimet e akazhuve sigurohuni që t'i konsumoni disa herë në javë për një shëndet më të mirë.